DOM NIKOLLË KAÇORRI , ATDHETARI E MESHTARI QË LUFTOI ME PUSHKË E BEKOI ME KRYQ PËR PAVARESINË E SHQIPERISË..!

0
672

(Një kujtesë e vogël per një “gurë” të madh themeli në “godinen” e shtetit të pavarur shqiptarë).
NGA NDUE BACAJ
Nuk ka asnjë aresye të mos e themi “troç” se kleri katolik ndër motet e shekujt e Shqiperisë së robërueme , (veçanarisht gjatë atyre të pushtimit turko-osman), ka qenë drita , zemra , shpirti , truri e frymezimi i pasosun i atdhedashurisë dhe vlerave më të mira morale e matriale të shqiptarisë , fatësisht gjithnjë me kahje nga perendimi… Në fletoren “Shqipëria e Re” të dates 10 janar 1933, do të “shkruhej” boterisht se: “…Të tjer klerikë të Shqiperisë mallkonin shqipen dhe Shqiperinë , kleri françeskan derdhte gjakë , djersë dhe inteligjencë , per të zhvilluar gjuhën dhe ndjejat kombetare të lirisë dhe pavaresisë..”.1. Plejada e këtyre klerikeve është e madhe sa vete historia jonë , por unë me rastin e këtij pervjetorit të pavaresisë së Shqiperisë mendova të “veçoj”, atdhetarin e meshtarin Dom Nikollë Kaçorri , firma e të cilit mbi aktin e shpalljes së pavaresisë , është sot e mot një qiri drite i pashuar, në altarin e Shqiperisë Europiane…
DOM NIKOLLË KAÇORRI, “FRUT” I HARMONISË E BASHKËJETESË NDËRFETARE TË SHQIPTARËVE…
Dom Nikolla lindi në vitin 1862 në familjen “Kaçorri” në fshatin Krejë të Lurës dhe ishte “frut i rrallë” i një dashurie të “ndaluar” per “ligjet” e kohes. Ai ishte djali i katolikut Vokërr Kaçori dhe muslimanes Hanë Vladi. Vlen të theksohet se përkundër ligjeve osmane Lura ishte njëra nga trevat sfidante të kesaj “klime” që kultivonte pushtuesi shekullor turko-osman. Në Lurë muslimanet (shekulli XIX N.B.) ishin ende gjysëm të krishterë , e të krishterët gjysëm “musliman”.. Në Lurë njeri vella ishte musliman e tjetri katolik që ishte edhe kryeplak fshati , njeri festonte Krishtlindjen e tjetri Bajramin…2. Në ketë ambient “kontraditor” çifti “KAÇORRI” ndertoi familjen e vet , të mbeshtetur fortë mbi një dashuri të sinqertë të lindur e rritur natyrshem , pasi ata i kishte bashkuar dashuria , që siç perdikojnë hierarkë të lartë të besimit kristian , edhe vetë besimi është dashuri , edhe pse dashuri për Zotin , që është një e vetëm një për të gjithë besimtaret e vertet , qofshin keta kristian apo musliman e tjer.. Natyrisht per ato vite të shekullit XIX-të nuk kishte qënë e lehtë as për këtë çift , i cili per fatin e tyre të keq do të vdisnin të rinjë duke lënë jetim jo vetem Nikollen e vogël , por edhe dy djemët e tjerë më të mëdhenjë (se Nikolla) , Ndrecën e Dedën.. Se si u rriten keta jetim në ato vite të zymta të hyqameit turk këtë e dinë vetem Zoti që i kishte falë… Por natyra ishte krejt tjetër dhe siç shkruan studiuesi Daniel Gazulli ; Nikollë Kaçorri e rriti shtatin në mes pishnajave dhe kaltërisë të liqejve e të qiellit. Atje ai degjoi baladat e para që evokonin liri. I kishte ngelë veçanarisht në mendë një këngë që thoshte :
”Të gjithë gjaqet ju ti falni /
Luften turkut mos ia ndalni..” . 3.
