Kroacia e gatshme per levizje te lire ne Europe

0
190
Kroacia dukej e gatshme të enjten për t’u bashkuar me zonën e hapur të udhëtimit me 26 vende të Evropës, por Bullgaria dhe Rumania duket se do të mbaheshin jashtë për shkak të shqetësimeve austriake për rritjen e emigracionit të paautorizuar.
E ashtuquajtura zona Shengen është zona më e madhe në botë e udhëtimit të lirë, e cila shfuqizon kontrollet kufitare midis shteteve anëtare në atë që cilësohet si një nga arritjet kryesore të integrimit evropian.
Por kontrollet e emergjencës janë shfaqur rregullisht gjatë dekadës së fundit gjatë periudhave të rritjes së imigracionit nga Lindja e Mesme dhe Afrika, dhe në kohë kur vendet anëtare kanë luftuar për të frenuar në mënyrë efektive kërcënimet e sigurisë lokale.