Nga Beqir SINA
Dhjetëra shqiptar u mblodhën në sheshin “Dag Hammarskjold Plaza” para ndërtesës së OKB-së, duke ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule në kujtim të Afrim Bunjakut
Shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilluan këtë martë homazhe në nderim Afrim Bunjakut, efektivit të policisë së Kosovës që humbi jetën gjatë sulmit terrorist ndaj rajonit të policisë në Leposaviq të Kosovës.
I pranishëm në këto homazhe ishte dhe ambasadori i Kosovës Blerim Reka , si dhe Ambasadori i Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë, Ambasador Ferit Hoxha.
Disa nga pjesëmarrësit në homazhe mbanin edhe flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës.
Ambasadori Reka, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York, shkruajti në statusin e tij në Facebook se : “Sot me bashkëatdhetarët tanë të Nju Jorkut dhe me ambasadorin e Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha bëmë në homazhin për heroin Afrim Bunjaku i cili u vra nga terroristët serb deri sa ishte në detyrë dhe në mbrojtje të atdheut. Lavdi!”


Në Banjskë të Zveçanit nga sulmet ndaj njësiteve policore kosovare në orët e para të 24 shtatorit mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku