Kryedemokrati tregoi dhe se si do të veprojë për të regjistruar PD për zgjedhjet lokale.
Berisha tha se KQZ është e detyruar të njohë vendimin e gjykatës të 25 marsit që njohu vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit.
“Ka një parti, nuk jemi dy pjesë. Një skemë e imponuar nga Rama nuk është PD. PD ka një përputhje të plotë me kushtetutën e saj ka përmbushur të gjitha standardet. Ka një grup, por nuk mund të quhet pjesë tjetër e PD, është një grup në PD dhe janë pjesë e PD, janë të ftuar të kontribuojnë si deputetët. Ka një kushtetutë, ajo kushtetutë u jep të drejtë deputetëve dhe anëtarëve të kandidojnë në primare dhe të krijojnë fraksione brenda nëse nuk janë dakord me kryetarin. Realiteti është se ka një parti me forumet e zgjedhura nga baza deri në krye. KQZ është i detyruar të njohë partinë e regjistruar më 25 marsi me vendim të gjykatës së Tiranës. Rama ka përpjekje për të konfiskuar flamurin e PD. PD do bëj gjithçka për të çliruar flamurin dhe ne do qëndrojmë kundër tij. Ne do paraqesim vendimin e gjykatës në KQZ. Është në tagrin e këtij komisionit të vendos në përputhje me ligjin ose të bëhet vegël e Edi Ramës”,-tha Berisha.