Dëmshpërblimi 110 milionë euro ndaj Becchettit, ministrja Denaj: Patjetër që do ta paguajmë!

0
525

– Ministrja e Financave, Anila Denaj e ka pranuar që Shqipëria do ta paguajë dëmshpërblimin prej 110 milionë euro ndaj sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, kur gjykata të japë vendimin e formës së prerë.

Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin “Përballë”, tha se qeveria shqiptare po pret përgjigje nga Avokatura e Shtetit, atëherë shuma prej 110 milionë eurosh do të hiqet nga një proces tjetër për t’ia dhënë biznesmenit italian.

“Ne patjetër që do ta paguajmë. Hyn edhe në negociata. Po në rastin e Beketit, ne jemi në pritje të përgjigjes nga Avokatura e Shtetit. Ne nuk mundemi dhe juridikisht të buxhetojmë procesin nqs Avokatura e Shtetit nuk thotë tani ky vendim duhet zbatuar. Ka procese dhe ka kontrata që nëse do të negocioheshin në kohë mund të kishin kompensuar dhe dëmin e fitimit të gjyqit. Dhe sa më shumë ta lëmë në kohë, jemi duke shtyrë një proces që nuk është në të mirë të shqiptarëve. Nuk po flas për rastin konkret këtu. Por në momentin që procedurat finalizohen atëherë janë detyruese për buxhetin e shtetit. Dhe ata kanë vëmendjen për tu paguar proporcionalisht sipas fondeve. Nëse vjen e formës së prerë do të duhet të hiqet një fond nga një proces tjetër,“- tha Denaj