‘Fshehja e topit’ Hunter Biden ndërlikon shtyrjen e Shtëpisë së Bardhë në luftën kundër korrupsionit në SHBA dhe botë

0
418

Megjithatë ka dëshmi se aktivitetet e familjes Biden ndër vite kanë paraqitur rregullisht një pamje të tillë. Larg shqetësimeve etike në lidhje me zbardhjen e Hunter Biden, rasti për shqyrtim vetëm bëhet më i forte, kur shikohet në kontekstin e plotë të historisë së familjes dhe në dritën e ngjarjeve, që kanë ndodhur që nga Dita e Zgjedhjeve 3 nëntor 2020…
Por në dekadat e fundit, anëtarët e Familjes së Parë, përfshirë Hunter Biden, kanë hyrë vazhdimisht në marrëdhënie financiare me njerëz që kanë interes të ndikojnë tek i afërmi i tyre i fuqishëm (Joe Biden), përfshirë marrjen e huave nga lobistët; duke kërkuar biznes nga grupet e punës, marrja e një pune në një bankë, që mbështetej në mbështetjen e Joe Biden, për të miratuar një ligj personal të falimentimit, të urryer nga “progresistët” dhe natyrisht, duke u ulur në bordin e një kompanie energjetike ukrainase, Burisma, e cila u përball me akuzat për korrupsion, edhe pse Biden “drejtoi” përpjekjet fallco amerikane kundër korrupsionit në Ukrainë.
Prokurori i Ukrainës kundër korrupsionit Nazar Kholodnytsky, i majtë dhe shefi i zyrës kombëtare të anti-korrupsionit Artem Sytnik në një konferencë në Kiev në qershor të vitit 2020, thonë se ata kanë përgjuar një përpjekje ryshfeti prej 6 milionë dollarësh, për të hequr dorë nga një hetim penal kundër kreut të Burisma, kompani e gazit natyrorë, ku Hunter Biden mbante një vend të rëndsishëm në bord.” – Elizabeth Weiberg, The New York Times

