Komuna e Tuzit, dhe Malësia, sivjet do të përkujtojnë 20 Vjetorin e rënjes tragjike të tre Shqiptaro Amerikanëve

0
1308
intervist me ish gazetarin e Zërit të Amerikës – Gjek Gjonlekaj
Intervistoi Beqir SINA 
 Shtetet e Bashkuara do të kujtojnë këtë javë 20 vjetorin e sulmeve terroriste, 11 shtatorin 2001, ku humbën jetën afro 3 mijë persona. Ne intervistuam ish gazetarin e Zërit të Amerikës – Gjek Gjonlekaj i cili tha se “11 shtatori i vitit 2001 është viti më tragjik në historinë e Shteteve të Bashkuara”


Zoti Gjonlekaj, si e shikoni sot mbas 20 vjetësh 11 Shtatorin 2001!

11 shtatori i vitit 2001 është viti më tragjik në historinë e Shteteve të Bashkuara.Ç’prej asaj dite e sot  nuk mund të ketë kaluar orë as ditë që nuk është përmendur ky cast supër fatal.  Shtetet e Bashkuara kurrë në historinë e tyre nuk kanë humbur kaq njerëz brënda një kohe kaq të shkurtër.Kurrë në dheun e Amerikës nuk është parë një tmerr kaq i madh. Sic e dijme të gjithë ky vend ka bërë luftëra të mëdha e të shumta, duke filluar nga Revolucioni për Pavarësi, pastaj Luftën Civile dhe dy luftërat botërore dhe më vonë Luftën e Koresë, të Vietnamit, dy luftërat në Gjirin Persik dhe Luftën në Afganistan. Në asnjë prej këtyre luftërave nuk janë vrarë kaq shumë qytetarë amerikanë brenda një ditë. Ushtarët dhe pjedsëmarrësit e të gjitha atyre luftërave të lartëpërmendura ishin të papaërgatitur fizikisht e moralisht për ato luftëra e  beteja. Natyrisht se ata ishin të armatosur, duke vepruar nën komandën e gjeneralëve dhe komandantëve më të mirë të Amerikës..

Askush nga ata që u vranë atë ditë në Neë York, në Pensilvani dhe në ëashington nuk e kishin menduar se mund të vriteshin në qëndrën më të madhe finaciare të Shteteve të Bashkuara. Ata u  vrarë në krye të detyrës. Disa prej tyre humbën për gjithëmonë pas asnjë shenjë, sic ndodhi për shëmbull me Rrok Camaj. Në këtë apokalips u vrarë edhe 3 malësorë shqiptarë.  Ç’prej Luftës së Parë Botërore e deri sot shqiptarët e Amerikës kanë marrë pjese në të gjitha luftërat amerikane, bile disa nga  janë vrarë në ato luftëra. Edhe në anijen “Titanik” që ishte fundos në Oqeanin Atlantik kishin ndodhur dy shqiptarë, por ata kishin shpëtuar. Njëri nga ata kishte qënë nga një fshat afër Uliqnit dhe kishte jetuar deri para një cerek shekulli. Nuk e dijmë nëse kishte ndonjë shqiptar në luftanijet  amerikane gjatë sulmeve japoneze në Pearl Harbor.  Shqiptarët e Amerikës gjithëmonë kanë qënë pjesëmarrës në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike të këtij vendi. duke bërë shërbime të vështira dhe të rrezikshme për të mirën e Shteteve të Bashkuara. Unë dhe familjarët e mi e kujtojmë me shumë dhimbje këtë ditë, ngase atje humbëm nipin tonë shumë të dashur Rrok Camaj, por edhe me Simon Dedvukaj kishim lidhje gjaku nga ana e nënës së tij Vitorres. Mon Gjonbal ishte i dhimbshëm për ne ngase ishte mik  i Rrok Camaj dhe kishim  dashamirë nga vëllazëria Gjonbalaj. Nuk ka amerikanë dhe as shqiptaro-amerikanë që nuk e kujton momentin kur shëmbë Kulla e Parë e Qëndrës Botëror e Tregëtisë. Kështu e kujtojnë edhe vrasjen tragjike të John F. Kennedyt 58 vjet më parë.  Në atë kohë isha drejtor përgjegjës për dy orë radio-emision në gjuhën shqipe në Neë York, radio-emisione  që i kishim  hapur në mbështetje të Luftës për Liri të Shqiptarëve në Maqendoni Pasi në gusht të atij viti lufta në Maqedoni  kishte marrë fund, pjesën më të madhe të programeve ia kushtonim tragjedisë amerikane dhe tre malësorëve  që ishin shkrirë  për së gjalli në atë ferrin e madh të Manhattanit. Asnjëherë  në historinë e Amerikës Komuniteti Shqiptar nuk ka përjetuar ditë më të vështira dhe më të dhimbshme. Për fatin e tyre prindërit e Rrokut dhe të Monit nuk ishin gjallë në atë kohë dhe nuk e kishin përjetuar këtë dhimbje, ndrësa prindërit e Simonit-Marashi dhe Vitorrja e përjetuan këtë ditë tragjike, për të cilën mund të flitet shumë. Para disa ditësh peindërit e Simonit, Marashin dhe Vitorren, bile e pyeta Vitorren nëse ishte qetësuar ndopak pas 20-vjetësh Ajo tha: ” për mua cdo ditë ishte 11 shtator”.  
 
