Aftësia e tij për të mbrojtur të pambrojtshmen është mbresëlënëse.

0
240

Gazetari Ermal Mulosmani ia ka përplasur në fytyrë faktet Gazment Bardhit, duke i kujtuar humbjen e thellë në zgjedhjet e 6 marsit.

E dëgjova Gaz Bardhin te Rakipi. Është padyshim djalë i aftë. Aftësia e tij për të mbrojtur të pambrojtshmen është mbresëlënëse. Nga grupi kundër Berishës ky është më i spikaturi dhe më i artikuluari sipas meje, shumë më i zoti se Basha e Alibeaj. U dha me kompetencë përgjigje shumë prej pyetjeve të gazetarëve.

Gjynah që nuk ka anëtarësi. Po bën avokatinë e procedurave, të ligjit dhe të teknicialiteteve në mënyrë brilante.

Kundër tij është vetëm 6 marsi. Aty Sali Berisha mori 70% të elektoratit të djathtë. Ky nuk është perceptim, por FAKT që konfirmon se ai person është njeriu më i votuar i së djathtës. Ai është i vetmi FAKT I PAKONTESTUESHËM.

Referuar këtij fakti, Berisha mund të jetë e keqja e madhe e këtij vendi, por ka shumicën e PD-së.

Pjesa tjetër, Partia e Gazit, ka vetëm një zgjidhje: Të ndahet nga ai dhe të përpiqet që të tërheqë elektoratin gri që nuk e duron Berishën. Ose edhe të pakënaqurit e grupit të tij. Unë besoj se gradualisht do të rritej dhe do të bëhej faktor.

Por nuk duhet ta bëjë këtë duke vjedhur emrin e Partisë së Berishës. Nëse Berisha u konfirmua shumicë me 6 mars në një test shumë më të gjerë sesa anëtarësia e thjeshtë (87000 votues) atëherë dorëzojani çelësat e Partisë, vulën, logon, financimet dhe divorcohuni. Kjo do t’i bënte shumë të ndershëm.

E vërteta Gaz është që halli personal i Berishës kishte më shumë rëndësi sesa Partia Demokratike me mbështetjen amerikane të pakursyer. Fatkeqësisht për ty. Ky është fakt!

Nëse evitohet ky fakt Gazi pastaj ka të drejtë në gjithçka që thotë. Nëse i shmanget këtij fakti ai arrin të fitojë çdo debat. Mirëpo fakti është aty dhe bën Muuuuu!”, ka thënë Mulosmani./ CNA.al