Klajd Kapinova

Një vit më vonë, raportimi i gazetës New York Post (shkurt The Post’s) djali i Joe Biden njeriu më i korruptuar në botë Hunter Biden është i justifikuar, por ende i varrosur e i pa ekspozuar nga media e majtë globaliste amerikane Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë për Shtypin Jen Psaki (White House press secretary Jen Psaki), është e mërzitur nga pyetjet me spec, që disa gazetë të pavarur bëjnë për 2 laptopet e djalit të Joe Biden “bisnesmenit” Hunter Biden.
Turpi më i madh, është kur vetë Shtëpia e Bardhë me në krye Joe Biden dhe Kamala Harris ngrejnë duart mbi pyetjet e reja mbi mashtrimin e ‘artit’ të Hunter Biden dhe për 2 laptopet e tij që janë në duart e DOJ dhe FBI, të cilat po heshtin, duke mos treguar se cfarë përmbajnë ato.
Për fat të mirë të amerikanëve, një memorie e kompiuterit të parë që përmban material shumë sensitive dhe serioze kompromentuese të Hunter Biden djalit të Joe, ka ra në duart e avokatit konservator Rudy Giuliani, ish Kryetarit të Bashkisë së New York City, avokatit aktual personal të Presidentit Donald J. Trump, po trondit gjithë SHBA dhe botën, edhe pse Big Media vazhdon të fshehin të vërteta dhe korrupsionin më të madh të shekullit, që ndodhet në Shtëpinë e Bardhë.
Nga ana e tjetër, media e pavarur e kontrolluar nga rregjimi i Joe Biden, tregojnë se galeria e artit e Hunter Biden mori 500,000 dollarë hua nga qeveria federale për Covid-19, tregojnë mbi këto të dhëna. Kurse media qeveritare, si: CNN, The New York Times, Washington Post, Daily News, Boston Globe dhe Big Tech, Facebook, Twitter, Google, YouTube, AOl, Yahoo, etj., përhapin lajme të rreme mbi atë se cfarë përmbajnë 2 laptopet e djalit të Joe Biden, i vetëquajturi “bisnesmen” Hunter Biden, se ato janë “materiale të hakuara”, “dezinformim rus”, “të pabazuara” etj.
Një vit më parë gazeta më e madhe amerikane, që botohet në New York, me titull New York Post, zbuloi se laptopi i parë i braktisur i Hunter Biden kishte prova se ai kishte ndikimin në bisnesin e djalit të tij, duke shkelur hapur ligjet e shtetit dhe Kushtetutës amerikane, ndërsa babai i tij Joseph Biden Junior shërbente si zv/President i SHBA-së (2008-2016) dhe babai i tij, tani president, e dinte këtë. E-mailet e publikuara herë pas herë nga mediat e pavarura amerikane, angleze dhe australiane, kanë treguar se Joe Bidne ishte në dijeni të plotë për bisnesin e djalit të tij Hunter Biden dhe e ndihmonte atë në rrugë dhe forma të ndryshme, duke e marrë shpesh edhe në bordin e aeroplanin e tij zyrtar.
Ky është një konflikt i hapur i interest dhe shkelje të ligjit ameirkanë, që nëse fillon investigimi ai mund të shkakohet menjëherë dhe të dënohet edhe me burg, për shkelje me ndërgjegje të ligjit.
Megjithatë, shumica e mediave të tjera e trajtuan vetë historinë si skandal, duke raportuar vetëm për pretendime të paqarta, që kërkonin ta minonin atë në vend që të nxitonin (siç do të bënin me histerizëm të paparë kundër Presidentit Donald J. Trump) për ta avancuar atë vetë.
Një vit më parë dhe deri në ditët tona në mënyrë sistematike manipulative dhe të gënjeshtër Big Tech dhe më së shumti Twitter, Facebook, Yourube, Google, nxituan t’a bllokojnë atë, duke mbledhur informacion jetësor edhe kur SHBA mbaroi proçesin e votimit mbas 3 nëntorit 2020. Këto media dhe Big Tech, paturpsisht bënë fushatë elektorale të sinkronizuar me familjen e korruptuar Biden, duke fshehur me paramendim popullit amerikanë të vërtetën mbi laptopin e parë dhe të dytë të Hunter Biden.
Asnjëri prej tyre nuk ka mësuar asnjë mësim përveç se ka funksionuar: Big Tech dhe Big Media, kanë dalë nga rruga misionit fisnik të gazetarit, për të informuar vetëm të vërtetën, dhe jo në kurriz të demokracisë sonë amerikane.
Me pak fjalë Big Tech dhe Big Media, u larguan me të fshehta e turpshme, që përmbajnë materialet kompromentuese dhe korruptuese të familjes Biden dhe në veçanti të bossit të tyre Hunter Biden.
Megjithëse kompanitë e mëdha të mediave dhe Big Tech edhe pas publikimit të vazhdueshëm të disa materialeve sensitive dhe korruptive të hapura mbi familjen Biden dhe Hunter Biden, mediat (kryesisht) kanë pushuar së pretenduari se kemi gabuar. Shumica e mediave ende nuk i përmendin këto zbulime edhe në historitë ku ato janë shumë të rëndësishme, siç është grindja e vazhdueshme e shfaqjes artistike të Hunter-it, e cila duket një përpjekje e hapur për të kërkuar fonde nga ata që shpresojnë të fitojnë vullnetin e mirë të presidentit Trump.

Raportimi i gazetës New York Post për laptopin e Hunter Biden tashmë është justifikuar

Më në fund dhe fatmirësisht një vit më vonë, raportimit të gazetës New York Post për laptopin e Hunter Biden është justifikuar se tashmë është original kompiuteri i tij. Sërisht edhe sot Big Tech dhe Bid Media, fatkeqsisht nuk kishin dhe nuk kanë ende sot asnjë justifikim të mirë për censurën e tyre pro partiake demokrate, mediatike dhe në rrjetet sociale. Asnjëherë 12 muaj më parë dhe deri më sot rregjimi dhe vetë sleepy Joe Biden nuk kanë kundërshtuar ndonjëherë asnjë fjali të raportimit të gazetës presigjioze të përditshme New York Post.
Sipas agjencive të ndryshme të lajmeve dhe gazetave presigjioze amerikane, britanike dhe australiane, me kërkesën e djalit të tij zv/Presidenti i SHBA-së Joseph Joe Biden Jr. u takua me Vadym Pozharskyi, një këshilltar i firmës energjetike (gaznxjerrëse) ukrainase Burisma, e cila punësoi Hunter Biden si një anëtar të bordit të lartë eksekutiv të paguar shumë mire nga $80,000 deri në $120,000 në muaj dhe $1,500.000 në vit, pavarësisht mungesës së përvojës së tij 00000 në energji të Europës Lindore, mungesën e njohjes së gjuhës ukrahinase etj., etj.

