Konakut tè vjeter ………

0
1203

Nga Vjollca KEQI
I mora odat nji e ka nji,
muret e mykuna , i preka me qetsi,
lahuten e gjyshit, mi forum e lash,
tè çartun telash, ne dhimbje e pash…

Arken e pajs, nans , me dashni ja l’mova
prej mallit t’saj , kapakun e çova,
xhubleten e nusnis , të-ja e kish bri,
kutia e duhanit, aty ish perbri…

Ni qoshe pash djepin, qè tanve na rriti,
e preka mallshem, e shpirti me shndriti,
sa breza u rriten, en djepin prej druni,
e tash asht bosh, i çartun,n’t’that e perkuni…

E çelsin ja vuna, konakut t’vjeter ,
m’fal,,,, nuk deshta,, por s’pata rrug tjeter ,
e shpirtin ta ktheva , mytun lot malli,
ul n’prag t’ ders,,, gulçova prej halli ….

I laga lulet e oborrit , me lotet e shpirtit,
luleboret , karajfilat, eren ja mora drondofilit ,
hatri u lutem, lule, mos u mbes,
se zemra ème , s’u qet en harrese…

E kadal eca , me valixhen per dore,
kujtimet e jetes, e zana fmijnore,
qê th’rrasin , rrugen dun me ma zan,
kthehu, mos ik, trojet e t’parve
kuj don me jan lan…??????

Porten e hekurt , e mylli kadal,
kerrcitja e saj , e zhurshme e rand,
si gjama e shpirtit , qè venit don me dal,
mos bir , mos ik, konakun e vjeter ,
kuj don me jan lan…??????🙏

Kallnuer / 27 / te motit 2022.