NGA NDUE BACAJ
Nëse ka momente fatlume që historia mijëra-vjeçare e kësajë Bote duhet ti përkujtojnë e festojnë, ato momente janë padyshim Nata e 24 dhjetorit dhe dita pas-ardhëse e 25 dhjetorit, të cilat Bota i përmbledhë me fjalen Krishtlindja. Bota e qytetruar Krishtlindjen e kremton jo vetëm si festë fetare të Kristianëve, por edhe si moment historik që ndau një herë e përgjithmon kohen e kësaj Bote në Dyshë, ku që nga ajo kohë e sot, por edhe nesër e pasnesër sa të kenë këmbë njeriu mbi Dhê, “Matja e Kohës mbaron me Krishtin, dhe nga Krishti fillon”.
E ndërsa Krishtlindja si eveniment që bashkoi hyjnoren me njerzoren fillon të festohet nga kristjanët dhe kishat e kësaj bote me 24 në darkë dhe 25 dhjetor ditën, (me përjashtim të dy kishave, asaj ruse dhe serbe, të cilat ende vazhdojnë ta festojnë me kalendarin e vjetër Julian e jo me atë Gregorian), mendova të evokoj një histori të shkurtër të kësajë nate dhe dite fatlume që krijuesi i gjithësisë bani emër të shpëtoi krijesat e veta mbi këtë tokë, duke u kumtuar lajmin e mirë të lindjes së Mesisë së paralajmruar, i cili në emer të Zotit do të ndihmonte njerzit të shkëputeshin nga rruga e mëkateve të besimit pa Zot të Paganizmin, dhe të besonin tek drita e vërtet, tek ai që u kishte falë mishin e shpirtin, tek Zoti Ynë në Qiell, tek rruga e pa gabueme e besimit për një jetë dinjitoze civilizimi e zhvillimi, ku njeriu ta ndiente vehten siç ishte në fakt, Shëmbëlltyra fatlume e planetit tokë.
Lindja e Mesisë kishte rreth 4000 vite që jo vetëm ishte paralajmëruar, por Bota e priste me padurim. Profet të shumtë kumtonin lajmin e mirë nga njëri shekull në tjetrin, por lajmi vonoi jo për dëshirë të Krijuesit, por për fajin e Botës mëkatare që besonte në krijesa shumë më inferiore se vet njerzit, e ku ky besim kishte një emër Paganizëm. Natyrisht Profecia vonoi, por nuk harroi. Nëntë muaj para se Virgjëresha, Zonja Marie të sillte në jetë me frymen e Zotit Jezusin, vetë Engjëlli Gabriel u bë lajmëtar i Zotit, kur i tha kësajë virgjëreshe, se ti do të lindësh një fëmijë edhe pse nuk njeh asnjë burrë, dhe kjo krijesë do të jenë Mesia i paralajmruar, me emrin e parë Emanuel, “Zoti është me ne”, dhe që në histori tashmë njihet me emrin në përjetsi Jezu Krisht. Nëntë muaj pas këtij lajmi në qytetin e vogël, por të Shenjtë të Betlehemit, dhe vetëm 9 km larg nga pallati i mbretit Herod të Izraelit, në kushtet e një shpelle me emrin e qytetit, një krijesë e bukur u shkëput nga trupi i virgjëreshës Marie, ku kjo krijes sapo pa driten, apo më saktë “errësiren” e kësaj bote, jo vetëm se ishte mesnata që po ndante datat 24 dhe 25 dhjetor, por se kjo errësirë jete kishte mbuluar njerzimin e shoqërit e asaj kohe, për fajin e tyre, ku veset sundonin moralin, Jezusi i vogël qau, madje qau jo si një fëmijë i sapolindur, por qau si një krijes e rritur e me ndërgjegje, qau për botën halleshume, për mëkatet ku ishin zhytë krijesat e Zotit në qiell, qau për rrugen e vështirë të një jete të re, plot mëshirë e mirsi, që ky i dërguar i Zotit do të kumtonte para Botës… edhe me sakrificen më sublime të jetës toksore, duke u kryqëzuar nga Ponc Pilati në Kryq, por edhe duke dëshmua ringjalljen, dhe njëkohësisht si Kryqin ku e gozhdojnë, se në personin e tijë bashkohen Hyjnorja me toksorën… Lajmi i lindjes së Mesisë Paralajmruar ishte një kumt i mirë edhe për Jozefin, ish të fejuarin e Maries, që Zoti e kishte ndaluar të mendonte keq për virgjëreshën Maria, si dhe një gëzim i pa masë i Gjon Pagëzuesit, që më vonë do të pagëzonte me ujin e lumit Jordan vetë Jezusin…