EDUKIMI FETAR :
Vlen të kujtohet se fati i mëtejshem i (fëmisë) Nikollë Vokërr Kaçorri do të merrte “rrugë” në vitin 1872 me viziten baritore të arqipeshkevit të Durresit Patër Rafaelo d’Ambrosio, i cili kishte nën juridiksion edhe Luren , ku bente ”ligjin” Shehu i kesaj krahine , që njihej si një turkoshak i devotshem dhe e kishte marrë nën “kujdesatri” jetimin Nikollë Kaçorri, të cilin e kishte “dekleruar” musliman, dhe thuhet se i kishte “ndryshuar” emrin në “Nimet”.. Gjithsesi me ardhjen e arqipeshkevit D’Ambrosio në Lurë fisi “Kaçorri” u gëzua pa masë , dhe bëri çmos ta takojnë djalin e tyre jetim me arqipeshkevin e Durresit , i cili pasi e takoi e kuptoi se kishte të bënte me një fëmijë me inteligjencë të jashtezakonshme për moshën , ndaj u propozoi të afërmeve të Nikolles ta marrin me vehte per ta shkolluar në Delbinisht… Ky propozim gëzoi jo vetem të afermit e Nikollës, por edhe vet ketë femijë , ndaj propozimi u bë realitet… Nikollë Kaçorri pas seminarit të Delbinishtit , kalon në seminarin papnor të jezuitëve në Shkodres , të cilin e perfundoi me rezultate shumë të mira. Me 1882 perfundon kolegjin urban për retorikë e gramatikë. Nga viti 1882 deri në vitin 1888 studion në Romë . Nga viti 1888 deri ne vitin 1893 studion për teologji , filozofi dhe shkenca politike në Universitetin e “Zeking” të Zyrihut në Zvicer dhe në Austri…
DOM NIKOLLA FETAR E ATDHETAR…
Pas perfundimit të studimeve në dhjetor të vitit 1893 hynë në rrugën e bukur , por të veshtirë të meshtarisë duke filluar në Delbinisht si famulltarë, pra aty ku e kishte lënë vite më parë si shekullar… Në vitin 1894 emrohet famulltar në kishen e Shën Luçisë në Durres. Puna e tij si famulltar në Durrës u vlersua aq shumë sa në vitin 1906 emrohet Protonoter Apostolik , ndersa me 1908 bëhet sekretar i arqipeshkevisë e më pas Ndihmesipeshkev e Ipeshkev i Durresit.. Këto detyra të shenjta fetare Dom Nikolla i kreu me besnikri fetare dhe me devotshmeri atdhetare, për grigjen katolike që atehere njihej si “fara” e pa kuame e Shqiperisë Europerendimore.. Por atdhetarizmi i Dom Nikollë Kaçorrit i kalonte keto “caqe” , pasi ndër vite (së bashku me atdhetarë të tjere klerik apo shekullarë ) kishte qënë palca e qendreses me pushkë e pendë , per liri e pavaresi të trojeve shqiptare të Krujes , Kurbinit , Milotit , Lezhes , Bregut Mates , Mirdites , Lures , Durresit , Malesisë së Madhe (Etnike) , Dukagjinit e deri në Kosovë e më gjërë. Nga ky aktivitet po “rrugëtojmë” vetem në disa “segmente të autostrades” të atdhetarisë të Dom Nikollë Kaçorrit , gjurmet e të cilit nuk i kanë fshirë vitet e dekadat , dhe nuk do ti fshijnë as njëmijë vite e dekada të tjera , qofshin këto edhe të një harrese të qellimshme… Dom Nikollë Kaçorri , me shoket e tij të pandarë të binomit Fe dhe Atdhe ; At Gjergj Fishta , At Pal Dodaj , At Karl Prenushi , At Lorenc Mitroviq , At Mati Prenushi , At Sebastian Hila , At Luigj Bushati , At Bonaventura Gjeçaj , At Luigj Palaj, At Shtjefen Gjeçovi e tjer janë disa nga frymëzuesit e mbeshtetësit