“DERI KUR ME TRADHETI NDAJ SHQIPTAREVE NE MAL TE ZI ! “

0
2386
Nga Luigj GJOKAJ **
Pakujdesin dhe tradhetin ndaj shqiptareve autokton ne Malin e Zi e deshmoj keto dite edhe shembulli skandaloz i Qeveris Shqiptare te Kryeministrit Edi Rama, ku keshilltaret “CINOVNIKET” e tij nuk e kishin vrare mendjen fare, qe me rastin e hapjes se nje pike kufitare me Malin e Zi, pikerishte ne Triesh ne vendin e quejtur GRABOM te lumi Cemi i Trieshit, ne vend qe yta shkruenin emrimin e sakte toponik ne gjuhen shqipe: “VIJA KUFITARE CEMI I TRIESHIT NE GRABOM” (ku me dhjetra kilometra eshte vend i banuar vetem me shqiptar neper shekuj, e pa asnje malazez), ata paturpesishte e shkruejn toponimin sllav e malazez : ” Zatriebacka Cievna Grabom”?! he, Zatriebackes ja pafshin hajrin ata, e jo populli vendas i Malesi qe jeton ne ato an..dhe tani po na thjon se asht ba gjoja gabim dhe se shum shpejt do te korrigjohet..e tani per te vazhduar faqen e zez te tyre po festojn me pershendetjen Serbe NAZDRAVLE me birra te  KORCES e me kange SERBE ” kalle-kalle” -apo  “Udri Mujo na Tepsiju, Igraj- Pevaj za Serbiju u Albaniji” ?!
Kjo tradheti politike nuk ashte e rastesishme e as nga padituria, por thjesht asht vazhdim i politikes antikombetare te regjimeve te ndryshme qeverutare te Shqiperis qe nga Ahmet Zogu e deri te Edi Rama ( shoku dhe miku i ngushte i presidentit Antishqiptar te Serbis Vuciq, dhe mikut Goran Bregoviq, te cilit me 2014, me rastin e koncertit masovik ne Tirane, ku aj kendoj se bashku me te, dhe, ne funde nderoi dhe e dekoroi me ” Celesin e Qytetit  Tirana “. Duke mos harruar kete miqesi serbe, Edi Rama, Goran Bregoviqin( me 7 gushte 2021 )e ftoi edhe ne Festivalin e Birres ne Korce, eku aje edhe mori pjes edhe pse me protesta te dhe mospajtime te shumta, ndonese duke e ditur se ky kangetar Cetnik me kanget e tija Cetniko-Fashiste, ashtu si bekimi i klerikeve cetnik Serbe ishte frymezuesi dhe inkurajuesi i bandave paramilitare, militare dhe policore ne vrasjen dhe ne masakrimin e mbi “13000”shqiptarev ne Kosove, Mirepo kjo biografi e tij e ndyre antishqiptare dhe antinjerzore, nuk e pengoi ish-kryebashkiakun (tani kryeminstrin ) Edi Rama, qe atij vagabanti te ja dhuronte ” Celesin e Qytetit Tirana” !?
Turp ju qofte atyre qe peqafojn, nderoj dhe dekorojn njerzit e tdhe antishqiptar, kurse ka shum raste qe shqiptaret nga Kosova i keqtrajtojn, i ofendojn besa edhe i rrahin e maltretaojn neper plazhat e Shqiperis..
Pse asnjeher politika juaj 30 vjecare(1990-2021), nuk e ngrehi zerin, dhe as nuk mori asnje mase, apo vendim ligjor qe regjimi kolonial Malazez te pezulloje politiken  racore, sagreguese, diskriminuese, asimiluese te spastrimit te heshtur etnik dhe te shpernguljes sistematike…etj, ku si shkak dhe pasoje e nje politike te ketille aparteide te regjimit te Momir Bullatoviqit, Millo Gjukanoviqit, te Zdravko Krivokapiqir etj..tani ne shtepit dhe trojet e tyre autoktone stergjyshore kan mbetur vetem afro “50000 shqiptare” ku ne Malesin e Madhe, mbase nga nje terror dhe gjenocid i tille shumica derrmuese e malesoreve shqiptar kane emigruar ne shtetet e ndryshme te Europes dhe Amerikes e deri edhe ne Australi etj.
Ne per Shqiperi, e Edi Rama per Serbi !?
