Çfarë mund të ndodhe me 5 e 8 janar dhe në vazhdim?

0
1043

Nga Rush Dragu
Se muaj janar është interesant është diskutuar qysh para “Foltores’kurë u tha se me datën 17 janar Gjykata Kushtetuese (s) do të flasin për shkarkimin e Ilir Metes të zgjedhur nga Edi Rama si President i Republikes.Me çfarë po shihet ka gjasa se as do të shkarkohet por as ferra nuk do ti hyjnë në këmbe.Gjykata do të (s)flasin veridiktin e saj që në të kuptuarit e përditëshem nuk do të jetë as mish e as peshk por një burim (boom) mediatik për opinionistet dhe analistet e shumte shqiptar pro dhe kunder shkarkimit dhe “burgosjes” se Ilir Metes. Me një fjale kjo gjykata e (pa)reformuar do të na lënë në të madhin siklet,por një gjë është “positive”,populli do të harrojne papunësinë dhe skamjen e do merren me hallet e udheheqjes.
Me daten 5 janar, Sali Berisha ka deklaruar se Permbaruesit do të paketojnë Lulzim Bashen me gjithe “zhele” të zyres e do ta nxjerrin jashtë.
Po si ?
“Permbaruesit” dihet se veprojnë forcerisht dhe mbasi ka dhëne një vendim gjykata . Çeshtja është çuar në gjykatë por tashme dihen vëndimet e gjykatave shqiptare që as të vrasin as të falin por të lënë në ngatrrese që të jesh gjithë vitin ushqim i tyre.
Të marrim se Gjykata është pro “Foltores”.Atehere duhet të vihet SPAK në kërkim të FALLSIFIKATORVE mbasi deputetet në Parlament kanë shkuar në emer të PARTISE DEMOKRATIKE por me Vule,Logo e Flamur që nuk kanë të bëjnë me PD-ne. Keshtu që fallsifikatori ndiqet penalisht dhe deputetet mund të dorzojne mandatet si personazhe pa identitet të qartë politik dhe krijohet një krize parlametare që mund të thirren zgjedhje të parakoheshme dhe kjo nxjerre nga sikleti i madh PD-ne dhe gjithe Opoziten Shqiptare. Kjo është në dore edhe të Ambasadores Yuri Kim,n.q.s don të tregojnë se reforma që ajo realisht ka drejtuar nuk ka deshtuar gjykates ti lypin vlersim maksimal të çeshtjes.
Dikujt mund ti duket gjëra të pa rëndësishme simbolet partiake unë po sjellë një shembull : “Sikurë dikush nga demokratet amerikan të kishin “guxuar” të ndryshojnë simbolin e tyre partiak që është gomari ,së paku ta kishin berë mushkë a do ta kishin pranuar antaret e partise dhe a do të thirrej ajo parti më me atë emer?” besoj që jo dhe as që mund ti ketë shkuar në mendje ndokujt ta bëjnë atë veprim kunder statutory.

E n.q.s Gjykata nuk flet,dhe Permbaruesit e PD do te futen në seline e tyre që e mban Lulzim Basha dhe pa deshiren e Tij qoftë edhe nësë ky ka ike diku me sherbim,marrja e atyre zyrave në atë menyrë është pavlereve dhe burim i madh ngatrrese në parti dhe në parlament dhe i jepet dore maksimale Edi Rames për të nepërkembur opoziten,jo për fajin e tij por nga budallalliqet e demokrateve.
Ka dhe nje rruge tjeter ose mundesi që çeshtjen hë për hë do ta zgjedhin Edi Rama,mbasi Seline e PD-se me daten 5 dhe 8 janar do ta blindojne me forca të shumta policie deri dhe autoblinda ku pala e “Permbaruesve” vetem se po të jenë të çmëndur se nuk do të tentojnë asnjë çap drejt zyrave. Se nuk ka asnjë lloje arsye që të sakrifikohen jetë njerzish . Kjo në një farë mënyrë i ruan erzin Sali Berishes dhe “Foltores” të cilet jane në fushe gjithëçka për gjithçka,të cilet dalin të larë nga beteja se ne nuk deshem të humbim jetë shqiptaresh dhe beteja e tyre vazhdon.
Ndersa Lulzim Bashes i jepet kohe që te kalkulojne rruge dhe mënyra dhe të futet në kerkim të gjetjes se negociatorve me të Foltores
Në keto momente terheqja si e Berishes ashtu edhe e Bashes është e dëmshme për PD-e. Rruga më opurtune është forcimi i partise së Tij,REPUBLIKA E RE dhe lënja e lirë nga ai e Partise Demokratike,gjë të cilen ai e ka veshtire ta pranojne se ngelet me dy tre deputet.
Ndërsa data 8 janar do të ketë të njejtin skenar dhe regjisor të njëjtë vetem se do të kete pjesmarres shume më teper se me daten 5 janar dhe mundësinte e zhvidhimit të ngjarjeve janë pothuajse si me 5 janar.
Edhe pse janari është parashikuar si i frigshëm,beteja ka për të pase por finalizime pak ose fare pak.
Beteja Vazhdon…


US Democratic Party Logo