Ambasadorja Kim,amniston kryetarin e PD-se Zotin Berisha.

0
730

Rush Dragu

Mbas publikimit nga “Zeri i Amerikes” se Basha kishte perfituar pare ruse për interesa të veta politike,këto edhe pse të pavertetuara duhet të merren në kosniderate se e kane thënë ata që veshtire mund tu kundërshtosh apo tu lypesh llogari,diçka ka levizuar në axhenden e ambasadores Kim në lidhje me opozitën.

Kthesa e papritur e saj duke shkuar në shtepinë politike të Ilir Metes duket se amniston figuren e ish presidentit dhe indirekt edhe të aleatit të tij më të rëndesishëm politik Zotit Sali Berisha.

Ambasadorja Kim duket se ka qitë menjëane gjithe atë inatë me opoziten dhe ka kthjelluar qëndrimin e saj edhe në raport me Lulzim Bashen mbasi ky i fundit ishte i bërë nga të tjeret ,jo nga zotësia e tij,qysh në antarsimin e tij në PD,minister, pa harruar të bërit Kryetar i Bashkise Tirane në saj të votave në kutinë e gabuar të ish presidentit Topi,sajesa më e çuditëshme dhe e jashtëligjëshme elektorale dhe numrimit deri në të zbardhur të mengjezit të të gjitha fleteve të votimit nga ambasadori Lu. Duket qarte se kinezet e amabasades amerikane kanë humbur gjithë ato energji që ta bëjnë “burrë” Lulzim Bashen dhe tash duket se nuk kanë fuqi tjeter për të humbe me një të pazotin si ai që megjithëse blindoj gjithë selinë e PD-se,rast unikal botrorë ,as ish Komitetet e Partise Punes nuk patën qënë blinduar si ato dyert e dritaret e Lulzim Bashes,tash duket se axhenda Kim-Basha ka deshtuar plotësisht dhe ajo para se të largohet nga sherbimi tek rruga e Elbasanit do të ndreqin diçka nga ato që me opoziten shqiptare ka bërë më keq se asnjë diplomat i akredituar ndonjëherë në Tiranë.

Duke takuar në shtepine politike Ilir Meten i cili në zgjedhjet e fundit për pushtetin lokal ishte aleati kryesor i Berishes dhe me vulen e partise së tij asokohe (LSI) u regjistrua formacioni politik i Berishes me “Shtepine e Lirise”  Sali Berisha rikonfirmoj edhe me vote popullore se ai, ka fuqi të padiskutueshme tek elektorati i PD-se , Zonja Kim ka njohur kualicionin e “Shtepise së Lirise” dhe aleancen Berisha -Meta dhe ka futë në axhendë një takim të mundëshem me Sali Berishen. Mundësisht të zhbllokoj dhe vëndimin e gjykatës për njohjeh e PD së Rithemelimit mbasi mbajtja në këtë menyrë e nxjerre gjithë punen e saj si të dëmshme për pluralizmin politik në Shqiperi.

Takimi me Meten shkatrron edhe tymnajen e dosjes së sigurimit mbasi një ambasadore nuk kishte se si  mund të takohej me një qoftë edhe të dyshuar si bashkpuntor i ish sigurimit të shtetit.Pra,pa fjale por me sjellje, ideatorve të dosjes u ka bërë të ditur që ta harrojnë atë çeshtje.

Indirekt kjo levizje shumë domethënse e ambasadores Kim u lën të ditur edhe të emruarve të Bashes në grupin parlamentar që të mëndojnë për terheqje të butë nga rolet e falura nga Basha.Qysh mbas lajmit nga “Zeri i Amerikes” çdo ditë që vjen ato role zbehen mbasi “gjeneral Bashes” së tyre tashmë i janë hequr të gjitha spaletat.

Para largimit Zonja Kim ka zbutur inatin femror me opozitën dhe futë në rrugen e kthimit në normalitet të shumë gjërave të bëra në inat e sipër.