A mendoni se pas sulmeve terroriste më 11 shtator 2001, ku humbën jetën afro 3 mijë persona, bota ka ndryshuar ?

Më 11 të këtij muaji është 20-vjetori kësaj tragjedie, e cila në një farë mase ka ndryshuar edhe Amerikën dhe rë ndin botëror sidomos sigurimin kombëtar  të Shteteve të Bashkuara, por edhe gjithë globit. Në të kaluarën kishte shumë rrëmbime aeroplanësh civilë që mund të përfundonin me përplasje nga hapësirat ajrore mijëra majla lartësish qiellore. Shumica ishin akte terroriste kundër Evrpës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara.Dekada më parë sigurimet e udhëtimeve ajrore nuk ishin në ishin në nivel të duhur. Personalisht kam përjetuar fluturime të frikshëm nga Roma në Neë York në shtator të vitit 1970. Pak para fluturimit nga Roma për  në Neë York u njoftua se terroristët palestinezë kishin vendosur sksploziv në aeroplanin  tonë. Kështu u deturuam të gjithë të ulemi nga aeroplani për kontrolle të rrepta. Kjo procedurë e vonoi shumë nisjen tonë kështu që pas dy ditësh arritëm në Neë York. Tani këto procedura kanë  ndryshuar. Pas 11 shtatorit 2001, në të gjitha aeroportet është vënë në veprim një intelegjencë e jashtzakonshm duke  hetuar cdo lloj eksplozivi ose mjeti të rrezikshëm për këto udhëtime.Teknologjia e sofistikuar dhe siguria kanë dhënë rezultate të shkëlqyeshme. Menjëherë pas 11 shtatorit 2001 Shtetet e Bashuara kishin themeluar Ministrinë e Sigurimit Kombëtar e cila në atë kohe kishte inkuadruar në punë të ndryshme 175.000 (njëqind e shtatëdhjet e pesë mijë) nepunës, ku bëjnë pjesë ekspertë më të njohur të sigurimit. Pastaj ishte vënë në veprim mbrojtja e hapësirave ajrore dhe detare te këtij vendi. Pas 11 shtatorit 2001 u bënë edhe më të rëndësishme dhe më të fuqishme Minstria e Mbrojtjes dhe Agjencia Qëndore e Zbulmit-CIA dhe Byroja Federale e Hetuesië-FBI. Si pasojë e kësaj katastrofe u themeluan shumë dikastere dhe organizata zbulmi, bile flitet se në në librat e informatave të CIA-s janë të shënuar emërat dhe mbiemërat dhe biografi të shkurtëra të secilit individ në botë. Terrori i asaj dite ka bërë që të vihen në veprim edhe satelitët dhe përgjuesit më të sofistikuar ku vihet në veprim edhe intelegjenca artificiale. Specialistët e ndryshëm thonë se ky ishte një zgjim nga gjumi (ëake up call) për Shtetet e Bashkuara dhe për gjithë njerëzimin. Ishte me të vërtëtë një zgjim i madh nga gjumi i rëndë i botës perëndimoe sepse  terroristët një ditë mund të qëllonin Amerikën me mbushje  bërthamore ose kimike dhe si pasojë këto  shpërthime mund të shkatonin vdekjen e miliona qytetarëve amerikanë ku bëjnë pjesë qindra grupe etnike. Po kalojnë dy dekada dhe qysh atëhërë e sot nuk është njoftuar ndonjë sulm nga hapësirat ajrore  dhe as nga brigjet e detit. Njerëzimi në përgjithësi dhe  Shtetet e Bashkuara në vecanti vuajnë nga frika dhe traumat e terrorizmit të huaj. Fatëkeqësisht këto vitet e fundit Amerika vuan nga terrorizmi i brëndshëm që po i shkaktojnë grupet e ndryshme raciste të suprimacisë së bardhë. Racizëm që u përshkallëzua gjatë Adminstratës  së Presidentti  Trupm. Ky fenomen shkatërrua u pa më së miri më 6 janar të këtij viti në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.  
 
