FONDACIONI HUMNITAR RAPSHA PASQYRE ME PA UDHEN DHE SYTE(Foto…)

0
785

ZEE PERGEGA
Dje isha ne dy takime: Njeri i organizuar në ACTV me mesues dhe bashkpuntor te asaj media dhe takimi tjeter ishte Fondi humanitar “Rapsha” e Hotit, pra si dikur ne Rapshe te Hotit qe u organizue ne sallen “Teuta”. Ky Fondacion bashke me shoqaten kulturore dhe artistike “Rapsha” qe vepron ne Michigan prej 12 viteve, nuk ka fjale, po ka vepra. Vepra me e madhe eshte humanizmi, ndihma ne nevoje, pra njerez qe kane shpirt, njerezor deri ne dhembje per vendlidjen. Tjeter tipar eshte trashegimia e kultures dhe tradites e sidomos te veshjeve kombetare origjinale, jo si te tjeret, qe u shtojne ketyre veshjeve artificializmin dhe perdhosjen globale e financuar cuditerisht deri ne dhjame. Eshte shume e rendesishme kjo dhe kete e ben Anton Marku Juncaj me muzeun e vet dhe me grupin e kengeve dhe valleve me rroba te qepurara si para 500 vitesh, pra si xhumbleta 4 mije vjecare apo si kostumi e gruas mirditore origjinal 100 vjecar qe Antoni e bleu ne Lezhe dhe e ka bere pjese te muezut te tij, i cili ka rreth 300 objekte. Muzeu tij eshte nje kulle malesore e mirditore dhe dicka me teper!
E ben Anton Lajcaj, Lindon Lajcaj, Vasel Juncaj, femijet e Antonit, femiljet e lufetarit te lirise se Kosoves Tome Juncaj…e bejne shume vete…ne kete fondacion e ne kete shoqate, qe nuk vuajne per emer!
Anton Marku Juncaj gati me lot ne sy, kur mori dekoraten e mirenjohjes per keto vlera me tha vetem pak fjale: “…Ndjej dhimbje deri ne keto gojtana me i ruajt si amanet i te pareve tone, me e ruajt kete krenari shqiptare me i mekue femijet me keto vlera se prej tyre nuk e harrojne ABC-ne shqipe. Nuk jam nisur per kurre ndonje perfitim, por shpirti ma don, lahuta me thote, shkrimi shqip e gjuha jone ma thote, hiqju mendjes madhe dhe merr e puno dicka per kombin tand se po shuhemi! Une i falenderoj per nderimin, por kurre s’jam nis me fitue cmime as me dal ne tribuna te nderit, por me qene konservator i vlerave tona se ato e kane gjuhen e vet dhe flasin!”
Antoni nuk e ka titullin “profesor” , pa droje e them se ai asht me shume, ai eshte akademiku i shpirtit te tradites, ku i flet puna dhe jo lavdrimet apo dekoratat e rreme! Ai me Fondacionin “Rashpa” jane katedra e shkolles etnike shqipe ne diaspore para te ciles duhet te perulet cdo mesues dhe profesorat pa nxanes e pa shkolle!
Vetem une dhe kamera e ACTV ishim aty pas takimit te shtate marsit! Po quet, me pyeti nje malesor, te cilit i kishin thene se nuk do te shkoja, por u kisha premtue dy Antonave!
Ne kete linje ishte edhe kryetari i shoqates “Rapsha” Lindon Lajcaj ku nder te tjera tha: “… se qellimi yne eshte bashkimi e familjeve, njohja me njeri-tjetrin se femijet rriten shpejt dhe eshte e nevojshme vendosja e kontakteve dhe e bashkepunimit. Gjithashtu ne kemi planin tone me ndihmue vendlindjen, qe trojet te mos braktisen. Ajo qe na bashkon eshte gjuha, gjaku, tradita, vendi, bjeshket tona qe ti kemi te lira dhe te begata. Edhe pse ne situata te veshtira Fondi humanitar “Rapsha” grumbulloi 22, 650 dollare. Nga keto 11. 800 dollare u dhane per njerezit ne nevoje, 1.500 dollare per te ndihmuar studentat ne shkolla te lartasi bursa. Ndersa po vitin e kaluar u mbodhen nga bashkatdhetaret 28. 175 dollare per te bere te mundur organizimin e festivalit mbare kombetar qe do te mbahet ne Vitoje te Malesise se Madhe ne Mal te Zi. Edhte ne kete mbramje u mbodhen rreth 20 mije dollare!
Kengetarja Marie Lajcaj, qe kishte ardhur nga Austria iu bashkua me kenget e saja te krahines grupit te valleve tradicionale ne thelb etnike te shoqates “Rapsha” ma e vlerta e kultures shqiptare ne Amerike! Per mua ishte nje dite e ambel e nje dite fort e idhte!