Edi Rama nis turin e takimeve, mbërrin në Shkodër dhe shfaqet krah Benet Becit

0
233

Kryeministri Edi Rama ka nisur turin e takimeve pas zgjedhjeve të 14 Majit, duke mbërritur mesditën e kësaj të premteje në Shkodër. Ai shoqërohet nga kandidati fitues për bashkinë, Benet Beci dhe dy ministre.

Me të është ministrja Elisa Spiropali dhe njëherësh drejtuesja politike e Shkodrës, si dhe ministrja shkodrane Edona Bilali. Ata po shikojnë nga afër “Vendin e dëshmisë dhe kujtesës”, një burg i transformuar në muze për të persekutuarit e komunizmit.

“Vizitë në “Vendin e dëshmisë dhe kujtesës”, ku do të bëjmë një transformim rrënjësor, për ta kthyer nga një hapësirë pa jetë, në një muze mbresëlënës të tragjedisë së persekutimit komunist, destinacion kyç të Shkodrës historike, jo vetëm për vizitorët e për turistët, po edhe për nxënësit shqiptarë kudo jetojnë”, shkruan Edi Rama