Ismail Kadare shkruante për Ameriken:”Librat e Leninit janë më të kërkuarit”(Foto)

0
1722

Nga Rush DRAGU

Janë gjithë keto vite që shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare,në këmbim të çmimit “Nobel” në letersi sajon me miq dhe media çmime dhe dekorata që më së shumti kanë filluar tu ngjajnë shenjave “S” (sulmues ) që u jepeshin dikurë të rinjeve që punonin nëpër hekurudha se sa vlera e vertete për një të pretenduar për çmimin e madh letrar.

Për gjithë keto vite me ka takuar shpesh të marr pjesë në takimet e Kadarese ketu në Amerikë.Ai është prite me nderime nga komuniteti shqiptaro amerikan.

E kanë pritë në dy kishat katolike shqiptare,në Teqen e Bektashinjeve,në Qëndren Islamike Shqiptare dhe çdo herë hija e misterit e ka shoqeruar atë njeri. Një veshtersi e papame me folë dhe në menyre kategorike nuk ka pranuar kurrë bashkebisedimet me pjesmarrësit.

Se shumti është shoqeruar nga shqiptar të pasur dhe klerikë. Eshtë rezervuar të fotografohet me të pranishmit edhe pse ata kanë shpreh deshirën e tyre për të dale në foto me Kadaren nga Shqiperia.

Diku në një lokal të marrë me qera ka qënë një sallë që gjoja sherbente si “Qendër Kulture Shqiptare” por aty ishte e gjithë kolona me librat e Kadarese.Botim me lidhje luksoze dhe cilesi letre. Ato libra edhe pse shpërndaheshin falas prapeseprapë tepruan shume se kishin sjell pa limit sosh kanë perfunduar në koshin e mbeturinave se shqiptaret pak ose aspak i kanë marre.

Në një kohë kurë vajza e tij sherben në një mision diplomatik shumë afer me shtetin amerikan,në një kohë kurë ky njeri lyp “me shkop e me strajcë” çmimin “Nobel” nuk doli se paku një herë të shprehin pak ndjese për ato që ka shkruar me një zell të jashtezakonte, kunder At Gjergj Fishtes dhe Konices,por edhe kunder Shteteve të Bashkuar të Amerikes se ciles sot  gezohet se vajzes dhe atij I jep te mira materjale dhe kredibilitet.

E pra ndokush do të thotë se nuk kishte si ndryshe ti mbijetonte kohës. Le ta marrim në konsideratë.Po tash 30 vjet kush e pëngon ketë njeri kurë paraqet dosjen për çmimin e enderruar të bejnë një kërkesë falje për gjithë ato gjëra që kane ndikuar në manipulimin e popullit shume të vuajtur shqiptar,perfshirë dhe autorin e ketyre rreshtave.

Për ta konkretizuar më mirë keto që une kam shkruar po sjelli pjese nga libri me “Xhevahiret Amerikane” të Ismail Kadares. E kam sjelle te shtypur por edhe të fotografuar për tu bindur se të gjitha ato jane vepër e Ismail Kadarese.

Ky është libri “LINJA TE LARGTA” pershkrime nga udhetimet e pafundme nepër botë me lejen e Enver Hoxhes dhe paret e popullit shqiptar që jetonte në një varfëri të pashoq.

 

PJESE NGA LIBRI “LINJA TE LARGETA” NGA ISMAIL KADARE
Faqe 107

Nju Jorku është një qytet i shqetësuar. Ai është i fuqishëm në shqetësimin e tij. Nju Jorku është një nga kështjellat e kapitalizmit, por ai është njëkohësisht nga kështjellat e forcave përparimtare të Amerikës. Kjo është dialektike. Indinjata dhe protesta lindin atje ku është shtypja.

Demostratat, grevat, përleshjet me policinë janë të zakonshme në Nju Jork. Presidenti i SHBA, Nikson, vjen shumë rrallë, ose pothuaj nuk vjen fare në «qytetin imperial», kurse nënpresidenti

Spiro Agnju, ky fashist i urryer, armik i betuar i studentëve, shkrimtarëve dhe gazetarëve përparimtarë, as që guxon të shfaqet kurrë këtu.

