Ambasadorja amerikane nuk ka asnjë reagim per Teatrin dhe vendimin e gjykates

Post Scriptum- Urrejtja ndaj Berishës nuk mund të shërbejë për të përligjur diktaturën e Ramës.

0
383

Kundrejt përjashtimit të Berishës nga parlamenti ka reagime të ndryshme. Ka një kategori njerëzish që e urrejnë Berishën. Në rregull. Do të kaloj unë nga ana e tyre dhe do të them- Berisha është i urryeshëm dhe nuk duhet të hyjë në parlament. Ambasadorja amerikane ka të drejtë që kërkon përjashtimin e tij.

E mbyllëm kapitullin e Berishës që ka tetë vite në opozitë.

Tani kalojmë pak tek kapitulli i “Reformës në Drejtësi”. Qeveria ka injoruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi çështjen e Teatrit Kombëtar.
Nga ambasadorja amerikane nuk kemi asnjë reagim.
Këtë si e zgjidhim ne?!

Mos vallë do kënaqëmi me hipotezën se Berisha nuk do të jetë në parlament në shtator dhe do themi:” Në djall vaftë Gjykata Kushtetuese pasi ia vlen ta bësh kurban për largimin e Berishës” ?!

Hajde kënaqemi, por nuk më duket logjikë e shëndetshme kjo.
Nuk më duket e shëndetshme se kur kryeministri i një vendi injoron vendimet e institucioneve të drejtësisë, ne qytetarët kur na dhunohet e drejta, ku do të drejtohemi?!

Me injorimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese 48 orë më parë, u instalua zyrtarisht diktatura në vend me vulë dhe me firmë.

Post Scriptum- Urrejtja ndaj Berishës nuk mund të shërbejë për të përligjur diktaturën e Ramës.

Nga Elona Caslli