Se çfarë solli në këtë Botë Jezu Krishti dhe doktrina e tijë Kristiane, këtë e ka fiksuar historia mbi dy-mijë vjeçare e civilizimit, zhvillimit e besimit në jeten e krijuesin që na e ka falë këtë. Mrekullit e predikimit me frymën e Zotit, mrekullitë e shërimit, e mëshirës, të ringjalljes dhe fitimit të Botës amshueme, të bazuara të gjitha këto në filiozofin e Faljes që shpirti i Zotit i dërgojë tek ne me anen e birit tijë Hirplotë Jezusit kanë bërë, që gjithë këto mrekulli e mirsi të transmetohen nga njëri brez në tjetrin, si dhe të shkruhen në mijëra libra, ku mbi të gjitha qëndron si busull e pa gabueshme Bibla e Shenjtë. Për të vertetuar këto mjafton të hedhim një sy mbi Boten Europerëndimore, zhvillimin e qytetrimin e sajë, ku menjëherë të shkon mendja se këto vende kurrë nuk do të kishin mundur të ndërtojnë një mrekulli të tillë vetëm me punën e njeriut, pa pasur ndihmen e Zotit në Qiell, ndihmë që e përhapi dhe e përhap tek ne Besimi te Jezu Krishti, i cili nga Qielli ku është ngjitur pranë të lumit Zot bekon krijesat dhe punën e tyre, shpesh herë edhe mëkatare, që më shumë vazhdon t’i falë e mëshirojë se t’i ndëshkojë, edhe pse në shekullin e 21-të një diçka e tillë do të ishte e “nevojshme”… Sidoqoftë ne shqiptarët, edhe pse sot jemi të hallakatur si asnjë popull tjetër i Europës kemi një histori të madhe që lindi dhe u rrit së bashku me Besimin Kristian. Ne kemi martirët e parë të Kristianizmit, që u sakrifikuan për besim e tempuj për Jezusin që në fundin e shekullit parë dhe fillimin e të dytit, madje këta martirë janë nga Dardania e asajë Kohe dhe Kosova e sotme, dhe vendi i sakrifikimit është vetëm 7 km nga Prishtina e sotme, dhe kishte emrin Ulpiana. Martirët ishin të parët në Ballkan dhe ndër të parët në tërë popujt e Europës së asajë kohe, dhe këta dy martirë të Shenjtëruar ishin ndërtues dhe kishin emrat Flori dhe Luani të cilët kanë datat përkujtimore (si shumë martirë e shenjëtorë të tjerë shqiptarë) në kalendarin katolik… E vargu i martirve e Shenjtorve me origjinë Ilire është shumë i madh, sa vetë historia e këtijë Besimi. Në themelet e Besimit kristian qëndron kontributi i Perandorit nga Nishi i Kosovës (sot kjo trevë Iliro-Dardane e grabitur nga serbët) me emrin Kostandini Madh, nëna e të cilit ishte Elena, e cila mbas kërkimeve me vullnetin e Zotit arrin të zbuloj Kryqin Origjinal të Jezu Krishtit në Jeruzalem, gjë që e shenjtëroi duke e bërë Shen Elena. Vetë Kostandini i Madh kur ishte perandor i Romës nxorri dekretin e parë në vitin 311 për të mos përndjekur të Krishterët, madje në vitin 313 ky perandor Shqiptar nxjerrë të famshmin Ediktin e Milanos, ku besimi Kristian e njeh si Fe zyrtare të Perandorisë. Për t’u a bërë më të lehtë rrugën