Historia e deritanishme kombetare shqiptare ka provuar se ne shqiptaret e kolonizuar, te okupuar e te tradhtuar nen regjime te ndryshme te ish Jugosllavise (Mali i Zi- Serbia-Maqedonia), ne qe me se shumti dhe ma teper se nje shekulle e gjysme digju e piqu, lufto e vritu per te ruejtur gjuhen, kombin dhe atedheun dhe per tu bashkuar me Nanen Shqipni, kurse “Politikanet “ton shqiptar,  “burrat e shtetit”shqiptar, (1912-2021) nuk u ngopen kurre duke u perqafuar, duke u perkedhelur e kumaruar me Serbet dhe nane e tyre Serbin dhe Malin e Zi e Maqedonin ?!….E per neve asnjeher nuk u “hanger palla”qe na lan te “sakatosur e te syrgjynosur” nen kthetrat e pergjakshme te kolonializimit gjenocidal serbo-sllav nen Serbi-Mal te Zi e Maqedoni..Kjo “eshte merita historike”e SHQIPERIS NENE, te cilen asnjeher spatem fatin e as rastin qe ta perqafojme, edhe per te me breza u flijuam dhe luftuem kunder te gjithe armiqeve te saj. Dhe keshtu do te sakrifikojm e luftojme deri ne diten e madhe te lavdishme historike te bashkimit te Komit dhe te Atedheut tone Shqiperis Etnike.Kjo ishte, kjo eshte, dhe kjo do te jete rruga jone e perjetshme, pa Edi Ramen dhe njerzit e tipit te tije qe tradhtojn interesat kombetare per ato personale dhe e vejn vehten para ceshtjes sone kombetare…ata qe po mundohen te na formojn MINISHENGENA ne Ballkan per intersa te Sebise dhe ne damin e kombit tone..Poshte tradhtia dhe pabesia. Rrnofte Bashkimi, trimeria,nderi, besa dhe burreria e Ded Gjo Lulit, e Oso Kukes, Cerciz Topullit  e Adem Jasharit.etj…bij te beses se Flamurit te Kastriotit dhe Ismail Qemalit.
Prandaj ka ardhur koha qe lidershipi politik i Shqiperis se sotme demokratike, te mendoje dhe te veproje ndryshe nga garniturat e meparshme drejtuese te ketij shteti, dhe, te ridefinoje kursin e politikes se mbrapshte ndaj shqiptareve nen Mal te Zi (1878-2021)..dhe ata qe vjelin voten demokratike dhe te ligjshme te popullit per te drejtuar shtetin, se pari nevoitet te jen persona te ndershem e patriot, te drejte e objektive dhe te vendosur ne mbrojtjen e lirive individuale dhe kolektive te shqiptareve si mbrenda, ashtu edhe jashte kufijve artificial tye Shqiperis se sotme londineze(1913-2021). Keshtu e thote edhe vet Kushtetuta e Republikes se Shqiperis ne fuqi (1998, neni 8, paragrafi 1, pika 1 ku thuhet Republika e Shqiperis mbron te drejtat kombetare te popullit shqiptar qe jeton jasht kufijve te saj”.)
Keshtu, do te duhej te ishte, qe nga viti 1998, pas hyrjes ne fuqi te kesaj kushtetute, mirepo, fatekeqesisht praktika ka deshmuar te kunderten, qe me se  tri dekada, qeveria shqiptare nuk ka ndihmuar ase ne minimumin e kerkesave te drejta, dhe problemet me te cilat ata badhafaqohen  me pushtetin e Mal te Zi, edhe pse qe 30 vjet Shqiperia ka bashkepunim dhe  mardhanje te shkelqyera diplomatike,ekonomike dhe gtregtare ndershtetrore me qeverin e Malit  te  Zi,
Kete bashkepunim dhe miqesi fqinjesore te Tiranes me Podgoricen, para se gjithash e vulosi edhe dekorimi i presidentit malzez Millo Gjukanoviq nga ana e homologut te tij shqiptar Ilir Meta me medalen e larte  “Urdherin e Flamurit Kombetar” te Skenderbeut gjoja per meritat e tij per mbrojtjen e interesave te bashkesise shqiptare ne Mal te Zi (21 janar 2019).
Se fundi u  bejme me dije udheheqsit te tanishem te shqiperis Edi Rama apo kushdo qe te jet ne vazhdimsi, se shqiptaret autokton ne trojet e tyure shekullore ne
 Mal te Zi, nuk do lejojm nga askushe qe te perdoremi vetem si” dekor apo ure nderlidhese”per interesat e tjeter kujt, por do ta ngrisim zerin tone qe te jemi te mbrojtur kombetrisht dhe nderkombetarishte nga ata qe po na nencmojn, asimilojne dhe po na marrin neper kembe dita dites, nga politika Malazeze dhe mjerishte nganjeher edhe nga ajo vellazerore shqiptare..
** Luigj GJOKAJ – ish Kryetar i Fondit “Vendlindja therret” gazetar i ACTV