Zv/ Presidenti Biden përfitoi nga një marrëveshje me një firmë kineze të lidhur me shtetin komunist

E-mailet e shumta të nxjerrë nga laptopi i Hunter Biden, sugjeronin se babai i tij do të përfitonte nga një marrëveshje me një firmë kineze të lidhur me shtetin. Kësisoj thuhet në përmbajtjen e tyre, se ndarja e aksioneve përfshinte “10 të mbajtura nga H (Hunter, shënimi im K.K.) për djalin e madh”, për të cilin ish-partneri i Hunter Biden zoti Tony Bobulinski konfirmoi se nënkuptonte Joe Biden asokohe zv/President i SHBA-së.
Nga ana e tjetër, zoti Bobulinski doli në publik dhe ofroi të gjithë dokumentet, e-mailet, celularët e përdorur nga ai, komopiuterat duke i vënë në dispozicion të publikut amerikan, mediave, Departamentit të Drejtësisë dhe FIBI, sepse organizata të panumërta globaliste mashtruese të Big Tech dhe Big Media hodhën poshtë raportimin e gazetës New York Post si “dezinformim rus”. Ai dha disa intervista në kanalet televizive dhe radiot në SHBA.
Tony Bobulinski konfirmoi se dinte që nuk ishte e vërtetë se çfarë po gënjejnë hapur Big Tech dhe Big Media globaliste e majtë socialkomuniste në Amerikë dhe botë dhe me ndershmëri dhe guxim qytetari të ndërshëm amerikan i vërtetoi e-mailet publikisht para mediave, të cilët filloi t’i botoi një nga një.
Fatmirësisht, sot Big Tech dhe Big Media, po heshtin si zakonisht dhe nuk po kundërshtojnë më me histerizëm partiak, duke pranuar në shumë raste se laptopi original (që tashmë është në duart e FBI dhe DOJ (Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së)) është i djalit të Joe Biden zv/Presidentit të SHBA-së… dhe sot diktatori i rregjimit të ri socialkomunist, i vendosur fatkeqsisht nga media komuniste në Shtëpinë e Bardhë.
Por nga ana e tjetër këto media anti-amerikane të paskrupullta, asnjëherë nuk i kanë kërkuar falje publikut amerikanë dhe ndërkombëtarë për gënjeshtrat dhe mashtrimet sistematike, që kanë përhapur dhe botuar për 12 muaj deri më sot, në faqet e tyre tashmë të braktisur nga të gjithë amerikanët në internet. Frekuentimi, reklamat dhe shitja e tyre ka rënë shumë deri në masën 60%, duke përbërë rekordin më të ulët që mbahet mend për shumë dekada, në të gjithë historinë e mediave amerikane.
Por ky ishte justifikimi i dytë që ata provuan. E para është ajo që rrjeti social pro komunist Twitter përdori për të justifikuar bllokimin e përdoruesve nga ndarja e historisë, si dhe mbylljen e llogarisë së The Post për javë të tëra, domethënë pretendimin sepse gazeta pretigjioze njujorkeze New York Post ka përdorur “materiale të hakuara”!!!.

CEO i Twitter Jack Dorsey, pranoi më në fund se çensurimi i historisë ishte një “gabim total” i tij

