DHURATA PËR 300 FËMIJË PËR FESTËN E FITËR BAJRAMIT, NGA MARK NIKOLLË PJETRUSHI LULGJURAJ

0
263

Shkruan, Gjokë DUKAJ

Jo fortë kaherë, kam shkrua një artikull të ngjashëm për veprat bamirëse të bashkëvendësit tonë, Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj, i cili ksihte gëzuar fëmijët nga fshatrat e Rranxë Sukës për festat fundvitit. Duke dijtur se festat janë të gëzueshme, sidomos për botën e fëmijëve të cilët kujtojnë, pothuajse, çdo detaj të festave e në veçanti dhuratat që i fitojnë nga të afërmit e vet, nga njerëzit që i duan. Ato, së bashku me përqafimet janë momentet më të bukura për secilin prej tyre. Fëmijtë, nga çdo dhuratë e re presin diçka të ri ashtu edhe siç ndodhë, sepse bota e fëmijës është e madhe, është e pafund. Fëmijët gëzojnë pakufi prandaj ata meritojnë kujdesin dhe gjithë të mirat e kësaj bote. Edhe bashkëvendësi ynë Marku, i cili jeton me familjen e vet në SHBA, kujton fëmijërinë e vet prandaj, me dëshirë të madhe gëzon fëmijët në vendlindje, në prag të festave. Kështu veproi edhe në prag të festës së Fitër Bajramit, me çrast financoi dhuratat për 300 fëmijë, nxënës të shkollave në Dinoshë dhe në Milesh si dhe disa fëmijë me nevoja të veçanta. Kujdesi ndaj fëmijëve, është shembull i bukur pasi ata janë e ardhmja  e vendit,  janë e ardhmja jonë kudo, prandaj edhe shkrimet e këtilla shkaktojnë emocione të veçanta jo vetëm për atë që e shkruan dhe ata që i lexojnë, por në veçanti për njerëzit bamirës të cilët jetojnë për të gëzuar tjetrin, për të ndihmuar dhe përkrahur të tjerët,  pa dallim. Kjo është veti e njohur për njerëzit tanë kudo, për dashamirësinë e madhe ndaj njeriut. E sidomos, bashkëvendësit tonë  që jetojnë larg vendlindjes, në mërgim, sepse në këtë mënyrë kultivohet dashuria për vendlindjen, të kaluarën dhe mallin për tokën e të parëve.

Janë këto virtyte të trashëguara nëpër shekuj në trevat tona; gëzimi dhe festa e përbashkët, urime dëshira bashkërisht e që është ndër traditat më të bukura të ndonjë populli kudo në botë. Ne që jemi pak më tepër në moshë, i kujtojmë ato momente nga fëmijëria jonë dhe sa na ka gëzuar ndonjë dhuratë, sidomos me rastin e festave sepse në ato momente është zemra e madhe, jo vetëm për ata që dhurojnë por sidomos për fëmijët. Njerëzit zemërbardhë në festa e gëzime, dasma e urime si dhe në rastete tjera nga e përditshmja njerëzore, janë dhurata më e bukur, janë përvoja më e këndëshme për çdo individ, familje dhe çdo bashkësi.

Në kushtet e sotme kur ekzistojnë media të shumta, në kohën e internetit  dhe komunikimit masiv, sidomos njerëzit e medias, e kemi obligim të afirmojmë shembujt e bamirësisë, zemrëgjersisë dhe humanizmit mes njerëzish pasi kjo i nevojitet mbarë botës, gjithë shoqërisë njerëzore.

Unë, edhe në shkrimet e mëparshme për veprat e shumta bamirësie, e sidomos ndaj fëmijëve të këtushëm, ndaj shkollave tona në trevën e Malësisë, në të cilat vijojnë shkollimin gjeneratat e reja nga trevat tona, kamë cituar fjalët e donatorit, Mark N.Pjetrushi, i cili më tha në një rast  se “gjatë çdo vizite në fshatrat e Malësisë, kujtoj me mallë fëmijërinë time prandaj dëshiroj nga zemra ime që me nga një dhuratë modeste t’i gëzoj ata”. Kushdo që gëzon të tjerët iu shpërbleft me gëzime në jetë! Duke uruar besimtarët për festën e Fitër Bjaramit, përgëzojmë edhe të gjithë njerëzit bamirës kudo, njerëzit human dhe dashamirës e që është edhe mesazhi më i bukur më rastin e çdo feste.