BASHA DHE KIM,HUMBES SERIAL !

0
895

Rush Dragu – SHBA

Zgjedhjet e 6 marsit konfirmuan edhe njeherë se shqiptaret edhe kurë heshtin flasin qartë, edhe pse të varfer poshtrimin nuk e durojnë,kundershtia shprehet edhe me heshtje. Duke injoruar genjeshtarët dhe mashtruesit serial.

Qysh se Sali Berishen e emruan “Non Grata” segment dashakeqe të Shqiperise,megafonet e propogandes sorosiste në Shqiperi nuk kanë reshtur në perseritjen deri në banalitet se “ata qe i shkojne mbrapa Berishes janë anti amerikan”. Zgjedhjet e fundit treguan se jane thënje farse,propogande,shkume për tu mbajtur i mbyturi serial i zgjedhjeve me frymen e fundit.

Propoganda e shfrenuar e ambasadores Yuri Kim që tejkalon të gjitha normat dhe regullat e Konventet se Vienes kanë prishur rregullat e lojes pluraliste në Shqiperi. Njëanshmeria ekstreme e saj ka çuar dëm gjithë keto vite pluralizem në Shqiperi,investim ky edhe pse jo i komunitetit nderkombëtar dhe kryesisht i taksapaguesve të atyre vëndeve dashamire me Shqiperinë.

Pa u mbushur mirë një vit (por koka e ambasadores Kim nuk mbushet) garat elektorale e kanë “dermuar” amasadoren deri në poshtrim me humbje të atyre kandidateve e partive farse,në kundershtim me çdo rregull e ligj diplomatik u doli në krah para e gjatë fushatave elektorale dhe mbas humbjeve turpruese fshihet për pak ditë sa të rimarrin vehten nga deshtimi turprues politik i radhës.

Nuk u mbush mënd ambasadorja me vajzen e Azem Hajdarit që duke e lajkatuar dhe “yshur” gjoja në beteja politike elektorale e futi në një “qorr sokak” duke i nderprerë rrugen e karrieres së saj politike. Ajo ( ambasadorja) as më pak as më shumë por “me përdorimin” e zonjës Hajdari i fali edhe shume vite në politikë Qeverisjes se Rilindjes.

Mbrojtja që i ka berë,udhezimet që i ka dhënë e vazhdon ti japin ajo Lulzim Bashes dje dhe sot ngjasojnë me një  nxenësi të klases parë fillore që prinderit i marrin për dore ditën e parë të shkolles për ti çuar në klasë.

Zonja Ambasadore !

Nuk është në sherbim të elektoratit të PD-se vetem qëndrimi i Lulzim Bashes në karrigen e kryetarit,pa fituar asnjë garë e duke lene në opozitë përgjithmonë PD-në.

Nuk është në të mirë të Shqiperise,demokracisë dhe pluralizmit qëndrimi i Lulzim Bashes dhe një grupi të vogel deputetesh ( që nuk i pyet kush as për OSH as për BALOSH)  dhe përkrahja banale ndaj tyre në kurrize të frymes së vertetë opozitare

Zonja Ambasadore- Zoti Lulzim !

Ju nuk e kuptoni se jeni në piken e fundit të ekzistënces elektorale. Me çfarë shihet lexohet,perceptohet dhe numrohet,Lulzim Basha mund të hyjnë neser i vetem në parlament,por edhe atehere po të numrojnë votat Zonja Kim se të tjerë nga Logoja e gjymtuar e Tij nuk ka gjasa ta shohin driten e pushtetit.

Merruni me pallavra të llojit “Non Grata” që vetem u humbin vota Ju (Kim dhe Lul) se elektoratit as nuk ja ndjen për ate Show  të keqperdorun nga njerez si puna juaj .

Shenim : Zonja Ambasadore, të jam drejtuar si Zevendes Kryetarja e Lulit mbasi vete e ke zgjedhur atë qëndrim politik,të jashtligjëshem,bazuar në daljet dhe deklaratat tuaja publike nepër media. E në raste se keshilltarët tuaj nuk i keni të besuar për keshilla shiko më mirë se deklaratave  tuaja te huazuara nga koha e Enver Hoxhes u bije era keqinformim për pa thënë tradhti.