Gjykata i ktheu demokratëve vulën dhe selinë, tani drejton Komisioni i Rithemelimit

0
514

Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso komentoi vendimin e sotëm të gjykatës së Tiranës duke theksuar se ky vendim i ktheu vulën dhe selinë demokratëve duke njohur shkarkimin e Lulzim Bashës dhe Kryesisë.

“Gjykata vendosi t’u kthente demokratëve partinë e tyre, selinë, siglën dhe simbolet e marra peng. Sot gjykata u ktheu demokratëve partinë e tyre, duke njohur Kuvendin e 11 dhjetorit. Gjykata njohu shkarkimin e Lulzim Bashës dhe mosnjohjen e konstituimit të Kryesisë dhe Sekretariatit. U njoh Komisioni i Rithemelimit deri në Kuvendin e ardhshëm të 30 prillit. Është çertifikuar ajo që kemi thënë që firmat ishin aty. Është një vendimarrje e vonuar sepse duhet të ishte marrë para 1 muaji, por më mirë vonë se kurrë.

Që nga data 11 dhjetor, zyrtarisht sot ka vetëm një PD që është e përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit, u pëlqen apo nuk u pëlqen atyre që kanë bërë tymnajë. Nuk ka asnjë kërkesë të ish-përfaqësuesve të PD për bashkimin e çështjeve. Janë çështje të ndryshme që gjykohen nga gjyqtarë të ndryshëm. Dhe nuk ka kërkesë për regjistrimin e Kuvendit të 18 dhjetorit. Janë pra çështje të ndryshme. Ankimi i paraqitur dje nga ish-përfaqësuesit e PD tashmë pa tagër, nuk ndikon në shqyrtimin e çështjes së Kuvendit të 11 dhjetorit. Duhet të qartësoheni se shqyrtimi i çështjes së sotme nuk pengohet nga shqyrtimi i asnjë çështjeje tjetër. 

Vendimi është dhënë ditën e sotme. Në momentin që merret, hidhet në sistem dhe do të marrim një kopje nga sekretaria që ka vendosur regjistrimin e Kuvendit të 11 dhjetorit, të logos dhe vulës dhe të gjitha vendimmarrjeve. Nga momenti që kur është shpallur, ka hyrë në fuqi. Komisioni i Rithemelimit edhe juridikisht do të drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit. Ka vetëm një PD, vetëm një simbol të miratuar në 11 dhjetor, vetëm një flamur dhe vulë që menjëherë pas datës 11 dhjetor i depozituam dhe gjykata i regjistroi.

Gjykata njohu organin më të lartë, Komisionin e Rithemelimit.

Vendimi është menjëherë i ekzekutueshëm. Ne në momentin që na pranohet kërkesa, nuk kemi nevojë të bëjmë ankime kot,” tha Kaso. a.b

/DRONI.al/

Gjykata i dha “vulën” Berishës/ Enkelejd Alibeaj: Do paraqesim ankim! Kam autorizuar kallëzim penal për gjyqtarin

Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të njohur Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Alibeaj deklaroi se do të paraqesin ankim për këtë vendim të gjykatës ndërsa shtoi se ka autorizuar kallëzim penal ndaj gjyqtarit Agron Zhukri për shkak se nuk kanë qenë të pranishëm në seancën ku është marrë vendimi.

“Do të jap përgjigje. Jemi njohur nga mediat me një vendim të gjyqtarit Agron Zhukri. Kushdo që njeh edhe nga mediat si zhvillohen gjyqet për mua është një vendim në nivelet e… Gjyqtari ka deklaruar vetë njohjet e vet dhe anësinë e tij në këtë çështje.

Partia Demokratike ka bërë ankim për regjistrimin e vendimeve të datës 18 Dhjetor. Ne kemi bërë një ankim për regjistrimin e Kuvendit të Partisë Demokratike. Çështja është në apel. Gjyqtari i sotëm nuk ka pasur dosje dhe as prova.

Po sqaron procesin ligjor dhe faktik. Gjyqytari ka marrë vendim pa dosje dhe prova. Dhe e dyta pa pasur palë. Duhet të ishim edhe ne si palë në seancë. Na lind detyrimi të paraqesim kallëzim për shpërdoim detyre për gjyqtarin që e kam autorizuar. Vendimi i sotëm është një vendim që ne do ushtrojmë ankim”, u shpreh Aliebaj.

Lëvizja e parë e Komisionit të Rithemelimit pasi Gjykata njohu Kuvendin e 11 dhjetorit

Pas vendimit të gjykatës së Tiranës që njohu Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit, Komisioni i Rithemelimit do të zhvillojë një mbledhje këtë të premte në orën 14:00.

Kjo është lëvizja e parë e grupit mbështetës të Sali Berishës, pasi gjykata legjitimoi komisionin e Rithemelimit dhe vendimet e marra në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Paraditen e 25 marsit, Gjykata e Tiranës miratoi kërkesën e grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike për të regjistruar ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin e mbajtur në 11 Dhjetor të vitit të kaluar.