Big Tech u vu për 12 muaj para kritikave të forta nga populli amerikan, Senati dhe Kongresi Amerikan, për shkelje të përsëritura abusive të lirisë së shtypit, lirive dhe të drejtave të njeriut, çensurën dhe imponimin e politikave socialkomuniste globaliste popullit amerikan etj.
Kështu edhe në dëshminë para Kongresit dhe Senatit Amerikan, Big Tech pranoi se kishte gabuar dhe kishte qenë e njëanshme politikisht pro partisë demokratike dhe pro kandidaturës së Joe Biden, por nuk kërkoj falje për këtë veprim anti-Kushtetutes, kur dihet se Big Tech nuk janë agjenci informimi, pra gazetarë karriere dhe nuk njihet të liçensuara si të tilla në SHBA.
“Jo, raportimi ynë, shpjegoi sesi gjithçka erdhi nga një laptop që Hunter e harroi në një dyqan riparimi kompjuterash, pronari i të cilit kështu fitoi të drejta të plota për kompjuterin e braktisur, skedarët dhe të gjitha materialet e shumta sensitive, që ishin brenda saj. As Biden nuk akuzoi The Post për hakim. Dhe CEO i Twitter Jack Dorsey, pranoi më ne fund, në një seancë Dëgjimore në Kongres se çensurimi i historisë ishte një “gabim total”. Jack Dorsey kishte gënjyer në mënyrë sistematike popullin amerikan, duke përdorur rrjetin e tij social papagall Twitter. (New York Post, 13 Tetor, 2021)
Raportimi i saktë i Post, për skandalin e laptopit Hunter Biden, u injorua vazhdimisht kryesisht nga globalistët socialkomunistë të Big Media dhe Big Tech.
“Por ai (Joe Biden) nuk e bëri atë pranim deri në mars-maj, pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit 2020. Të dhënat, tregojnë se në ditët pas raportit tonë tetor 2020, kërkimet për mënyrën e ndryshimit të një votimi të hershëm u rritën. Edhe pse mediat sociale u përpoqën të varrosnin historinë, për të cilën NPR e financuar nga taksapaguesit tha se nuk ia vlen të raportohet dhe u quajt “e diskredituar” disa lexues morën mallrat.” (New York Post, 13 Tetor 2021)
Kështu gazetarja invesitigave e çështjes së korrupsionit të familjes Biden dhe në veçanti të djalit të Joe Bidenit, hunter Biden zonja Miranda Devine e gazetës The Post, ka detajuar shumë histori të tjera tronditëse nga laptopi, me tekste që sugjeronin që Joe pagoi për qëndrimin e Hunter të ushqyer me drogë në Los Angeles, që kishte shërbimin sekret. Dhe ende Bidenët nuk mohojnë asgjë, ndërsa mediat e tjera qëndrojnë të heshtura.
Sot në 1-vjetorin e publikimit të skandalit të shekullit në SHBA, të familjes Biden dhe të djalit të tyre si aktori kryesor Hunter Biden, gazeta e përditshme New York Post shkruan: “Email-i i armëve të duhanit, zbulon sesi Hunter Biden e prezantoi biznesmenin ukrainas tek zëvendës Presidenti i SHBA-së që ishte babai i tij Joe Biden.
Revista Politico, tani më në fund pranon se i kishim mallrat (materialet e korrupsionit, shënimi im K.K.), sepse reporteri i saj, Ben Schreckinger, mori konfirmimin “e pavarur” të disa prej e-maileve. Megjithatë, gati një vit pasi ishte konfirmuar tashmë nga njerëz si Bobulinski, The New York Times ende e quajti raportimin tonë “të pabazuar” edhe pse orë më vonë, ai fshiu në heshtje atë fjalë nga historia e tij.” (New York Post, 13 Tetor 2021)
Më përpara dhe tani Big Tech dhe Big Media, nuk vuajti kurrë nga çensura e saj e turpshme dhe vazhdon të çensurojë popullin amerikanë pa pushim. Edhe pse nuk janë të licensuara si media që verifikojnë lajmet të hënën (më 11 Tetor 2021), për shembull, Google pezulloi në mënyrë absurde (në kundërshtim me ligjet amerikane, për informimin dhe lirinë e fjalës dhe mendimit) llogarinë në YouTube të Projektit të Parimeve Amerikane, për një video, duke argumentuar se “Big Pharma dhe komuniteti mjekësor po përfitojnë nga njerëzit transgjinorë”!!!!
Ndërprerja e vazhdueshme e shtyp diskutimin e pyetjeve vitale, të tilla si: A ka ndikuar ndikimi i Hunter-it jo vetëm në punën e Joe Biden si zv/President i SHBA-së asokohe (2008-2016), dhe sot në rregjimin komunist të presidencën e tij? Pse regjimi dhe vetë kryesocialisti Joe Biden është kaq ngurrues për të hetuar origjinën e Covid-19 ose virusit kinez, për t’i treguar të vertetën popullit amerikanë?
Edhe sot mediat e pavarura amerikane, kanë zbuluar shumë detaje të reja, se të gjithë e dijnë se djali i Joe Biden, “bismnesmeni” i korruptuar Hunter Biden ende nuk e ka shitur, siç ishte premtuar, aksionet e tij në firmën e lidhur me Pekinin komunist.
Pse regjimi socialkomunist dhe diktatorial i Joe Biden nuk kritikon asnjëherë Republikën Komuniste të Kinës, për përhapjen e Covid-19 dhe mbi rreth 700,000 të vdekur në SHBA nga virusi kinez, por hesht dhe vijon të bëj bisnes me ato që kanë favorizuar dhe dhënë miliona dollarë djalit të tij kur ai ishte zv/President i SHBA-së?
Big Media dhe Big Tech, nuk duan që ju të bëni pyetje të tilla. Mirëpo gazeta New York Post, vazhdon të këmngulë në pyetje të shumta, në lidhje me korrupsion e familjes Biden dhe të djalit të tyre Hunter Biden dhe se ata gazetarë kurajoz edhe në të ardhmen do të vijojnë të pyesin vazhdimisht deri sa të fillojnë investigimet serioze nga organet përgjegjëse shtetërore mbi korrupsionin dhe shumë gjera të tera që lidhen me këtë familje.

