E kthyen PD në qesharake, tani Alibeaj mban 8 detyra në parti

0
242

Enkelejd Alibeaj mund të jetë personi me më shumë detyra në politikën shqiptare. Vitin e fundit ai ka marrë një sërë postesh njëri pas tjetrit në Partinë Demokratike.

Këtë të hënë atij iu ngarkua edhe detyra e drejtimit të Partisë Demokratike pasi ishte nënkryetar i saj. Pak kohë më parë Basha i besoi Alibeajt, detyrën e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, pas largimit të Alfred Rrushajt.

Përpara zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit Alibeaj u “gradua” nga Basha is drejtues politik i qarkut të Shkodrës pas dorëheqjes së Helidon Bushatit.

Kjo detyrë iu shtua edhe pse si deputeti i Fierit ai drejtonte qarkun e Fierit pas disnacimit të Luan Baçit dhe më pas u delegua si kryetar i degës së PD-së për Vlorën pas shkarkimit të Genc Deromemajt.

Funksionet e Enkelejd Alibeaj në Partinë Demokratike:

  1. Kryetar
  2. Nënkryetar
  3. Deputet
  4. Anëtar Kryesie
  5. Kryetar i Grupit Parlamentar
  6. Drejtues politik i qarkut të Fierit
  7. Drejtues politik i qarkut të Shkodrës
  8. Kryetar i PD-së Vlore                                                                                             GAZETA STANDARD