22 December 2024

Gati projektligji, lehtësime për marrjen e nënshtetësisë gjermane

Relevante

Zigmund Frojdi me 6 libra në shqip – rreth 1200 faqe përkthim nga vepra e plotë e tij

Arben Çokaj Pas një pune disa mujore, arritëm në fund të përkthimit...

FJALË ME RASTIN E MARRJES SË TITULLIT “QYTETAR NDERI” NGA BASHKIA MALËSI E MADHE

Arben Çokaj Pas Rexhep Qoses e Gjekë Marinaj (kandidat për çmim Nobel...

Bujar Kaloshi – 28 vjet pas vrasjes/ Krimi ende i pandëshkuar, apeli vazhdon për bashkëvuajtësit!

Nga Beqir SINA Kurr nuk vdes e nënshtrohet ai shpirti i përvuajtur...

NGA LEZHA NE VERMOSH ME RUSH DRAGUN!

Shënime udhëtimi Pjetër Jaku Udhëtimi nisi që të shtunën, me 13 Korrik 2024,...

“Vdekja si kjo, vdekja për shqiptarizëm, asht kupë e artë!” – Atë Benardin Llupi o.f.m. (1886-1946)

“Klerik i shquar katolik. Ai kishte kryer studimet për Teologji dhe Farmaci....

Shpërndaj

Do të lehtësohet marrja e nënshtetësisë gjermane. Një nga pengesat që do të heqë ministrja e Punëve të Brendshme, Faeser është shfuqizimi i rregullores për dorëzimin e nënshtetësisë origjinë nga qytetarët jashtë BE.

Kush do të bëhet gjerman në të ardhmen, nuk do të duhet të dorëzojë patjetër nënshtetësinë e vendit origjinë. Kjo del nga një draft i projektligjit për nënshtetësinë gjermane të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, i cili iu dorëzua të premten dikastereve të tjera të qeverisë gjermane për miratim. Qëllimet e parashtruara në marrëveshjen e koalicionit qeveritar gjerman të vitit 2021 për një “të drejtë moderne të nënshtetësisë”, lehtësojnë po ashtu rregulloren për kushtin e gjuhës gjermane për grupe të caktuara që duan të marrin nënshtetësinë gjermane. Krahas kësaj do të shkurtohet koha minimale që duhet respektuar para shtrimit të kërkesës për nënshtetësinë gjermane.

Në projektligj, që e ka në dorë agjencia gjermane e lajmeve, dpa, thuhet se lehtësimet për vërtetimin e njohjes së gjuhës gjermane dhe detyrimi për testin e nënshtetësisë do të hiqen për të gjithë të huajt që janë të paktën 67 vjeç. Me këtë synohet të vlerësohen arritjet e punës së brezit të punëtorëve të ardhur në vitet 50-60 të shekullit të kaluar “gastarbeiter”, të cilëve në vitet e para nuk iu ofruan as kurse gjuhe dhe as oferta integrimi në vitet e qëndrimit në Gjermani.

Nga lehtësimet do të përfitojnë jo vetëm të moshuarit, që erdhën me marrëveshjen e atëhershme të punësimit, por të gjithë ata që janë pjesë e kësaj grupmoshe. Për më të rinjtë që duan të marrin nënshtetësinë gjermane do të ketë edhe raste përjashtuese, si rasti i vështirësisë së veçantë për kujdesin shëndetësor të një anëtari të familjes. Në këtë rast do të mjaftojë që personi i prekur të njohë gjuhën vetëm në nivelin e komunikimit gojor.

Projektligji është pjesë e planit të SPD-së, Të Gjelbërve dhe FDp-së për të reformuar gjerësisht politikën e migracionit dhe integrimit. Në bazë të reformës qëndron ideja që dhënia e nënshtetësisë hap rrugën për një pjesëmarrje të zgjeruar në shoqërinë gjermane, nga e cila përfiton si shoqëria gjermane edhe nënshtetasit e rinj.

Sipas planeve, nënshtetësia do mund të kërkohet edhe 5 vjet pas qëndrimit të rregullt në Gjermani, deri më tani aplikuesit duhet të prisnin 8 vjet. Ndërsa në raste të veçanta të arritjeve të shpejta integruese në Gjermani, arritje të shkëlqyera në shkollë apo profesion, angazhim vullnetar apo njohuri perfekte të gjuhës, do të mjaftojnë tre vjet për shtrimin e kërkesës. Ndërsa detyrimi opcional për fëmijët e të huajve të lindur në Gjermani do të hiqet plotësisht. Kjo do të thotë, që të rinjtë nuk kanë nevojë më të vendosin mes nënshtetësisë gjermane apo asaj të prindërve të tyre.

Gjithashtu do të shkurtohet edhe kohëzgjatja e nevojshme për të marrë qëndrim të rregullt një prind që ka lindur fëmijë në Gjermani që duan të marrin nënshtetësinë gjermane. Kjo kohë do të shkurtohet nga tetë në pesë vjet.

“Nga ky shkurtim i ndjeshëm i një kohës së qëndrimit në Gjermani të një prindi do të rritet numri i fëmijëve që marrin nënshtetësinë gjermane”, thuhet në projektligj, sipas dpa. Edhe kushti i futur në vitin 2019 për “integrim në marrëdhëniet jetësore gjermane” do të hiqet. Por nënshtetësia nuk do të jepet kur ” i huaji është i martuar me disa persona ose në rast se ai me sjelljen e tij tregon, se nuk do të pranojë barazinë mes burrit e gruas e vendosur në kushtetutë.” Kritika për planet vijnë nga opozita. Politikani i CDU-së, Thorsten Frei e pranon, se Gjermania është vend imigrimi, por “kjo nuk do të thotë që të jepet nënshtetësia gjermane kujt të dojë”. /dw/

spot_img