e korifejve të atdhetarisë si; Dedë Gjon Luli , Mehmet Shpendi , Luigj Gurakuqi , Isa Boletini , Gjin Pjetri , Abdi Toptani, Marka Gjoni , Llesh Marka Kola , Ndrecë Prenga , Gjeto Coku , e tjer…Qendresa e stuhishme antiturke e zonave (disa nga të cilat i sipercituam) per të ruajtur apo rifituar të drejtat e tyre jetësore e zakonore , (veçanarisht) në fundin e shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX , janë kurora e lavdisë dhe heroizmit të trojeve Shqiptare të cilat janë të lidhura pazgjedhesisht në perjetësi edhe me emrin dhe veprën e Dom Nikollë Kaçorrit. Për ta “ilustruar” ketë epope lavdie po kujtojmë vitet heroike 1901-1907 , kur kriste pushka e shëndriste mendja , rrezet e së cilës u dalluan qartë në kongresin e Manastirit 1908 , ku u miratua alfabeti që kemi sot , dhe njekohesisht u ndertua ajo “urë” gjigande komunikimi me Europen e Boten Perendimore , dhe kontributi i Dom Nikollës së bashku me Atë Gjergj Fishten e tjerë i “ngjason”një kolone betoni pa të cilen ura do të kishte qënë gjithnjë në rrezik “shembje”.. Dom Nikolla ka një kontribut të rendesishem jo vetem kur “luftohej” me pendë ,por edhe kur luftohej me pushkë per lirinë e të drejtat e shqiptareve.. Gjatë viteve 1909-1910 Dom Nikollë Kaçorri edhe pse i survejuar në ekstrem nga hyqameti turk , ai nuk do të terheqej nga aktiviteti i tij atdhetar antiosman. Kajmekani i Krujes në veren e vitit 1910 do të urdhëronte arrestimin e disa atdhetarëve shqiptarë , dhe pas këtyre edhe Dom Nikollën , me pretekstin se zaptinjet turq kishin kapur në Shijak hyzmeqarin e tij me tre pushkë e fishekë, si dhe letra korespondence… duke e denuar me katër vite burg , por me nderhyrjen e autoriteteve kishtare të Durresit e më gjerë pas rreth një viti e lirojnë. E lirojnë kur Malesia e Madhe kishte rindezur në votren e saj zjarrin e lirisë e flamurit , kryengritjen antiosmane të vitit 1911. Kryengritje e cila do të shpaloste në driten e diellit flamurin kombetar të Gjergj Kastriotit me 6 prill 1911 ,dhe do të miratonte programin autonomist me trajta mvehtesie , memorandumin e Greçes 10-23 qershor , 4. , në të cilin kishin kontributin e tyre korifenjet e pavaresisë së Shqiperisë Luigj Gurakuqi , Ismail Qemali , Isa Boletini , Dom Nikoll Kaçorri e tjerë. Viti 1912 do ti gjente shqiptarët e Shqiperinë në një udhekryq , që nuk i dihej dalja , pasi perandoria e së keqes kishte filluar te skemoqej në të kater anët e saj , e shqiptaret e shkretë nëse nuk i delnin zotë vehtes rrezikoheshin të mbeteshin nën rrenojat e ngrehinës osmane… Dom Nikolla e kishte kuptuar me kohë ketë , ndaj kishte shtuar aktivitetin e forcuar bashkepunim me Luigj Gurakuqin , Ismail Qemalin e tjerë korifejë të atdhetarisë , por njëkohësisht ishte angazhuar për sensibilizimin e Europës së kohës me në krye perandorinë Austrohungareze , e cila shpesh ndër mote kishte qenë “Engjëlli” mbrojtes i Gegënisë e në veçanti i Grigjës katolike në Shqipëri.. Pikrisht duke patur besim te kjo perandori europiane me insisiativen e Dom Nikollës me 12 