Dua Lipa merr pjesë në ceremoninë e hapjes së klasës së parë të gjuhës shqipe në Texas

0
535
 Beqir Sina New York
DALLAS TX: Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare shqiptare, Dua Lipa, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së shkollës së parë shqipe në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kryetari i Qendrës Kulturore Shqiptare Amerikane në Dallas-Teksas, Bruno Ceka, postojë njoftimin shoqëruar me një set me fotografi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ndersa vet superstari shqiptar në Twetter shkarkojë një videoclip ku jepet një pjesë e fjalimit të saj.
“ Pata kënaqësinë të prisja sot në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane të Teksasit, superyllin botëror shqiptaren Dua Lipa. Dëshiroj të falënderoj me këtë rast veçanërisht komitetin organizativ, bordin drejtues, të Qendrës Kulturore Shqiptare Amerikane në Dallas-Teksas, mësuesit dhe nxënësit për punën e tyre të madhe”, shkruajti Ceka, duke I bekuar të gjithë : “Zoti ju bekoftë të gjithëve!”
Në postman e saj në rrjetin social Twetter Dua Lipa, tregon se si një fëmijë shqiptar i rritur larg vendit të origjinës, flet përpara fëmijëve shqiptar duke rrëfyer ndër të tjera edhe detaje nga fëmijërinë e saj si dhe sfidat për të mësuar gjuhën shqipe.
“Kur u informova për hapjen e kësaj shkolle më kujtua fëmijëria ime dhe koha kur erdha nga Prishtina në Londër” citohet të ketë thënë super-ylli shqiptar i muzikës.
Mëtutje ajo kujtoi kohën fëmijërisë së saj, ndërsa po rritej në shkollë, asaj i duhej të fliste gjuhën angleze në shtëpi kur e gjithë shtëpia gjithmonë flisnin shqip.
“Kur isha në Londër flisja anglisht me miqtë dhe profesorët, ndërsa natën me prindërit flisja shqip për të mos harruar rrënjët dhe gjuhën e nënës -gjuhën Shqipe”, ka thënë mes emocionesh ylli i muzikës botërore Dua Lipa.
 Qendra Kulturore Shqiptare Amerikane, në Dallas-Teksas, me punën dhe angazhim vullnetarë(papagesë), ka arritur dhe sukseset e Komunitetit Shqiptar, të cilat janë rezultat i pamohushëm i ruajtjes së vlerave dhe trashëgimisë sonë kulturore,e sidomos ruajtjen e mësimin e gjuhës shqipe, te fëmijët shqiptar në Dallas e zonën për rreth tij.