Berisha refuzoi kompromisin e të dërguarit të Yuri Kim, çfarë kërkonte

0
734

Lideri historik i demokratëve, Berisha deklaroi se ka refuzuar në mënyrë kategorike një kompromis të ofruar nga i dërguari i Yuri Kim.

Berisha tha se, pas datës 6 mars atij i është ofruar që të vendoste provizorisht një drejtues të PD, në këmbim të largimit të Bashës, ndërsa më pas të përfshihej në zgjedhjet brenda partisë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, mbrëmjen e sotme ka bërë publike për herë të parë marrëveshjen e propozuar nga ambasadorja Yuri Kim. Berisha ka treguar se në zyrën e tij kishte shkuar një person i dërguar nga Yuri Kim I cili i kishte kërkuar ish-kryeministrit që të hiqete dorë përkohësisht nga gara për kryetarin e Partisë Demokratike dhe të ishte Berisha ai i cili të vendoste në krye të partisë përkohësisht atë person që ai dëshironte. Sipas ish-kryeministrit pasi ai ti plotësonte këto kërkesa të ambasadores ai do të mund të kandidonte për kryetar të Partisë Demokratike.

“Për të përcaktuar kreun e PD unë duhet të njoh qytetarët shqiptarë, meqënëse detyrohem ta bëj publike këtë dhe demokratët në veçanti se pas zgjedhjeve të 6 Marsit Guvernatorja Kim dërgoi në zyrën time një person me propozimet e saj, propozime që kosntatonin që unë të hiqja dorë provizorisht nga gara për kryetar të PD të caktoja cilindo njeri që doja unë dhe atë provizorisht dhe më pas mund të kandidoja vetë për kryetar. Duke paraqitur garanci të plotë se Lulzim Basha do të largohet pa diskutim do të pranonte vendime, Përgjigja ime ishte një dhe vetëm një, refuzoj në mënyrë kategorike çdo ndërhyrje tuaj zonjë në problemin, problemet e brendshme të PD, refuzoj dhe kërkoj në mënyrë të prerë që të mos implikoj, të mos ndërhyni në zgjedhjen e forumeve dhe kryetarin e PD sikundër jashtë çdo lloj dyshimi që unë mund të pranoj ndërhyrje të tilla. Madje, i përcolla mesazhin se për mua mjafton kjo ide që ju i lejoni vetes të ndërhyni se kush duhet dhe kush nuk duhet të zgjidhet kryetari i PD. Që edhe unë sikur mos kisha ndërmend të garoja të rikthehem dhe të garoj me të gjitha mundësitë e mija”, tha Berisha.

GAZETA RILINDJA DEMOKRATIKE