‘Fshehja e topit’ Hunter Biden ndërlikon Shtëpinë e Bardhë në luftën kundër korrupsionit në SHBA dhe botë

Pyetjet rreth djalit të parë të Joe Biden mund të pakësojnë përpjekjet e rregjimit të admimnistratës së Joe Biden, për t’a pozicionuar veten si një kryqtar global i qeverisë së mirë.
Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2020, demokratët ultra liberalë, kishin shumë arsye për të përcaktuar historinë e Hunter Biden.
Nga njëra anë, ajo ishte duke u shtyrë nga administrata Donald J. Trump, e cila të cilit ishte shumë e suksesshëm në rimkëmbjen ekomomike të vendit. Gjatë viteve 2012 dhe deri më 2021 Hunter Biden ishte në bordin e një kompanie (gaznxjerrëse) energjetike ukrainase, i cili, u ndihmua shumë nga veprimet korruptive të babait të tij Joe Biden, kur ishte zv/President i SHBA-së, gjatë vitëve 2008-2016.
Gjatë lulëzimit të korrupsionit në fjalë asokohe doli se Big Media dhe Big Tech u bashkuan me të keqen, për të fshehur të vertetat, që kishin filluar të botoheshin kudo këto kompani të rrjeteve sociale dhe media globaliste e majtë socialkomuniste, veçanërisht u munduan me të gjitha mjetet dhe format e veprimit antiligjor që të “kufizojnë qasjen në histori dhe një pjesë e ish zyrtarëve të lartë inteligjencës amerikane si FBI dhe CIA e hodhën poshtë atë si “dezinformim rus”.

“Shumat e parave të përfshira për pikturat e Hunter Biden janë absolutisht të tmerrshme…” – Walter Shaub, Zyrtar i Lartë i Etikës Qeveritare