nentor (1912 nga Durrësi) ju dergua një memorandum perandorit të Austro-Hungarisë së Franc Jozefit, per të perkrahur pavaresinë e Shqiperisë , ku ndër të tjera “shkruhej” : “..I lutena madhnisë sate që Shqipnija prej katër vilajetesh… të bahet një mbretni në vehte me tre milion shqiptarë sikur të tjera shtete të Ballkanit… Shqiptaret janë kombi më i vjeter… me gjuhë e me zakone fare të veçanta… gjaku i tyre nuk mundet me u pajtue kurresesi me çdo gjak të kombeve që janë rreth… Sado që për një kohë të gjatë shekujsh u rrahën prej tallazeve politike shqiptaret qëndruan në kombësi të vet e në zakone të veta , si një shkemb i fortë në mes të detit.. Këtë e tregojnë edhe thelloritë e mëdhaja që shqiptaret hoqen në roje të qytetrimit e perparimit të vet …Një mbretni shqiptare do të mbante jo vetem peshen e ekulibrit të Ballkanit ,por edhe të gjithë Europes, e sidomos me mujt me u ba sipas deshires tonë ,një mbretni e pa-anë (neutrale) , sikurse Zvicërra…”5. Kur delegacioni shqiptarë shkoi në Vjenë Ismail Qemali u befasua nga Ministria e Jashtme Austriake, që njihte shumë mirë gjendjen e Shqiperisë.. dhe për këtë njohje të realitetit shqiptar meriten kryesore e kishte Dom Nikollë Kaçorri.. Ishte pikrisht Dom Nikolla ai që do të priste në Durres me 22 nëntor 1912 Ismail Qemalin me bashkepuntoret e tij kur do të vinin nga Triestja në Shqiperi për të realizuar misionin e Shenjtë të shpalljes së pavaresisë , të mbeshtetur edhe nga Perandoria Austro-Hungareze… Durresi nga patriotet shqiptarë ishte “projektuar”, si qyteti ku do të shpallej pavarësia e Shqiperisë… Por kjo nuk do të ndodhte pasi do të “puqeshin” interesat e dhespotit grekë të kishes ortodokse Jakovit , dhe filoturqëve shqiptarë me në krye myftiun e Durrësit , të cilët perveç propogandes perçarëse gjetën mbeshtetje te qeveria e Stambollit e cila kishte urdhëruar vezirin e Janines ta pengonte shpalljen e pavaresisë së Shqiperisë në Durres me çdo kusht.. Për këtë turqit do të dergonin forca ushtarake , së bashku me urdherin për zhdukjen fizike të patrioteve shqiptarë që kishin marrur mbi vehte ketë mision.. Në këto kushte delegatet me në krye Ismail Qemalin dhe delegatin e Durresit Dom Nikoll Kaçorrin do të niseshin për në Vlorë , ku ishin njoftuar nga patriotët atje se ishin të mirpritur…Udhetimi siç dihet nuk kishte qënë i lehtë , por delegatet e pavaresisë kishin arritur në Vlorë. Perpara se të kryhej evenimeti historik i shpalljes së pavaresisë (me 28 nentor) ,delegatet kishin marrur “telegrafisht” lajmet e gëzueshme se disa zona të Shqiperisë kishin ngritur flamurin kombetar si simbol të mvehtesisë nga Turqia. E kjo kishte ndodhur në Elbasan me 25 nentor , në Durres (rrethina) me 26 nentor , në Kavajë, Peqin e Lushnje me 27 nentor e tjer..6. Delegatet e pavaresisë dhe pse me mungesen objektive të disa perfaqesuesve të krahinave të ndryshme të Shqiperisë ( si Isa Boletini që arriti me një ditë vonesë etj.) , vendosen që me daten 28 nëntor 1912 nga ballkoni i shtepisë së Xhemil Vlorës , të lajmrojnë “botërisht” se Shqiperia mbas sodit ishte shpallur e lirë dhe e mosvarme…7. Mjerisht kjo ditë historike që kulmoi me shpalljen e pavaresisë me simbol ngritjen e flamurit në Vloren e vogël me rreth 5 mijë banorë , nuk na ofron asnjë fotografi orgjinale , pasi ato nuk u realizuan në atë fillim mbrëmje të ftohtë me pak shi dhe me një erresirë që shtohej… Fotografitë që na serviren sot janë të cermonisë së pervjetorit të parë (28 nentor 1913) të ketij akti , të organizuar nga qeveria… (Këtu bëhët fjalë për fotografitë e pa censuruara e fallsifikuara nga regjimi i dreqneve të kuq..). Në aktin e nënshkruar të shpalljes së pavaresisë firma e Dom Nikollë Kaçorrit është fill mbas asaj të Ismail Qemalit, dhe është ndër firmat më me dritë shqiptarie . Vlen të kujtohet se disa nga nënshkruesit e ketij akti madhor nuk dinin të shkruanin shqip e per rrjelloj e nënshkruajnë turqisht…
Per rolin e rëndesishëm të Dom Nikoll Kaçorrit në diten e shpalljes së pavaresisë bënë fjalë edhe raporti i perfaqesuesit rus Shellkunov i dates 15 dhjetor 1912 , derguar Ministrisë së puneve të Jashtme në Peterburg , i cili ndër të tjera “tregon” se mbas Ismail Qemalit e kishte marrë fjalen Dom Nikollë Kaçorri , i cili kishte lavdruar trimerinë e popullit shqiptarë dhe sakrificat e bëra prej tij per të çliruar atdheun e vet , dhe njekohesisht shprehu bindjen se Shqiperia e re e pavarur do t’i kalonte të gjithë fqinjtë ballkanikë…8.
DOM NIKOLLË KAÇORRI NËNKRYETARI I PARË I QEVERISË PARË SHQIPTARE PAS 433 VITEVE.
Pas aktit madhorë të shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë , kuvendi kombetar vijojë punimet deri me 4 dhjetor (1912), ku perveç disa vendimeve të rendësishme organizative , miratoi edhe qeverinë e kryesuar nga Ismail Qemali , me Nenkryetar të Qeverisë Dom Nikollë Kaçorrin , i cili perveç aktivitetit të tij adhetar njihet si “bekuesi” i pavaresisë , por edhe si Nenkryetari i parë i Qeverisë së parë shqiptare pas 433 viteve roberi turko-osmane. Aktiviteti si Nenkryetar i Qeverisë shqiptare të Dom Nikolles pershkruhet nga puna e perkushtimi prej atdhetari të kulluar , që i kerkonte maksimumin vehtes në rallë të parë e pastaj kabinetit qeveritarë. Dom Nikolla “emertesen” e kishte Nënkryetar qeverie , por në shumicën e kohes ai bënte punën e Kryeministrit , pasi Ismail Qemali duke mbajtur edhe postin e Ministrit të Jashtem ishte vazhdimisht në “udhetim” nëpër kancelaritë europiane për njohjen e pavaresisë së Shqiperisë. Mjerisht në këto kohë Shqipëria ndodhej e pushtuar në rreth dy të tretat e teritorit saj , nga trashigimia osmane (që po jepte shpirt), serbo-malazezet ,bullgaret dhe nga shovenët grekë. Në keto kushte aktiviteti i Dom Nikollë Kaçorrit kishte perveç entuziazmit , edhe shumë zhgënjime. Janë pikrisht zhgënjimet të cila e bënë Dom Nikollen të jap dorheqjen nga posti i Nenkryetarit të qeverisë , ku nëpermjet një letre njoftonte kryeministrin per dorheqjen me 30 mars 1913. Dom Nikollë Kaçorri me intiligjencen e tij kishte arritur të kuptonte se antarë të rëndesishem