Në Nju Jork, ashtu si në gjithë SHBA, po zhvillohen tani grupimi dhe rigrupimi i forcave.

Nga një anë reaksioni më i tërbuar, racistët, fashistët, gollduoteristët, të djathtët e çdo ngjyre (zakonisht këta mbajnë flamurin amerikan në xhaketë, në maqinë ose në dritare të shtëpisë); nga ana tjetër, punëtorët revolucionarë, studentët dhe

inteligjencia përparimtare.

Midis tyre qëndrojnë masa të tëra njerëzish të çorientuar, pacifistë, anarkistë, gjithfarë klubesh e organizatash me programe të paqarta, që nuk dinë as vetë ç’kërkojnë. Kjo të kujton mjegullën që krijohet në vendin ku ndeshen dy lumenj me temperatura të ndryshme. Dalja e hipive në SHBA nuk është një fenomen i rastit.

Këta të rinj flokëlëshuar, që mbushin rrugët e Nju Jorkut, sidomos rajonin e Grinuiç Vilejxh, që është qendra e tyre, janë produkt i kohës. Me mënyrën e tyre të jetesës, në të cilën ka diçka nga

Faqe 108

Bibla dhe diçka nga Froidi, hipitë tregojnë përbuzjen e tyre për shoqërinë kapitaliste, për institucionet, ligjet, moralin, familjen, ideologjinë e saj (një pjesë e hipive janë djem e vajza nga klasat e larta, që kanë braktisur familjet). Mirëpo brutalitetit të shoqërisë kapitaliste ata nuk i kundërvënë gjë tjetër veçse pacifizmin dhe lirinë seksuale, të cilat, sipas tyre, do t’i tronditin themelet e kësaj shoqërie.

Rinia amerikane është në kërkim të vazhdueshëm. Ajo kërkon rrugët e protestës. Dyqanet e letërsisë politike janë të mbushura ditë e natë plot me të rinj. Me fytyra serioze e të preokupuara

ata rrinë me orë të tëra përpara rafteve, zgjedhin libra, diskutojnë. Ata kërkojnë librat Leninit, Marksit, Stalinit. Të rinj të tjerë kërkojnë librat e Çe Guevares, të Martin Ljuter Kingut.

Ka edhe nga ata që kërkojnë veprat e Trockit ose të Rozhe Garodisë (një konfuzion i tillë në konditat e jetës amerikane është i natyrshëm).

Por, sidoqoftë, autori që kërkohet mbi të gjithë është Lenini. Në Grinuiç Vilejxh, në dyqane të vogla gjysmë të fshehta shitet literaturë ilegale (underground press) e shaptilografuar. Një pjesë e saj është revolucionare.

Rritja e lëvizjes përparimtare shkakton një presion akoma më të fortë nga forcat e reaksionit. Obskurantët, fashistët, janë gati të bëjnë gjithshka për të mbytur zërin e protestës. SHBA janë bërë vendi klasik i shantazheve dhe vrasjeve politike. Pregatitja e atentateve ka arritur këtu perfeksionimin më të lartë. Në ndërgjegjen e amerikanit të thjeshtë është ngulitur gjer në fatalizëm ideja se manjatët e bankave dhe të monopoleve

Faqe 109

mund zhdukin cilindo që nuk u pelqen, qofte ky njeri me autoritet dhe pushtet. Pas vrasjes së Robert Keneditnë SHBA përsëritej e përsëritej per pushim pvetja alarmante: What’s wrong with America (Ç eshte keshtu me Ameriken?).

Skast te mos e bejne kete pyetje miliona qytetare te thjeshte amerikane te cilet detyrohen të mbanë revolver dhe automatike për të mbrojtur apartamentet e tyre nga sulmet e banditëve. Nuk

eshte i mestit suksesi i librit Gjakftohtesisht i shkrimtarit te ri Trumen Kapote, i cili përshkruan te verteten e nje krimi të tmerrshëm që ndodhi në një qytet te vogel amerikan para disa vjetësh.

