Berisha: Akti për Teatrin Kombëtar, dhunim flagrant i vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Duhet të informojmë SHBA për dezinformimet që Yuri Kim ka dërguar për Dvoranin.

0
284

FJALA E KREUT TË PARTISË DEMOKRATIKE, SALI BERISHA

Të nderuar deputete dhe deputetë!

Siç e shihni, çdo ditë këtu kryhen akte anti-kushtetuese, anti-ligjore, nga një qeveri që në raport me ligjin, rregullin dhe rendin, sillet si një bandë dhe jo si një përfaqësi e qytetarëve shqiptarë. Në çdo veprim spikat qartësisht vullneti i tyre i sëmurë për të dhunuar Kushtetutën, për të dhunuar ligjin, për të dhunuar qytetarin dhe të drejtat e tij.

Ajo që u zhvillua në rrugën Myslym Shyri, ishte një dramë e atyre banorëve, e krijuar nga tërmeti, por e rënduar në mënyrë çnjerëzore nga qytetarët vendorë dhe qendrorë, mbasi pabesisht, urtësisht, zgjodhën pragun e festave për të përdorur forcën, për të përdorur buldozierët, për të përdorur nxjerrjet me forcë, ndërkohë që ata banorë kishin mirëkuptim për prishjen e pallatit, por kërkonin të dinin, kërkonin sigurinë, që çdo njeri normal kërkon për banesën e tij. Sa do marri? Ku do e marrin atë banesë, dhe kur do e marrin? U trajtuan sikur të ishin kavje, dhe jo qytetarë të një vendi, nga një kryetar bashkie që nga mëngjesi deri në darkë mendon sesi të vjedhë taksat, tarifat, fondet e qytetarëve të Tiranës .

Nga ky akt, kalohet në një akt madhor anti-kushtetues në vendimin flagrant të Gjykatës Kushtetuese, dhe kjo është një sfidë e hapur, jo për vetëm Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, por kjo  është sfidë e hapur për Opozitën në radhë të parë, së cilës i thuhet si pushtet nuk njohim Kushtetutë, ne nuk njohim norma, nuk njohim standarte, dhe jemi të gatshëm të ndërmarrim çdo akt në kundërshtim të hapur me vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila ndalon procedimin e mëtejshëm në atë truall, ia kthen atë qeverisë. Ky është vendi i vetëm në botë ku një vendim i Gjykatës Kushtetuese rrëzohet me një vendim të banditëve qeveritarë. Ky është vendi i vetëm në botë ku një vendim i Gjykatës Kushtetuese rrëzohet me një vendim të qeverisë. Nuk ndodh kund në botë kjo.

Ndaj edhe unë paralajmëroj Erion Veliajn, se me këtë akt ai po nxit me të gjithë forcën përplasjen me qytetarët. Ai është një kukull e Edi Ramës, por do ta pagujë  vetë këtë akt. Paralajmëroj ndërtuesin, në emër të PD, i them mos u bëj mashë e vendimeve anti-kushtetuese të qeverisë dhe të Erion Velisë. Hiq dorë nga zbatimi i këtij projekti. Populli opozitar nuk do ta pranojë kurrë atë projekt.

Populli opozitar, Opozita, PD, do të bëjë gjithçka për zbatimin e drejtë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Por Opozita, dhe populli opozitar është në një dhunë universale sot, dhe kjo ëhtë e vërteta. Prej katër muajsh deputetët tanë kanë dorëzuar në Parlament rezolutën për të dënuar genocidin në Kosovë, serb në Kosovë. Në kundërshti me Kushtetutën, rregulloren e Parlamentit dhe cdo gjë, Edi Rama urdhëron moszbatimin e rregullit dhe injorimin e të drejtave kushtetuese ligjore të deputetit. Rezoluta për dënimin e genocidit serb në Kosovë, nuk paraqitet në seancë, dhe ne duhet të jemi aty për të mbrojtur në mënyrën më të vendosur të drejtat tona. Jo vetëm që nuk paraqitet rezoluta, por me urdhër të Edi Ramës, shembet në mes të qytetit të Kukësit, përmendorja e ngritur në kujtim të viktimave të genocidit serb në Lumë.

Shqiptarët duhet ta dinë se genocidi serb, universalisht i dënuar është genocidi që ata kanë kryer në Lumë. Në tetor të vitit 1913, e gjitha hakmarrja sepse, kryengritësit mënjanë, hasjanë, tropojanë, dibranë, bllokuan hordhitë serbe që kishin direksion vërshimin drejt Durrësit, Shkodrës dhe pushtimit të gjerë të Shqipërisë, para shpalljes së Pavarësisë. Genocidi i Lumës, në dokumentat e kohës, në dokumentin bazë të Komisionit Ndërkombëtar të ngritur shkaqet dhe krimet e luftës, është i vlerësuar unanimisht si krim genocidi.