të qeverise kishin filluar tja kishin me hile Shqiperisë , ndaj dorheqja do ta bënte të lirë në veprimtarinë e tij atdhetare. Në maj të vitit 1913 forcat serbe që kishin pushtuar Durrësin po largoheshin dhe Esat Pashë Toptani kishte iniciuar në Krujë një tubim me perfaqësues të Shqiperisë së mesme e më gjërë (Durrës , Kavajë , Tiranë e deri Kurbin , Lezhë e tjer..). Këtu mori pjesë edhe Dom Nikollë Kaçorri , ndoshta duke “gabuar” për herë të parë , gabim që do ta korigjonte kur me 29 korrik 1913 Shqiperia do të njihej si Principatë autonome nga konferenca e ambasadoreve në Londer. Pas këtij evenimenti turkofilet e kuptuan se Shqiperia nën Stambollin nuk ka të ardhme , dhe kolltuqet do tu shkisnin nën të ndejurat e tyre , ndaj organizuan rebelimin e vitit 1914 , ku në skenë nxorren një injorant me emrin Haxhi Qamili , i cili në “krye” të turmave nisi një luftë nën flamurin e Turqisë me “sloganin”duam baba-dovletin ,sulltanin.9. Gjatë ketij rebelimi u shkrumuan fshatra , qytete e deri (me daten 02 shtator 1914) u dogjë kisha dhe qela ku banonte Dom Nikolla , si dhe u shkatërrua biblioteka me pallatin Arqipeshkëvnor në Delbinisht , duke shprehur kështu urrejtjen pataologjike për gjithshka shqiptare dhe europiane nga rebelët filoturq. Mjerisht qeveria e Vlorës kishte dështuar edhe nga dorheqja plotë hije e kryeministrit Ismail Qemali , ku kjo dorheqje thuhej se kishte ardhur si rezultat i implikimit të tij në tentativen që xhonturqit ndëmoren per të vendosur një princ turk (Ahmet Izet Pashen) në fronin e Shqiperisë. Gjë per të cilen (I.Qemali) u padit nga kushriri i tij Syrja bej Vlora , Myfit Libohova dhe nga konsulli serb në Vlorë , tek Komisioni Nderkombetarë i Kontrollit. Me 7 janar (1914) , oficeri xhonturk me origjinë shqiptare , Beqir Grebeneja , i cili kishte marrë mbi vehte per të realizuar planin e mësipërm , sapo mbrriti në Vlorë u arrestua nga oficeret holandezë të KNK-së , ndersa ushtaret e tjerë që ndodheshin në anije nuk u lejuan të zabarkonin. Në procesin gjyqësorë oficeret turqë dekleruan se kishin ardhur në Shqiperi me miratimin e kryetarit të Qeverisë së perkohshme per të mbeshtetur kandidaturen e Ahmet Izet Pashes në fronin shqiptarë…Në gjyqë u paraqiten 35 telegramet që ju gjeten Beqir Grebenesë të cilat u zbëthyen dhe u vlersuan nga Keshilli Nderkombetarë i Kontrollit , ku sipas permbajtjes së tyre tregonin se Ismail Qemali ishte implikuar plotësisht , pasi do të shkonte per t’u takuar e biseduar diku në Europë me Ahmet Izet Pashen… Por pasi është kuptuar nga Ismail Qemali se Princ Vidi do të vinte patjeter në fronin e Shqiperisë është hequr dorë nga ky takim…10. Gjithsesi ne sot nuk mundemi të paragjykojmë veprimet apo mosveprimet e Ismail Qemalit , por ne po kujtojmë se Dom Nikollë Kaçorri nuk ishte perkulur në rrugen e tij të atdhetarisë.. Me daten 21 shkurt (1914) Dom Nikolla do të ishte një ndër antarët më të rendesishëm të delegacionit shqiptarë që do të shkonin në Gjermani per ti dorzuar kuroren mbreterore Vilhem von Vidit (Wilhelm von