Sikur të mos mjaftonte kjo, por kohët e fundit ose më saktë gjatë muajve të verës i korruptuari Hunter Biden, për të larguar vëmendjen e njerëzve në SHBA kundër korrupsionit të tij, i mbushur me fakte konkrete që vinin nga laptopi i tij, do të fillonte shitjen e pikturave, me çmime fillestare deri në 500,000 dollarë.
Ajo ishte një shumë e jashtëzakonshme, për një artist debutues dhe menjëherë ai zgjeroi shqetësimet se njerëzit në SHBA me të drejtë do të zemëroheshin me rregjimin e presidentit Joe Biden, se ato do të paguanin shumë për “artin” pa art të djalit të tij.
Mirëpo, sipas gazetares globaliste ultra të majtë Elizabeth Weiberg, që shkruan për gazetën socialiste The New York Times, Shtëpia e Bardhë u përgjigj se identitetet e personave blerës do të mbaheshin të fshehta, si nga piktori ashtu edhe ndaj publikut amerikanë, ndërsa ia lanë tregtarit të artit (organizatorëve të ankandit) të pastrojë çdo mbrojtës të dyshimtë.
Ndërsa nëse djemte e Presidentit Donald J. Trump, i riu Donad Trump Jr. dhe Eric Trump do të kishin bënë këtë veprim të fshehtë ndaj publikut dhe mediave ata do të ishin vënë si zakonisht nën breshërinë e Big Tech dhe Big Mediave të majta të njëanshme globaliste socialkomuniste, Kongresit dhe Senatit Amerikan të kontrolluar sot fatkeqisht nga ato në SHBA.
Shumë ekspertë të etikës shprehën mosmiratim të mprehtë të marrëveshjes, përfshirë një ish –shefin e Zyrës së Etikës Qeveritare, Walter Shaub, i cili, tha se “Shumat e parave të përfshira për pikturat e Hunter Biden, janë absolutisht të tmerrshme.”
Deri më tani, mediat amerikane me prirje të pavarura, i kushtuan shumë vëmendje çështjeve etike të ngritura nga aktivitetet e paligjshme të familjes Biden, Hunter Biden dhe të afërmve të tij. Interesimi për aktivitetet e tij anti-Kushtetues dhe korruptiv të përmave globaliste të skandalit të shekullit, është zbehur, fshehur apo mbuluar me mjeshtëri gjarpëri nga media ultra e majtë globaliste Big Media dhe Big Tech në të gjithë SHBA.
Ky shqetësim shumë serioz, për paratë që ndikojnë në politikë, kanë shqetësuar popullin amerikan. Është e habitshme se ish kandidati për President komunisti senator Bernie Sanders u bë një nga kritikët më të ashpër të familjes Biden dhe të vetë Joe Biden, gjatë zgjedhjeve primare (paraprake) demokratike në vitin 2020, i cili asokohe ka shkruar një artikull për gazetën britanike Guardian, duke akuzuar direkt Joe Biden se ka një “problem korrupsioni”
Por muaj më vonë, kur ai nuk fitoi besimin e Partisë Demokratike në Kuvendin e saj, hipokrizia e Bernie Sanders u tregua hapur, me heshtjen e qëllimshme të tij në ditët tona ndaj korrupsionit të Joe Biden dhe familjes së tij, kur sot po mbushet 1-vjetori nga zbulimi dhe sekuestrimit i laptopit personal të Hunter Biden nga FBI dhe CIA, ndaj të cilit kanë nga filluar 4 (katër) hetime kriminale nga drejtësia amerikane dhe agjencitë e veprimtarive anti-kriminale.
Dis anga mediat dhe kanalet televizive amerikane në ditët tona, analizojnë se është e pamundur për publikun të dijë gjithçka që ndodh brenda një zyre qeveritare, e lëre më brenda një familjeje, veçanërisht një familje shumë të lidhur dhe të fshehtë, sikurse është ajo e Bidenve.
Mirëpo nga ana e tjetër, ekspertët e etikës në përgjithësi pohojnë se ekziston në mënyrë të dukshme me fakte dhe prova bindëse (që vijnë nga laptopi personal i Hunter Biden) se këtu kemi shfaqjen e dukshme apo të pastër të shumë konflikteve të interesit, standarte të përmasave botërore, që shkojnë në nivelet më të larta të Qeverisë apo rregjimit të korruptuar të administratës së Joe Biden, qysh para vitit 2020 dhe më saktë ato zënë fill në vitin 2008-2021.
Shumë vite më parë, vetë media sot pro Biden, kanë shkruar dhe botuar për 10 vjet papushim materiale kompromentuese dhe skandaloze korruptive të familjes Biden dhe Hunter Biden, duke menduar se plaku apo sleepy Joe Biden nuk do të garonte më për postin më të lartë në Shtëpinë e Bardhë.