“Ç’eshte keshtu me Amerikën” këtë pyetje e bejne amerikanët edhe kur mendojnë se në vendin e tyre me pasuri të mëdha, në vendin ku shpenzohen miliarda dollarë për agresione ndaj vendeve te huaja, ata detyrohen të shpenzojnë një pjesë të

madhe te pages së tyre për të mbuluar qiranë e apartamentit rrethuar nga kurthet e panumërta te“imperializmit shtëpiak” (domestie imperialism), i cili krijon tek ata hipnozën e blerjes, amerikanët mendojnë se do të gjenden një ditë papritur për

para nevojës për t’u kuruar në spital, ky është nje rrebesh i vërtetë në kursimet e njeriut të thjeshte Dhe njeriu i thjeshtë s’ka si të mos trishtohet dhe pastaj të revoltohet kur kalon përpara

spitalit te qenve në Nju Jork Madhështor, me ngjyre gri të çelur, ngrihet ky spital në Manhatan,ale bregun e Ist-Riverit jo shumë larg ndërtesës së OKB-së Atje vizitohen, kurohen, operohen, mbahen nën mbikëqyrje të gjatë qentë e zonjave të pasura të Nju Jorkut. Përpara tij gjithmonë ka grumbuj të mëdhenj veturash luksoze. Në korrido-

Faqe 110

 -ret dhe sallat e tij të pritjes zonjat njujorkeze i tregojnë me paslon njëra-tjetrës për gjendjen e qenve te tyre t8 dashur, për shqetësimet, preokupimet e tyre, për hollesite e sëmundjes. Duke treguar, ato mallëngjehen, psherëtijnë, fshijnë sytë me shami.

Pastaj më vonë marrin në telefon njëra-tjetrën, pyesin, ngushëllojnë, i japin zemër shoqja-shoqes. E gjithë kjo nuk eshte shtesë e fantazise. Janë skena tepër te thjeshta dhe të zakonshme. Ndodhin skena shumë më tronditëse, të cilat, ndoshta, nuk do t’i besonte njeri. Por po të kujtosh faktin se kurimi i nje qeni në spitalin pranë Ist-Rivertit kushton rreth 2000 dollarë, atëhere është shumë e thjeshtë për t’u bindur se lotet dhe psherëtimat për fatin e qenit të shtruar në spital janë serioze.

Amerikani i thjeshtë, që kalon përpara spitalit luksoz të qenve në Manhatan, edhe sikur të jetë një njeri që i do kafshët, edhe sikur të jetë anëtar i ndonjë shoqërie për mbrojtjen e kafshëve, prapëseprapë s’ka si të mos fyhet për këtë kujdes dhe konfort të jashtëzakonshëm që u sigurohet qenve në një kohë që njerëzit e thjeshtë 18 Amerikës duhet të mendohen mirë përpara se te shtrohen qoftë edhe në një spital shumë më të keq se spitali i famshëm në bregun e Ist-Riverit.

Kongresi po u jep fund punimeve. Nje fryme e përgjithshme e përparimtare gjithmonë e më tepër ndihet në ditët e tij të fundit. Delegatëve te klikave tradhëtare të Çan Kai Shise, Koresë së Jugut dhe Saigonit, që mundën të qëndronin gjatë

Faqe 111

punimeve, ditët e fundit jo vetëm që nuk u jepet fjala, por detyrohen të dalin jashtë sallës. Njeri pas tjetrit, të zemëruar, me sy të përlotur, nën shikimet plot urrejtje dhe përbuzje të shumicës së delegatëve, ata braktisin sallën. Të fundit dalin

Stella me Marijen…

Izraeli e ndjen veten ngushtë. Edhe atij I vërtitet dëbimi. Mirëpo, me makinacione të shkathëta e diallëzore, me ndihmën e tërthortë të disa fuqive të mëdha dhe me demagogjinë e tij të

fortë (delegati izraelit e fillon fjalimin duke dënuar agresionin amerikan në Vietnam!). Izraeli e kapërcen edhe këtë herë situatën e vështirë dhe mbetet në sallë.