Mbas 20 vjetve SHBA, u tërhoqën nga Afganistani, çfarë tregon kjo tërheqje ?

Shtetet e Bashkuara kishin sulmuar Afganistanin, sepse ai vend ishte bër qëndra e ushtrimeve dhe stërvitjeve terroriste kundër botës perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara.  Al Aaeda dhe Osama bin Laden kishin gjetur mbështjtje dhe strehim për ato plane terroriste tepër të rrezikshme për Amëerikën. Fajin kryesor për vajtjen e terroristëve arabë në Afganistan e kishin Talibanët ngase ata i kishin pranuar terrorisët arabë në vendin e tyre. Njëri prej luftëtarëve më të përmendur të Afganistanit, legjenda e luftës kundër pushtimit nga Bashkimi Sovjetik, Ahmed Masudi i kishte shpallur luftë Osma bin Ladës, Al Qaedës dhe Talibanit. Ahmed Masudi kishte kundërshtuar me këmbëngulje praninë e Al Quaedes dhe Osama bin Ladenit ne Afganistan dhe për këtë qëndrim Osma bin Laden kishte organizuar vrasejn e tij, duke dërguar në mënyrë sekrete një ekip televiziv gjoja për një intervistë e cila përfundoi me vrasjen e tij. Gazetarët perëndimorë e quanin Ahmed Masudin “luani i Afganistanit”. Në atë kohë Ahmed Masudi i kishte dhënë një intervistë revistës letrare amerikne “Neë Yorker” ku midis të tjerash kishte thënë se origjina e tij ishte nga Evropa  dhe se të parët e tij ishin nga fisi i Lekës së Madh (Alexander the Great).  Ata kishte thënë Ahmed Masudi kishin vajtur atje para 2300 vjetësh. Ai ishet kryelartë për origjinën e gij evrpoiane. Qëndresa e muxhahediëve afganë kundër pushtimit nga Bashkimi Sovjetik ishte mbështëtur fuqishëm nga Presidenti Reagan dhe Adminstrata e tij. Në atë  kohë isha spiker dhe gazetar i Zërit të Amerikës dhe mbaj mend luftën e tyre për liri dhe mbështetjen e fuqishme amerikane. Për pothuajse një dekadë lufta afgane për liri kundër sovjetikëve ishte e përditshme në emision tonë. Sovjetikët atëhërë dhe rusët sot janë armiqë të përbetuar të demokracisë dhe politikës amerikane. Shtetet e Bashkuara në atë kohë ishin tepër të lumtura që trimat afganë ishin shumë të vendosur dhe serioz kundër pushtimit sovjetik. Pas pothuajse nje dekadë qëndrese dhe sulmesh heroike më në fund luftëtarët afganë e shkatrruan “përandorine e djallit” sic e kishte cilësuar Presidenti Ronald Reagan. Gurin e rënjes së komunizmit dhe coptimin e Bashkimit Sovjetik e kishin realizuar luftëtarët trima afgan të lirisë, natyrisht se këtu rolin parsorë kishte luajtur mbështeta e madhe amerikane. Luftëtarët afganë kishin qënë thotë fjala popullore  “armiku i armikut tonë”  Bashkimit Sovjetik. Kështu që Lufta e Kosoves e kishte gjetur Bashkimin Sovjetik të papergatitur për atë luftë. Pas Luftës së Afganistanit gjnerelaët sovjetikë ishin në një mjërim të paparë. Ata për të mbijetuar varfërinë ishin të detyrua  të kërkonin lëmoshë nëpër rrugë ose të shisnin banana nëpër bulevardet  e Moskës. Mjerimin ekonomik dhe politikë ua kishin kushtuar luftëtarët afganë të lirisë dhe mbëshetja amerikane.  Humbja sovjetike ishte fitore e madhe për popullin shqiptar të robëruar në ish Jugosllavi. Vendimi i Presidentit Biden për t’u larguar nga Afganistani është shumë i rëndësishëm. Rënja e Afganistani nuk mund të krahasohet me rënjën e Vitnamit.Në Luftën e Vietnamit ishin vrarë 60.000(gjshttëdhjet mijë) ushtarë amerikanë ndërsa në Luftën e Afganistanit janë vrarë 2500(dy mijë e pesqind) ushtarë të këtij vendi. Sot Vietnami është aleat i madh  i Shteteve të Bashkuara, mbase kështu mund të ndodhë nesër edhe me Afganistanin. Shtetet e Bashkuara bënë ndërtime të mëdha në Afganistan. Amerika shpënzoi pothujse 1 trulion dollarë për ndërtimin e Afganistanit. Këto ndërtime janë shumë të dukshme dhe mund të shihen cdo ditë në emisionet televizive. Shumicën e tragjedive të mëdha në Afganistan i shkaktuan terroristët afhanë dhe jo amerkanët, jo u pa më së miri dy javë më parë ku terroristet vr anë 13 ushtarë amerikanë dhe 170 qytetarë të pafajshëm afganë. 
 