Wiedi-t).11.Mjerisht kur mbërriti në Durres me 7 mars 1914 Princ Vidi u perballë me rebelimin e turkofileve ,(per të cilet shkruam më siper) , dhe qeverisja e tij ishte tepër e veshtirë. Këto veshtirësi u shtuan pas vrasjes së arqidukes Franc Ferdinandi me 28 qershor (1914) nga shovenet serbë, ku pas kësaj filloi lufta e parë botërore..dhe në shtator do të merrte fund edhe mbreterimi i Princ Vidit , e bashkë me ketë Shqiperia do të bëhëj një tokë e “nëpërmkëmbur”.. Dom Nikollë Kaçorri duke parë edhe gjendjen e tij të rënduar shendetesore do të largohej për në Vjenë.. Mbas vdekjes së perandorit të Austrohungarisë Franc Jozefit me 21 tetor 1916, 12, vendin e tij e zuri perandori 29 vjeçar Karli i Parë. Elita shqiptare duke njohur kontributin e e perandorisë Austro-Hungareze ndër mote e shekuj për identitetin shqiptarë , perveç ngushellimit për humbjen pergatiti edhe një delegacion prej 34 vetash , per tu takuar me perandorin (Karli I ) , të cilit do ti uronin hipjen në fron… Në mes emrave të njohur të ketij delegacioni shqiptarë që takaun Perandorin e ri Austro-Hungarez me daten 18 prill 1917 figuron edhe emri i Dom Nikollë Kaçorrit , së bashku me emrat impozant të Malesorëve : Vatë Marashi (Shkrel) , Gjelosh Gjoka ( Kastrat) , Hasan Ahmeti (Postribë) , Avdi Kola ( Shalë) , Dedë Coku (nga Kelmendi me banim në Lezhë) , Ndue Gjoni (Orosh)…Në ketë delegacion bënin pjesë edhe Ahmet Zogu (Matë), Hasan Prishtina (Kosovë) , Sami bej Vrioni (Berat) , Emin Vokopola (Lushnje) , Elez Isufi (Peshkopi) , Lef Nosi (Elbasan) ,Kolë Ujka e Musa Juka (Shkoder) e tjer.13.
NË MES HARRESËS E KUJTESËS…
Atdhetarit e meshtarit Dom Nikollë Kaçorri me 29 maj 1917 i mbaron jeta toksore. Shpirti i fluturoi drejt qiellit per tu bërë dritë në perjetsi në kostelacionin e yllësisë së Shqiperisë , ndersa trupin ja ktheu tokës që ja kishte marrë perkohesisht. Dheu i Vjenës ja ruajti me besnikri eshtrat , të cilët pushuan në varrezat atje përreth 84 vite , sigurisht një pritje tepër e gjatë per ketë meshtarë e atdhetarë , pa të cilin çdo jubile i Shqiperisë Europiane , do të ishte jo pa një dritë , por pa një prozhektor , që na ndriçon rrugën shpesh të terratisur edhe prej vetë shqiptareve… Gjithsesi vlenë të kujtohet se gjatë regjimit komunist Dom Nikollë Kaçorri edhe kur “delte” nga harresa e qellimëshme , më shumë perdorej per “inventar historik” se sa si vlerë drite e pashuar atdhetarie… Në vitet postkomuniste të pluralizmit e demokracisë kujtesa për ketë meshtar e atdhetar e mundi disi me veshtirësi harresen e trashiguar…Në keto vite në qytetin e Durresit (në një vend të dukshem të një lulishte afër portit) u ndertua një bust i vlertë… U kerkua plot 20 vite që të gjindej varri në Vjenë të Austrisë , dhe si per “inatë” të “harraqëve” eshtrat e Dom Nikolles u gjeten të mbeshtjellura me flamurin kombetarë shqiptarë… Me 13 shkurt 2011 arkivoli me eshtrat e Dom Nikoll Kaçorrit u vendosen në kishen-katedrale të Shën Luçisë në Durrës , ku u tha mesha solemne nga Kryeipeshkevi (i asaj kohe), i Durrësit