Belind Këlliçi dhe fejuara e tij Anna Shkreli në A-Show

0
342

Belind Këlliçi dhe fejuara e tij Anna Shkreli ishin sëbashku tek “A Krasta Show” në Syri Tv.

Anna Shkreli, ndërsa komentoi kandidaturën e Këlliçit për kryetar bashkie në Tiranë tha se njerëzit janë të shqetësuar për Tiranën, edhe kur s’janë të zëshëm.

Anna Shkreli, e fejuara e Belind Kelliçit, u shpreh sonte në emisionin e Adi Krastës, se njerëzit janë të shqetësuar se si shkojnë punët në Tiranë, edhe pse jo të gjithë janë të zëshëm.

Të shqetësuar për humbjen e identitetit dhe cënimin e trashëgimisë.

Sipas saj, secili reagon dhe kryen një akt, me punën që bën.

E pyetur nga Krasta, nëse prej prejardhjes dhe familjes së saj, a e ndjen veten një dëm anësor, për Belindin, ajo u shprej se shpesh prej tensionit që prodhon politika, e ka provuar këtë, madje dhe është ndjerë në faj.

Anna ka lënë të kuptohet se një nga cilësitë që ka çmuar shumë tek Belindi, është kurajoja që ka, dhe pasioni për t’i shkuar gjërave deri në fund.

Kandidati i Opozitës tha se zhurma ose sulmet që mund ti jenë bërë apo do i behen për lidhjen me Ana Shkrelin, ai nuk i përfill. Pasi gjërat i bën me zemër, siç u shpreh, dhe me zemër eshte edhe ajo çfarë ka me Annën.

Anna Shkreli pohoi se sipas saj Belindi nuk duhet të shqetësohet për propagandën apo sulmet, politikën e keqe, por duhet të ketë prioritet qytetarët dhe marrdhëniet me ta.

E sidomos, duhet sipas saj të bëjë kujdes me premtimet, pasi e nesërmja vjen shpejt.

Anna Shkreli: Si u njoha me Belindin

Anna Shkreli, e fejuara e kandidatit të Opozitës për Bashkinë e Tiranës, në një rrëfim në studion e Adi Krastës, në Syri televizion, tregoi se si është njohur me Belindin.

Anna tha se fillimisht janë parë në një lokal në Tiranë.

Kanë biseduar dhe më tej kanë qënë disa takime që i kanë afruar dhe bërë bashkë.

Takime jo vetëm në Tiranë, por edhe në Itali ku Anna ka studiuar.

Një nga surprizat që Belindi ka bërë, ishte kur i shkoi në qytetin ku Anna po kryente universitetin, pa e lajmëruar.

Kjo është hera e parë që Anna shfaqet në një intervistë me Belindin.

Ajo pohoi se gjendet aty, për shkak se i beson Belindit dhe planit që ai ka për Bashkinë e Tiranës.

Shkreli u shpreh e shqetësuar për ndryshimet që kanë ndodhur në qytet, duke sjellë humbjen e identitetit, te huazimin siç u shpreh ajo.

E pyetur nga Krasta për qendrimin e saj për prishjen e Teatrit, kundershtimin e saj, Anna tha se kjo ka qene zgjedhja e saj, bazuar mbi dashurinë për qytetin, për trashëgiminë e tij.

DRONI.AL