Zgjedhjet lokale, Bardh Spahia: Kundërshtari ynë i ka mbivendosur votës së lirë, patronazhistët

0
228

Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia ka deklaruar se në zgjedhjet e 14 Majit duhet të ofrojnë një model për qytetarët e vendit.

Ai u shpreh se kundërshtari po përdor të gjitha asetet e pushtetit për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve duke i mbivendosur patronazhistët, votës së lirë të qytetarëve.

“Kundërshtari ynë njihet si urryes i jashtëzakonshëm i procesit të votimit dhe votës së lirë. Në thelb të votës së lirë ka mbivendosur patronazhistët dhe përdor asetet që i jep pushtet për të ndryshuar rezultatet e çdo votimi. Nuk mund të kishim qasje më të mirë se oferta përmes përzgjedhjes me atë që ka në thelb votën e lirë të qytetarëve shqiptarë. Asgjë më shumë nuk na bën ne krenarë dhe nuk na jep mundësinë të dalim ballë hapur para bashkë qytetarëve tanë dhe të kërkojmë mbështetjen.

Po i tenton tyë gjitha mënyrat për të ndikuar te procesi i ardhshëm zgjedhor sepse e di që nuk ka dhe nuk ka për të pasur ndonjëherë mbështetjen e qytetarëve shqiptarë. Lufta e vërtetë do të jetë më datë14 Maj. Duhet të shkojmë me një ofertë të mirëmenduar te bashkëqytetarët tanë. Ne duhet të shkojmë me një strategji. Shqipëria nuk ka pse njihet më si vendi i gomoneve. Të rinjtë nuk kanë pse lënë vendin. Shkodranët nuk kanë pse lënë Shkodrën. Mbi 5 mijë vitin e kaluar janë larguar vetëm nga Shkodra. Studentët nuk kanë pse abondonojnë universitetet tona. Janë shifra më dramatike. Duhet oferta ashtu si e presin bashkëqytetarët tanë.

Oferta është PD. Shpresa e vetme është PD. Ka për qenë luftë kundër makinerisë së shtetit, kundër bandave, kundër krimit. Pa dyshim kam bindjen që qytetarët do dinë të dallojnë mes një model që na lë në errësirë dhe atij që sheh drejt perëndimit, që duhet të jetë i yni. Duhet t’i japim të kuptojnë qytetarët shqiptarë që nuk po zgjedhin vetëm një kryebashkiak por menaxherin e të ardhmes së tyre. Duhet të përcjellim modelin e qytetarit shërbëtor të bashkëqytetarëve të vet. Do të marrim shumicën në bashkitë e vendit”, tha Spahia.