Edi Rama kujton: Mimi Kodheli ishte aq kinge ….

0
390

Kryeministri Edi Rama gjatë nje aktivitetiti që zhvilloi me gra dhe vajza në Tiranë në kohen e fushates se 25 prillit, ka folur edhe për njohjen e hershme me ish-ministren Mimi Kodheli të cilën në fakt e pati vendosur në një vend jo fitues (nr.21), në listën për kandidatë deputetësh në kryeqytet.

Me këtë rast Rama tregoi se ishte i vogël, kur Mimi shkonte tek shtëpia e tyre bashkë me prindërit e saj dhe e përshkroi atë si një vajzë kinge, e cila i ngjallte fantazi, kurse ai çfarë nuk bënte që ti binte në sy.

‘Me Mimin kishim një lidhje të largët në kohë të largët për shkak të prindërve dhe unë isha i vogël kur prindërit e Mimit vinin për vizitë bashkë me Mimin.

Ajo ishte një super kinge me flokë të gjatë, nga ato lloj kingesh që kur futet në jetën e një pubertari krijojnë fantazira.