Vetëm në fshatin Pobreg janë therrë, djegur të gjallë dhe ekzekutuar 420 burra, gra dhe fëmijë. Edi Rama urdhëron Safetin që nuk ka asgjë shqiptare, që është njëlloj si ky, të shkelmojë mbi shpirtrat e tyre, dhe të rrafshojë përmendoren e ngritur pak voite më parë, në nderim, të më së paku 2200 qytetarëve shqiptarë. Shifra të tjera thonë 6000, në një barbari të pashembullt në luftë, me një ndëshkim të pashembullt, dhe këtu Edi Rama heq përmendoren, e rrafshon përmendoren e ngritur, e cila ndër të tjera kishte fjalë dhe të të Dhimtri Tuçoviç, një serb i madh, që dënoi me forcën më të madhe këtë genocid.

Unë disa herë e kam ngritur çëshjen e Genocidit serb të Lumës, dhe ky ka urdhëruar këto netë, rrafshimin e një përmendore në nderim të këtyre viktimave në qytetin e Kukësit. Ky është një antishqiptar, që urren shqiptarët. Ky ka gjak tradhtari, nuk ka gjak shqiptari. Dhe duhet të mësohemi, se pavarësisht nga përkatësia etnike mund të jesh patriot , dhe mund të jesh patriot ndonjëherë shumë më tepër, sesa ai që është të themi i etnisë shqiptare, dhe historia jonë e ka provuar këtë. Por ky është apatrit. Ky as ka komb, as ka nder, as ka flamur, as ka atdhe. Çfarë u thotë ky foshnjave që u dogjën në prani të nënave të tyre, janë hedhur në mullarët e barit në flakë, në Përbreg? A e lexon ai apo jo atë histori që ka tronditur botën? Në gjithë librat e asaj periudhë përmendet Genocidi i Lumës.

Përmendëm raportin që është themelor, përmendur nga Leofroli, përmendur nga Trocki, përmendet nga të gjithë. Nga dëshmitarë që kanë qenë të brendshëm, me hordhitë serbe që kryen krimet, por që s’pajtoheshin kurrë, dhe ky prish përmendoren me kërkesë të Vuçiçit. Nuk ka akt më të turpshëm, më anti-shqiptar se ky. Pse u vranë ata? Vetëm se bllokuan. Ata u vranë për të luftuar hordhitë serbe që donin të zbrisnin, të pushtonin Shqipërinë që të mos shpallej Pavarësia, dhe për shkak të suksesit të kryengritjes së tyre u thyen në 2013 me një barbari të paparë, ndaj lumjanëve, hasjanëve, tropojanëve dhe Dibrës së Poshtme.

Edi Rama mund të bëjë çdo gjë! Gjithçka!

Sot, në rendin e ditës, është votimi për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese, i simbolit më të nxirë të korrupsionit në drejtësinë shqiptare.

Ky quhet Ardian Dvorani.

Ardian Dvorani është zyrtarisht i akuzuar nga DSIK se ka fshehur pasurinë. Në vettingun e Ardian Dvoranit, është dëshmuar 100 përqind, se sa fals është ky proces.

Ardian Dvorani është gjykatësi që ka marrë në vitin 2002, apartament banimi nga Albtelekomi, pa asnjë kontratë. Në dokumente, jo në emër të Dvoranit, apartamenti figuron 93 metra. Sipërfaqja e apartamentit është 120 metër katrorë. Apartamenti i Dvoranit nuk figuron në hipotekë me emrin e Dvoranit. E kuptoni mafian e poshtër? Apartamenti i Dvoranit kur Albtelekomi privatizohet, paguhet nga Albtelekomi me 17 mijë dollarë si dhuratë.

Por çfarë bën Dvorani? Dvorani merr pjesë në 9 procese gjyqësore, midis Albtelekomit dhe institucioneve shtetërore shqiptare. Bashkë me tezakun e tij. Në shpërblim të pagesës që i kanë bërë për apartamentin. Ka një rast tjetër, ka një prokuror tjetër, i cili një garsionerë, 20 metër katrorë, e blen me dokumente, kredi dhe të gjitha dhe ia kalon prindërve, me dokumenta me kontratë, me çdo gjë. Dhe prindërit marrin një kredi duke vendosur kolateral këtë 20 metër katrorë. Dhe ky jurist i shquar ndëshkohet nga vetorët, të cilët janë të zhytur në krim. Ju e dini besoj se Sanxhaktari është bashkëshorti i Pasmaçiut që u arrestua me 2 ton drogë në Greqi, të cilën Ardi Veliu ia fshehu emrin bashkë me Edi Ramën. Po 250 mijë euro të Valbonës nuk i fshehin dot ata. Po, po, ajo historia me 2 ton drogë është e ish-burrit të saj. Dhe vila e saj qendron mbi drogën. Këto nuk fshihen. Nuk fshihen falsifikimet që ka bërë Pamela. Për të kapur kriteret, motra e Belindës falsifikon notat e universitetit. Ajo bën vettingun e gjykatësve. Prisni ju kur të propozohet për çmim ndërkombëtar anti-korrupsioni si Dvorani.

