Kjo bote, na ofroi mundesine te njihemi me mendjet e ndritura te disa njerezve te veçante,fale te cileve ,shkenca, teknologjia,mjeksia dhe vecanerisht arti,paten nje shtyse drejt progresit.
Fale trashegimise kulturore,te mirembajtur dhe te trasheguar brez pas brezi,kemi arritur te kthehemi mbrapsht ne kohe,per tu prezantuar dhe takuar me secilen nga keto vepra te ketyre ‘’Gjenive te Pavdekshem’’ te te gjitha koherave,te cilat na krijojne pershtypjen se imazhi i tyre sdo te venitet kurre dhe se krijimet e tyre do te jetojne perjetesisht mes nesh.
Leonardo Da Vinçi,eshte nje nga artistet me misterioz dhe me te celebruar akoma edhe ne ditet e sotme.I lindur ne 15 prill 1452,nga nje lidhje dashurore mes nje noteri te famshem Italian dhe sherbetores se tij,Leonardo,u quajt i jashtligjshem.Pavaresisht situates, ai u pranua nga i ati,dhe ne moshen 5-vjecare,ai u shperngul ne te njejten shtepi me te,duke iu larguar nenes se tij(Caterina Di Meo Lippi),e cila u detyrua te martohej me nje njeri te dhunshem,vetem per te mbuluar lindjen e Leonardos dhe turpin e asaj kohe per lidhjen e saj me noterin,Piero Da Vinçi.
Vitet me te rendesishme te tij,Leonardo,i kaloi ne shtepine e lindjes se tij,ne Vinçi,nje komune e qytetit te Firenzes,ne rajonin e Toskanes.Nje femije i jashtzakonshem,edhe pse ilegjitim.Gjate viteve te para te jetes se tij,ai shfaqet si nje femije teper kurioz per natyren,per shpendet,per driten.
Komuna e Vinçit eshte e pasur me bimesi, kryesisht te gjinise Olea (Ulliri) dhe bota e shpendeve eshte e larmishme.Besohet qe kjo zone te kete qene edhe burimi kryesor i frymezimit te Leonardos fillimisht si nje Piktor.
‘’Shikojeni Driten dhe admiroje bukurine e saj.
Mbylli syte dhe Observo. Ajo qe ti e pe,nuk eshte me dhe ajo qe do te shikosh,nuk ka ardhur akoma.’’
Nje nga perlat e Da Vinçit,e cila na ben pjese te imagjinates dhe te botes shpirterore te tij.
ALBDREAMS MEDIA,realizoi nje vizite ne shtepine e lindjes se Leonardos,Duke u bere keshtu deshmitare per natyren frymezuese dhe pozitivitetin qe kjo komune e vogel e Italise,Vinçi,i quajtur ndryshe ,fshati i paqes,na percjell.
Leonardo njihet si “Njeriu i shume Talenteve’’.
Karriera e tij filloi si piktor,por u njoh dhe si skulptor,muzikant,inxhinier,arkitekt.
Ai ishte i pari qe beri zbulimin e Shkakut te Infarktit dhe ishte i pari qe zbuloi pozicionin e sakte te fetusit ne Uterus.
Shume zbulime te tjera mbartin firmen e tij.
Imortalja ’’MONA LIZA’’ruhet ende si nje prej thesareve me te kushtueshme ne te gjithe globin tokesor,e cila konsiderohet si simboli i perjetshem i Artit Perendimor.
Kjo veper mbahet ne Muzeun e Louvrit ne Paris dhe kushtet e mirembajtjes jane maksimale.’’Xhakonda ‘’ mbahet ne nje vitrine prej xhami e cila e mbron ate nga demtimet te cdo lloji dhe nga ato ultraviolete.Temperatura ne vitrine duhet te jete cdohere 21° dhe niveli i lageshtise ne 50%.
( Ne foto autoria e shkrimit me t’birin RD)Nje veper po aq misterioze sa edhe autori i krijimit te saj.
Besohet qe intriga e kesaj tabloje qendron tek buzeqeshja e saj fine, te cilen Leonardoja e realizoi me nje mjeshteri te madhe.
Gjeniu lind!
Nuk ka rendesi se ne cfare rrethanash erdhem ne jete.
Nje mendje e ndritur,kurre nuk do te zbehet,perkundrazi,drita e saj do te iluminoje cdo mendje te ngjashme me te ,deri sa Perfeksioni te arrihet.
Per Albdreams Media
Stesida Markaj
(Foto poshtë nga SM në komunen Vinçi -RD)