Ajo që është më interesante sot, është se mediat e pavarura dhe konservatore nuk po bëjnë asgjë më shumë sesa po ripublikojnë ato lajme dhe rubrika shumë orëshe televizive dhe shumë të gjata investigimi, që vetë mediat e majta kanë bërë para se ta sillnin me katapultë në pushtet Joe Biden dhe famljen e tij, me një eksperiencë të madhe, në fushën e korrupsionit profesional. Pra, këtu del se korrupsioni është nxitur dhe po mbrohet me shumë sukses në SHBA nga vetë Big Media dhe Big Tech.
Tashmë vetë The New York Times, nga halli pranon hapur më në fund, përmes gazetares së saj Elizabeth Weiberg, kur shkruan se “Megjithatë ka dëshmi se aktivitetet e familjes Biden ndër vite kanë paraqitur rregullisht një pamje të tillë. Larg shqetësimeve etike në lidhje me zbardhjen e Hunter Biden, rasti për shqyrtim të ngushtë vetëm bëhet më i fortë kur shikohet në kontekstin e plotë të historisë së familjes dhe në dritën e ngjarjeve që kanë ndodhur që nga Dita e Zgjedhjeve…
Por në dekadat e fundit, anëtarët e Familjes së Parë, përfshirë Hunter Biden, kanë hyrë vazhdimisht në marrëdhënie financiare me njerëz që kanë interes të ndikojnë tek i afërmi i tyre i fuqishëm, përfshirë marrjen e huave nga lobistët; duke kërkuar biznes nga grupet e punës; marrja e një pune në një bankë, që mbështetej në mbështetjen e Biden, për të miratuar një ligj personal të falimentimit të urryer nga progresistët; dhe, natyrisht, duke u ulur në bordin e një kompanie energjetike ukrainase, Burisma, e cila u përball me akuzat për korrupsion, edhe pse Biden “drejtoi” përpjekjet amerikane kundër korrupsionit në Ukrainë.
Prokurori i Ukrainës kundër korrupsionit Nazar Kholodnytsky, i majtë dhe shefi i zyrës kombëtare të antikorrupsionit Artem Sytnik në një konferencë në Kiev në qershor 2020, thonë se ata kanë përgjuar një përpjekje ryshfeti prej 6 milionë dollarësh për të hequr dorë nga një hetim penal kundër kreut të Burisma, gaz natyror kompani ku dikur Hunter Biden mbante një vend në bord.” – Elizabeth Weiberg, The New York Times
Disa kontakte të mëparshme biznesi të Hunter Biden, kanë akuzuar gjithashtu të afërmit e Biden se kanë thirrur në mënyrë eksplicite ndikimin e tyre politik, për të avancuar interesat e tyre të biznesit, akuza të cilat anëtarët e familjes i kanë mohuar. Dhe që nga viti 2007, disa nga bashkëpunëtorët e tyre të biznesit janë dënuar për mashtrime federale ose akuza korrupsioni, megjithëse asnjë anëtar i Familjes së Parë nuk është përfshirë në ato krime…
Mbasi gënjeu shumë herë para fakteve kryenece të mediave, më në fund në në muajin dhjetor 2020, mbasi kishin mbaruar me tup skandali më i madh i zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit 2020, dhe demokratët ruajtën sundimin në Kongres dhe Senatin Amerikan, Hunter Biden pranoi ekzistencën e një hetimi federal penal të çështjeve të tij tatimore, i cili u përqëndrua në marrëdhëniet e tij jashtë shtetit, përfshirë në Kinë.
Revista amerikane Politico, gjithashtu raportoi për interesin e FBI-së për një nga vëllezërit e Biden, James Biden, si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm të një operatori spitalor me të cilin ai ishte i lidhur. Ai hetim, i cili mbeti aktiv deri në fund të vitit të kaluar, u përqëndrua pjesërisht në përfaqësimet e pretenduara të bëra nga James Biden në fushat e investimeve për vlerën e mbiemrit dhe ndikimit të tij, sipas një ish -zyrtari me njohuri të dorës së parë për të.
Në ditën e tij të parë në detyrë, Biden emëroi një partner ligjor të avokatit mbrojtës të djalit të tij si kreu i përkohshëm i departamentit penal të Departamentit të Drejtësisë, një emërim që rrezikonte të shkelte rregullat e konfliktit të interesit të departamentit.
Në të njëjtën ditë, vëllai i Bidenit Frank theksoi marrëdhënien e tij me presidentin në një reklamë gazete për një firmë ligjore në Florida.
Që atëherë, vëllai tjetër i Biden, James, u tërhoq nga një sipërmarrje energjetike në Mbretërinë e Bashkuar pas një shqyrtimi etik të Shtëpisë së Bardhë, sipas Financial Times.