Dvorani, nuk është vetëm kaq! Dvorani ka fshehur 80 mijë euro. E ka kapur DSIK. Kur ka dërguar fletën, nuk ka dërguar të gjithë llogarinë rrjedhëse, por vetëm finale. Askujt tjetër nuk i është propozuar kjo, përveç këtij. Po mos harroni që gjykatësi Muçi i prezantoi Ilir Meta për Gjyatë Kushtetuese. Atij 16 mijë euro i gjetën të padeklaruara. Kurse një tjetri një biletë, të deklaruar për në Mlano , të paguar nga zyra për çështje pune, i tha nuk ka qenë për çështje pune.

Këtij 80 mijë euro të fshehura. Nuk e çuan për ankimim fare në shkallën e dytë.  Por cili ishte Dvorani, kryetari i KED-s. Ai u soll aty si një bandit me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Këtu e kapi në flagrancë Komisioni i Venecias. Ai krijoi një krizë të rëndë brenda vendit, se u përpoq me çdo kusht, me makinacionet mafioze që të merrte kandidaturën që i takonte Presidentit të Republikës. Të gjitha këto janë të përshkruara. Çfarë ndodhi?

Në një akt të paimagjinueshëm, Dvorani shpallet kampion botëror i luftës kundër korrupsionit. Nuk ka fyerje më të rëndë për shqiptarët se kjo. Nuk ka akt më të qartë i përdorimit të korrupsionit për të mbështetur korrupsionin në Shqipëri, korrupsionit ndërkombëtar.

Ne si deputetë duhet të reagojmë. Ne duhet të informojmë të gjitha institucionet e SHBA për këtë akt. Duhet t’i bëjmë një letër Departamentit të Shtetit, kryetarit të Kongresit, presidentit Biden, një letër kudo, nuk mund të fyhen shqiptarët në këtë mënyrë. Nuk mund të shpallet kampion korrupsioni ky, simbol korrupsioni.

Po çfarë është Dvorani? Një xhelat! Prokurori ui atyre që rrëzuan shtatoren e Stalinit në Shkodër dhe ka kërkuar dënim gjer në 15 vite për terrorizëm shtetëror. Ç’e ka Yuri Kim këtë pasion për xhelatët e diktaturës komuniste? Duhet t’ja raportojmë, duhet t informojmë edhe qeverinë amerikane dhe institucionet e tjera. Me ligj, nuk mund të ishte anëtar gjykate. Ky është njeriu që në mënyrën më anti-ligjore, më anti-kushtetuese qendroi 4-6 vjet, duhet llogaritur, pasi i skadoi mandati dhe u emërua aty në kundërshtim me ligjin e lustracionit. Pse u dashka kjo përpjekje të na e bëjë simbol këtë njeri. Çfarë jemi ne?

Ftoj çdo qytetar shqiptar, t’i shtrojë pyetjen vetes. Çfarë jemi ne? A nuk është një përçmim ky për popullin shqiptar? Por një nga më të korruptuarit si kampion i luftës kundër korrupsionit. Kjo nuk ndodh në një vend të botës, kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Kjo është e paprecedentë në historinë e një vendi, dhe kjo është vepër totalisht dizinformatash që guvernatorja i ka dërguar qeverisë së vet për këtë person.

Dhe tani na vjen ky, që ka ndenjur 16 vite apo 15 vite, anëtar i Gjykatës së Lartë, tani na kthehet në gjykatës kushtetues. Asnjë votë nuk mund të marrë. Thuhet se një marrëveshje ishte realizuar, por unë ftoj çdo deputet, të mos bëjë gabimin e tmerrshëm të votojë këtë person.

Ky e ka vendin në burg, për fshehjen e pasurisë, për gjykimet në konflikt interesi dhe shumë veprime të tjera. Për shkeljen e Kushtetutës kur ishte kryetar i KED-it. Të faktuara këto të gjitha, nga Komisioni i Venecias. Dhe ky sillet sot për ta votuar për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Pas tij është ajo tjetra, Selimi, e majtë është edhe ajo. Është civiliste e njohur Këta e kanë bërë seksion partie drejtësinë.  Atë e kanë lënë në bankinë, kurse në front për të poshtëruar Parlamentin dhe shqiptarët kanë nxjerrë Dvoranin, ky ka dhe dekoratënn, drejtor anti-korrupsioni në botë.

Duhet të qëndrojmë me të gjitha mundësitë tona dhe të qartësojmë shqiptarët se çfarë po ndodh me ne.

E frikë Edi Rama atë ligj. Si hije e zezë do ta ndjekë ai ligj. Më mirë ta kalojë tani, ligjin e heqjjes së parakrimit, për kryeministrat dhe ministrat, sepse në mënyrë absolute, do bëhet realitet, dpo të lobohet në të gjithë botën, dhe ai ligj është i domosdoshëm. Ivetmi i ligj që mund të detyrojë hajdutët t’i thërrasin mendjes, se nesër sapo të ikë nga detyra, do shkojnë atje ku e kanë vendin për vjedhjet që bëjnë.

Unë këto kisha, ju falenderoj…

BURIMI:  PDSH.AL