“ Gjaku i shprishur i Arbërit” libri i ri i Tomë Berishajt.

0
393

Gjekë Gjonaj

Tomë Berishaj, i cili jeton në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  këto ditë botoi  librin e tij të gjashtë  “ Gjaku i shprishur i Arbërit”. Kjo vepër  është  e ndarë në prozë, poezi dhe  folkloristikë.

Në kapitullin e parë të librit  autori   shkruan për të kaluarën historike të shqiptarëve, për krijimin e  shtetit shqiptar, për krimet e ushtrisë serbo-malazeze ndaj shqiptarëve gjatë vitit 1912-1913 , për rrëzimin e Qeverisë demokratike të Fan Nolit,  kontributin e serbëve dhe grekëve  në rrëzimin e kësaj qeveri dhe për disa padrejtësi të Evropës ndaj shqiptarëve.

Në kreun e dytë  Berishaj  trajton  qëndresën e malësorëve nga këndvështrimi i Patër Anton Harapit. Në kreun e tretë      përpiqet të trajtojë asimilimin e shqiptarëve , zhveshjen nga vetëdija kombëtare dhe ikjen e shqiptarëve nga identiteti. Në  kapituillin e katërt

Kreu i pestë  i librit   është me poezi në të cilat dominon motivi patriotik.  Në këto poezi autori shpreh  preokupimin  e tij fatin të  hidhur të popullit shqiptar dhe të vendlindjes së tij.

Berishaj    katër kapitujt  e fundit ia ka kushtuar folkloristikës shqiptare. Aty paraqiten, fjalë  të urta, për atdheun  nga vende  dhe njerëz të ndryshëm, thënie filozofike për atdheujn, thënie të Nënë Twerzsë  dhe të At Gjergj Fishtës,    krijime popullore, këngë darsme, këngë djepi dhe këngë t’pini.

Tomë Berishaj është autor i gjashtë librave, “ Duhma e Cemit”, “ Gurgullima e valëve të Cemit”, Jazi i shembur”, “Rruga e humbur”, Udhëtim nëpër shkeuj!” dhe “ Gjaku i shprishur i Arbërit”.