Ky vendimi i Gjykatës legjitimon Komisionin e Rithemelimit dhe Kuvendin e datës 11 Dhjetor të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Po ashtu ndër vendimet e Kuvendit të Sali Berishës ishte shkarkimi i Lulzim Bashës nga posti i kryetarit, ndërkohë që u pezulluan dhe strukturat drejtuese te PD-së, duke nisur që nga Kryesia.

Statuti i Kuvendit të 11 dhjetorit/ Gazment Bardhi sulm kërcënues gjyqtarit të çështjes , Komisioni i Rithemelimit: Vepër e rëndë penale

Sekretari i shkarkuar Gazment Bardhi, ka shkuar larg dje me ‘guximin’ .Në një intervistë për News24, Gazment Bardhi kërcënoi gjyqtarin e çështjes që do të vendosë për regjistrimin e statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit sot. Deputeti Bardhi tha se gjyqtarin e pret burgu.  “Gjyqtari nuk ka dosje dhe kanë caktuar një datë pasi ka takuar një përfaqësues të Berishës. Nesër është e pamundur të shqyrtohet. Ajo çka është bërë është çmenduri. Nëse gjyqtari i ka thënë burgut hapu, mund të bëjë çdo lloj çmendurie. Prandaj me shumë gjasa nuk do të ketë një vendim”.

Komisioni i Rithemelimit të PD ka reaguar pas sulmeve të deputetit Gazment Bardhi ndaj gjyqtarit që po shqyrton çështjen e statutit të miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021. Përmes një deklarate të drejtores së komunikimit Floriana Garo, Komisioni i Rithemelimit i quan komentet e Bardhit si sulm kërcënues të pashembullt ndaj gjykatësit si dhe shton se deputeti po konsumon vepër të rëndë penale. “Deputeti Bardhi me sulmin dhe kërcenimet e tij publike ndaj gjykatësit para dhënies së vendimit po kryen nje vepër të rëndë penale, për të cilën ai do të vendoset para ligjit”, thuhet në deklaratë.

EMRAT/ Kush janë të gjithë drejtuesit e PD që konsiderohen të shkarkuar pas vendimit të Gjykatës së Tiranës

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Tiranës për të miratuar ndryshimet statutore të Komisionit të Rithemelimit bën që të gjitha strukturat drejtuese të PD-së të konsiderohen të shkarkuara.

Kjo për shkak se në mbledhjen e 11 Dhjetorit në ”Air Albania”, delegatët e thirrur nga Berisha votuan pro shkarkimit të kryetarit të PD-së së asaj kohe, Lulzim Basha, nënkryetarëve Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi si dhe kryesisë së partisë.

Aktualisht, pas dorëheqjes së Bashës, sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi komandoi në detyrën e kryetarit, Enkelejd Alibeajn.

KRYESIA E PD

KRYETAR

Lulzim Basha (I dorëhequr)

SEKRETAR i PËRGJITHSHËM

Gazment Bardhi

NËNKRYETAR

Enkelejd Alibeaj (I komanduar kryetar)

Agron Gjekmarkaj (I dorëhequr)

Jorida Tabaku

Grida Duma  (e dorëhequr)

KRYETAR i KËSHILLIT KOMBËTAR

Arta Sakja

KRYETAR i KOMISIONIT TË APELIMIT, INTEGRITETIT DHE ETIKËS

Flutura Açka (e dorëhequr)

KRYETAR i KOMISIONIT ZGJEDHOR

Jemin Gjana

SEKRETAR ORGANIZATIV

Flamur Hoxha

SEKRETARE PËR TË PËRNDJEKURIT POLITIK

Jonila Godole

SEKRETAR PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN

Greta Bardeli

SEKRETAR i KOORDINIMIT ELEKTORAL

Taulant Zeneli

SEKRETAR PËR ORGANIZATAT PARTNERE

Orjela Nebiaj

SEKRETAR PËR ORGANIZIMIN DIXHITAL

Endri Hasa

SEKRETAR PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE

Indrit Sefa

SEKRETAR PËR EMIGRACIONIN DHE DIASPORËN

Kreshnik Çollaku

SEKRETAR PËR DECENTRALIZIMIN DHE PUSHTETIN VENDOR

Roland Bejko

SEKRETAR i MARRËDHËNIEVE ME JASHTË

Gentian Gaba

ZËDHËNËS

Ina Zhupa

ANËTARË TË ZGJEDHUR

Agron Kapllanaj

Dhurata Tyli (Çupi)

Ervin Salianji

Fitim Zekthi

Gazmend Koduzi

Gert Bogdani

Helidon Bushati

Juela Hamati

Lindita Metaliaj

Orjola Pampuri

Taulanda Jupi

Tomor Alizoti

Xhemal Gjunkshi

Xhelal Mziu