Sa mendoni se është ripërtrirë përkushtimi për Shqiptarët që vdiqën më 9/11, përkushtimi për familjet e tyre dhe përkushtimi për të gjithë amerikanët?
 
  Përkushtimi i autoriteteve politike dhe kulturore të Shqipërsië dhe Kosovës për tragjedinë e tre shqiptaro-amerikanë ka qënë nën nivel. Pothuajse asnjë kanal televiziv dhe asnjë gazetë ose revistë nuk ka bërë  ndonjë shënim të dukshëm për këtë tragjedi të madhe. Ata mund të kenë folur ose shkruar për tragjedinë amerkane të 11 shtatorit 2001, por jo për tragjedinë e tre malësorëve shqiptaro-amerikanë. Gazetarët sidomos ata të kanaleve televizive në Shtetet e Bashkuara janë treguar shumë të kujdeshëm për tragjedinë dhe familjet e tyre. Gazetarët shqiptarë shihen kohë pas kohe parë vizita politike bile jo shumë të rëndësishme por asnjë nga ata nuk është ndaluar  asnjë cast për të vizituar ato familje ose memorialin e mrekullueshem dhe histroik të Simon Dedvukaj.  Tash 20 vjet ata mund të bënin ndonjë shënim për këtë tragjedi, mbase edhe ndonjë  dokumentar për kanalet e tyre televizive.  Përvec një ceremonie nderimi në Komunën e Koplikut në Malësi të Madhe 5 vjet më parë nuk është bërë asnjë heshtje ose përkujtim për rënjën e tyre në tragjedinë më të madhe amerikane. Në qytetet shqiptare në Ballkan ndonjëhërë mund të jetë shënuar tragjedia ameria ne e 11 shtatorit, por jo tragjedia e tre shqiptaro-amerianëve që u dogjën dhe u skrinë në zjarrin më mirë me thëën në ferrin më të madh të historisë.  Kanalet televizive dhe shtypi i këtij vendi ku përfshihen shumë autoritete politike të këtij vendi kanë qënë dhe janë të kujdesshme për tragjedinë e tri familjeve shqiptare në Neë York . Dua të vecoj këtu “Zërin e Amerikës” në gjuhën shqipe për faktin se ata kanë qënë shumë të kujdeshëm, ashtu sic kanë qënë edhe disa kanale radio -televizive në gjuën shqipe në Neë York dhe në Michigan. Tragjikisht emëri i tyre shkëlqen sot në të gjitha memorialet amerikane të 11 shtatorit 2001. Komisionet e përvjetoreve kanë kërkuar herë pas here reliket e tyre për t’i vënë në Muze  e kësaj tragjedie.  Sivjet autoritet e Muzeut kanë kërkuar  për ekspozim xhamadanin e Simon Dedvukaj. Atë xhamadan të shkëlqyeshëm  xhamadan Simoni e kishte veshur në ditën e dasmës së tij. Këtë Muze e vizitojnë autoritetet  më të larta politike, kulturore dhe fetare të botës, bile edhe papët e Romës. Muzeu ku janë vendosur përgjithëmonë portretet e Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvukaj, është sot mbase Muzeu më i vizituar i Amerikës. Pavarësisht se ky Muze është hapur para shumë vjetësh nuk kemi dëgjuar që ndonjë atoritet, politikë, kulturorë ose fetarë ta ketë vizituar. është mrekulli që në targjedinë më të madhe amerikane brënda një dite humbën jetën tre shqiptar, dy nga Hoti e një me origjinë nga Kelemendi, i lindur në Vuthaj. Pavarësisht se në ëorld Trade Center punon shumë shqiptarë për fat nuk u vra askush nga ata. Për cudi nuk u vra asnjë sërbo-amerikan dhe asnjë malazezo-amerikan dhe asnjë sllavo-maqedon. Tre malësorët e Neë Yorkut bënin punë të rrezikshme,sidomos Rrok Camaj. Rrok Camaj ishte punëtori më i famshëm i këtyre dy kullave binjake, pëer të cilin kanë shkruar shumë gazeta, bile edeh gazeta “Rilindja” para 40 e më shumë vjetësh. Korrespondeti i kësaj gazete kishte bërë një shkrim të gjatë për punën e guximshme të këtij pinjolli të fisit legjendar të Hotit. 

Është njoftuar se sivjet Komuna e Tuzit dhe Malësia do të nderojnë tre martirët shqiptaro=amerikanë të Amerikës dhe se ky nderim do të bëhët me rastine e 20-vjetorit të rënjes së tyre. 

Po! ështe e vërtëtë se Komuna e  Tuzi dhe Malësia  sivjet do të përkujtojë tre martirët shqiptaro-amerikan.  Kjo është një ndërmarrje  shumë i ndershëm dhe fisnike. Kanë kalaur dy dekada dhe në vendlindjen e tyre të dashur nuk është bërë asnjë asnjë munist heshtje për tragjedine e tyre. Administrate e tanishme e Komunës së Tuzit në krye me Kryebashkiakun Nik Gjeloshaj kohë më parë morën përsipëer organziin e përkujtimit  e tre dëshmorëve të Malësisë në Shtetet e Bashkuara. Nik Gjeloshaj në fjalimet e tij ka qënë dhe është shumë mirënjohës për kontributet e diasporës shqiptare sidomos të diasporës amerikane.  Diaspora e Malësisë në Shtetet e Bashkuara është shumë e fuqishme në të gjitha veprimtaritë qofshin ato ekonomike dhe shoqërore. Malësorët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara kanë dhënë shumë për të mirën e ketij vendi. Ata janë profesionistë dhe besnik të Amerikës. Shumica e atyre që kanë sukses në këtë vend janë të lindur këtu dhe ata nuk mund të quhen mërgimtarë. Ata janë pjesë e diasporës. Për faktin se ata që humbën jëtën në këtë tragjedi ishin nga Malësia, ata meritojnë nderimet më të larta nga qytetarët e kësaj komune. Shtetet e Bashkuara do të jënë shumë të lumtura kur të marrin vesh se vednlindja e tyre sivjet do t’i nderoje sivjet me rastin e 20-vjetorit të rënjessë tyre tragjike. Kanalet televizive kanë paralajmruar intervista me familjarët e tre martirëve shqiptaro-amerikanëe të 11 shtatorit 2001. Për shkak të lidhjeve familjare dhe profesionit unë kam qënë aktiv prej ditës së parë të kësaj tragjedie. Lidhjet  e Malësië në Mal të Zi me Shtetet e Bashkuara janë të kahershme dhe kjo histori është mirë të respektohet. Në të kaluraën bile edhe sot është një tedencë e mbrapshtë sërbo-malaze se gjoja malësorët mund të jenë pjesë e grupimeve të mbrapshta dhe pretekst për gjoja një akuzë të tillë ishte burgimi dhe torturimi i tyre terrorist nga ana e pushtetit malazez. Qeveria malazeze kishte vënë në veprim një veprimtari cnjerëzore, pavarësisht se ata nuk kishin bërë asnjë vepër penale. Mali i Zi hodhi baltën më të madhe kundër malësorëve dhe Malësisë, duke bindur zyrat e larta amerkane se Malësia ishte një “Tora Bora” e dytë e Afganistanit. Më shumë se 60 për qind e malësorëve jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe akuzat malazeze kundër tyre ishin fyerje. Malësorët shqipttarë të Amerikës iu bashkuan ushtrisë ameriane në Luftën e Afganistanit dhe të Irakut. Ata