e lutjeve Kristianëve të perandorisë në vitin 321, ditën e Diel e shpallë ditë pushimi për besimtarët… Madje edhe Koncili i Nikesë që forcoi e pastroi disi shpirtin Kristian, kishte ndihmesën e këtij Shqiptari të pa-harruar… Hymni i pamort i Kishës Katolike Të Deum Laudamos (Ty Hyj të Lavdrojmë) është vepër e Ipeshkvit Niket Dandani, nga Kosova… Shën Jeronini, teolog dhe dijetar i pashoq, që përktheu Biblen nga Hebraishtja në Latinisht është prej mishi e gjaku Ilir, pra Shqiptar. Të “paktën” katër Papë që drejtuan Selin e Shenjtë janë Shqiptarë, si Papa Eluteri, Shen Gaji, Papa Gjoni i IV-të dhe i katërti, dhe ndoshta më i madhi Papa Klementi i XI-të. Gjergj Kastrioti për rreth 25 vite ishte shpata mbrojtëse jo vetëm e Arbërisë, por edhe e Europës Kristiane e cila dridhej para fuqisë të Perandorisë Otomane… e kjo vazhdoi pa u ndalur deri në fundin e Shekullit XX-të, kur një shqiptare tjetër, Nënë Tereza, do të bëhej shëmbëlltyra e mirsisë, mëshirës, por edhe dermani për të vazhduar jeten e mijëra fatkeqëve që kishin humbur shpresen tek kjo botë halleshume. Vepra e Nënë Terezës, tashma e Shën Terezës, e pranuar edhe nga Kisha Katolike, Selia e Shenjte e më gjërë ishte një mrekulli që mund të shfaqej vetëm me ndihmën e Jezusit në Qiell, ku të gjitha këto vepra mëshire e bamirsie Nënë Tereza deri sa ndërroi jetë ja kushtonte Jezu Krishtit meshir-plotë. Mjerisht shpërblimi për ne Shqiptarët kishte qenë i vogël edhe pse kishin kontributin e mbi të gjitha sakrificen e Madhe për vehte, Europën dhe besimin e saj Kristian, e ndoshta ky shpërblim do të vijë dikur, pasi e meritojmë edhe nëse kemi pasur apo kemi mëkate, që duhet t’i lajmë me dëshirën dhe vullnetin tonë, por edhe me ndihmën e Atij që po i festojmë Datlindjen, Jezu Krishtit, për të cilin ne duhet të ndezim qira, të flasim uratë, të lutemi me përshpirtje e ngazëllim, duke qëndruar e pritur zgjuar në mesnatën që ndau 24 me 25 dhjetorin, dhe njëkohësisht ndau historinë, duke na falur ne mëkatarëve të kësajë toke, Mesin e paralajmruar, shelbuesin tonë Krishtin, e ndërsa në këto momente ne jemi mësuar t’i quajmë Krishtlindja apo më popullorçe Kshnellat, dhe natyrisht këtë Krishtlindje dhe lajmin e mirë të Jezusit në mes nesh është mirë ta presim në Kishat tona duke u lutur, e kërkuar falje e mëshirë para Zotit e birit tijë Krishtit mëshir-plotë, për të cilin kemi nevojë ne për Atë e jo Ai për ne… Gjithsesi historia e festimit të Krishtlindjes filloi të institucionalizohet që në vitin 138 nga Peshkopi Telesforo, por Krishtlindja në atë kohë nuk festohej nga të gjithë popujt në një datë, ku për t’u fiksuar kjo ditë u deshte të vinte viti 357, dhe Papa Likerio të celebroi datën e 25 dhjetorit si ditën e Krishtlindjes. Festimet fillonin që natën e 24 dhjetorit, duke bërë rindërtimin e skenës mistike të vendit ku lindi Jezusi në Shpellën e Betlehemit, ndërsa Pema e Krishtlindjes e fitoi qytetarin dalngadal ndër shekujt që pasuan deri në ditët e sotme, por tashma kjo pemë më shumë i përket vitit të ri se festimit të mrekullueshëm të Krishtlindjes… apo ditës që ndau historinë… GEZUAR KRISHTLINDJEN BESIMTARË…
SHQIPËRI, 24 DHJETOR 2021