e Tiranës imzot Rrok Mirdita (tani i ndjer). Në homelinë e meshës së rivarrimit do të mernin pjesë edhe autoritete shtetërore dhe qeveritare me në krye kryeministrin e Shqiperisë (të asaj kohe), Prof.dr. Sali Berishën.. Në këtë shkrim-portret, nuk po mundem të “rri” pa cituar disa nga fjalët vlerësuese (të 13 shkurtiti 2011)…të Kryeministrit, i cili ndër të tjera do të thoshte: “Jemi në ketë cermoni kishtare per tu përulur me nderim të madh , për të shprehur së bashku me të gjithë shqiptaret , mirënjohjen më të thellë , ndaj një prej burrave më të shquar të historisë sonë kombetare…arkitektit kryesorë të pavaresisë së vendit Dom Nikollë Kaçorri , por edhe njërit nga themeluesit e alfabetit shqiptarë bashkë me Atë Gjergj Fishten e motrat Qirjazi , që i dhanë alfabetit vokacionin shpirteror të kombit shqiptarë… Dom Nikolla është dhe do të mbetet shenjëtori i pavaresisë së kombit shqiptarë”… Ndërsa Kryeipeshkevi Imzot Rrok Mirdita atë ditë (13 shkurtiti 2011), do të kujtonte: “…Dom Nikollë Kaçorri qendron në themelet e Shtetit Shqiptarë , dhe është njëri ndër gurët e mëdhenjë themeltar, të atyre themeleve që për natyren e tyre janë të padukshme por të domosdoshëm , pse mbi to qendron e mbështetet e tërë godina , Shteti i ndërtuar mbi të, prandaj pa këto themele nuk mund të ekzistojë “. Gjithsesi per një personalitet kaq të madh e të rendesishem per pavaresinë e shtetin shqiptarë si Dom Nikollë Kaçorri, çdo vlersim duket i paplotë…
“EPILOG”;
Megjithse këto kohë vlersimi e nderimi na jepin shpresa se kujtesa mundët të fitojnë mbi “harresen”, perseri na duket se është ”dominante harresa”… Këtë e tregon edhe mungesa e një monumenti apo shtatore në Tiranë, ku një vepër e till kushtuar Dom Nikollë Kaçorrit, në mes monumenteve apo shtatoreve të Ismailit , Ahmetit e Hasanit do të ishte shumë -shumë sinjifikative , jo vetem për trashigimin që propogandojmë sot , por edhe për të “nesermën” në BE…</font color=”brown”>
REFERENCAT:
1.Fletorja “Shqipëria e Re” e dates 10 janar 1933.
2.Lovro Mihaçeviq; Nepër Shqiperi 1883-1907 –mbresa udhetimi, fq.31, enti botues “Gjergj Fishta”,2006.
3. Daniel Gazulli, portali “zemrashqiptare.net”2010.
4. Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878 – 1912, Akademia e Shkencave të
Republikës së Shqipërisë, Instituti i Historisë, perg. nga Stefanaq Pollo e Selami Pulaha, fq.222-226, Tiranë 1978.
5.Akte të Rilindjes Kombetare…po aty ,fq.257-258.
6.Stefanaq Pollo, Në gjurmë të Historisë Shqiptare -1- ,fq.315 ,botim Akademise së Shkenecave të…Shqiperisë, Instituti i Historisë.
7.Akte të Rilindjes kombëtare Shqiptare…po aty ,fq.261.
8.Stefanaq Pollo , Në Gjurmë të Historisë Shqiptare…po aty ,fq.318.
9.Sejfi Vllamasi, Balafaqime politike në Shqipëri 1897-1942 , fq.84-88, sh.b. “Marin Barleti”, Tiranë 1995.
10.Hasan Bello, gazeta Standard, ,fq.14, dt.28.05.2011.
11.Gazeta “Taraboshi” , me 7 mars 1914.
12.Shpetim Sala , Një Perandor në Prizren , fq.5.
13.Gazeta “Vëllaznija”, datë 28 prill 1917, janë të cilësuar 34 emrat e delegacionit….