sot janë zyrtar të lart në zyrat e Sigurimit Kombëtar dhe të Emigracionit. Ata janë mjekë dhe specialista që derjetojnë bile edhe spitalet amerane të luftës. Malësroët e Amerikës janë drejtor ekzekutiv në ndërmarrje të mëdha të ekonomisë amerikane. Disa nga ata janë edhe oficerë në ushtrinë amerkane. Disa nga aat janë edhe biznismen të shquar. Dhd ju atje në Tuz dhe në Malësi duhet t’ua bëni të ditur zyrtarëve amerikanë në Podgoricë se ju jeni miqë të natyrshëm të Shteteve të Bashkuara . Sot jeton e vepron në Amerikë njs Malësi e Re e cila mund të quhet e tillë. Lidhjet e ketyre dy malësive janë të pandashme për jetë të jetës. Mrekullitë tekonologjike do të japin rezulttate të shkëlqyeshme për afrimin e këtyre dy malësive. Një ditë do të kërkojmë që edhe ambasadori ose ambasadorja e Shteteve të Bashkuara do të jetë nga diaspora jonë. Do të ishte në nderin tuaj dhe të Shteteve të Bashkuara që më 11 shtator në Mal të Deciqit të valonte flamuri shqiptar  dhe ai amerikan. I kujtojë me shumë respekt shkrimet e botuara në gazetën “The Neë York Time”, për Kryengritjen e Malësië dhe betejën e atij mali legjendar. Disa nga ato shkrime i kam përkthyer në gjuhën shqipe dhe janë botuar në kohë në shtuypin shqiptar. Shqiptarët e Amerikës deshirojnë që ky nderim tani e tutje të bëhet traditë. Urime Malësi për këtë veper fisnike.

 
Dhe, së fundmi çfarë mesazhi përcjell 20 vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtator 2001, ku humbën jetën mbi 3 mijë persona?


Unë nuk jam ndonjë personalitet me rëndësi në shoqërinë shqiptaro-amerikane. Jam një qytetar i thjeshtë i kësaj shoqërie dhe nuk me vend që të japë ndonjë mesazh. Por sinqerisht lus Zotin që marrëdhëniët shqipato-amerkane të jenë përditë e më të mira dhe më të sinqerta. Ky është atdheu i dytë i shqipatrëve dhe ne duhet të qëndrojmë pranë Amerikës edhe kur bën gabime. Shqipëria e Vjetër dhe Shqipëria e Re (Kosova) kanë shpëtuar dhe lindur si rezultat i Shteteve të Bashkuara. Deri edhe intelektualët më të shquar shqiptarë që tërë jeten kanë jetuar e vepruar në Orient, ata kanë thënë se për shqiptarët dielli lind në Perëndim. Poeti ynë i madh Dom Ndre Mjeda para një shekulli shkroi vargjet më të bukura të poezisë së tij për Labradorin, për gjenarl ëashingtonin dhe për Neë Yorkun dhe shqiptarët që gjallnonin e punonin në këtë qyetet për të cilin Papa Gjon Pali i Dytë kishte thëën 40-vjet më parë se kishte arrtitur kulmin e qytetërimit. Shqiptarët dhe të huajt e pohojnë një zëri se shekulli 21 është shekulli i shqipëtarëve. Nuk e harroj kurrë bekimin e Nënës Tereze në gjuhën shqipe kur tha”Unë jam tue u lut për ju, Zoti kjoft me ju”.