Në tribunë ngjitet përsëri U Tani. Mirëpo këtë herë filozofimet në fjalët e tij të mbylljes priten me zhurmë dhe ilaritet. Dymbëdhjetë ditë debate dhe përplasje mendimesh, megjithëse në një situatë pak të rrëmujshme, kanë sqaruar, sido qoftë, disa gjëra. Në letrën rezolutë që i dërgohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dënohen agresioni sovjetik në Çekosllovaki dhe doktrina brezhnjeviane e sovranitetit të kufizuar.

Dita e fundit është një ditë e errët për delegatët revizionistë.

Për herë të fundit ambientet e OKB-së ziejnë nga delegatët e Kongresit botëror të Rinisë. Këto ambiente, duke filluar nga kafeja, xhamet e së cilës vështrojnë ujërat e Ist-Riverit, e gjer në sallën e mbledhjeve plenare, kanë historinë e tyre, të përbërë nga ngjarje të vogla e të mëdha, të rëndësishme e të parëndësishme, dramatike e qesharake. Çdo qoshe dhe korridor në këtë ndërtesë ka qenë dëshmitar i këtyre ngjarjeve. Të

Faqe 112

 heshtur mbi qilimin e gjelbër rrinë kolltuket dhe kanapetë, ku kanë fjetur shumë herë diplomatët në pushimet e mbledhjeve të gjata e të lodhshme. Në sallën e madhe, përpara, në të djathtë, është tavolina e famshme që u godit nga këpuca e Hrushovit më 1960. Ajo nuk do të harrohet për një kohë të gjatë.

Dalëngadalë grupet e delegatëve braktisin sallat, korridoret dhe kafenë. Pas pak pastruesit do të vërtiten të heshtur në të gjitha ambientet, që për dy javë rrjesht patën një gjallëri të jashtëzakonshme,

Zbresim në garazhin e nëndheshëm, në vendin më të qetë të OKB-së dhe, pasi ndahemi në oborr me miqtë tanë të shumtë, ikim.

Është e premte pasdite. Qyteti përsëri gulçon.Urat që lidhin Manhatanin me Bruklinin, Kuinzin, Bronksin, Nju Xhersin janë të mbushura plot. Njujorkezët shpejtojnë drejt periferive.

Kapërcejmë urën Xhorxh Uashington mbi Hudson dhe dalim në shtetin fqinj Nju Xhersi. Natyra është e bukur. Hudsoni i gjerë shtyn valët e shkumëzuara drejt oqeanit. Që nga bregu tjetër i lumit duken në largësi Nju Jorku, lagjet në lindje të Manhatanit, Ishulli i Gjatë, vetë Manhatani mbuluar me një re bojë hiri. Vija e horizontit mbi Manhatan vizatohet për shkak të gratacieleve në

Një formë të jashtëzakonshme. Një shkrimtar i ri amerikan e ka krahasuar atë me vijën e grafikut të temperaturës në kartelën e të sëmurit.

What’s wrong with America?

Ky vend i gjerë e i bukur, ky popull që ka ndërtuar këto rrugë e këto ura madhështore, që duken sikur janë mishërimi i poemave të Uollt

Faqe 113

Ujtmenit, populli që ka krijuar kulturën dhe artin e madh demokratik amerikan, nuk ka se si të pajtohet gjatë me sundimin e padronëve të tij dhe me gjithë anormalitetin, shëmtimin, shtypjen, brutalitetin që rrjedhin nga ky sundim. Populli amerikan është tjetër gjë dhe padronët e SHBA janë tjetër gjë. Sado që të përpiqen sunduesit e SHBA, ata nuk mund ta ndajnë dot popullin amerikan nga lufta e popujve të tjerë për liri. Kalbësira e sistemit kapitalist ndikon në mënyrë të ndjeshme në shoqërinë amerikane, por kjo kalbësirë prek vetëm shtresa të caktuara të saj, kurse për masën e madhe e të fuqishme të popullit të mirëfilltë ajo është kalimtare, sepse populli është i pavdekshën..

 Viti 1970</font color=”purple”>