Guxim i tepruar anonimesh me xixa për tu bërë kryetar të PD

0
304

Nga Rexhep Shahu

Guxim i tepruar! Anonime politike me xixa, anonime me lule guxojne deri aty sa duan te behen kryetare te Partise Demokratike, per rrjedhoje kryeministra neser qe te drejtojne vendin.
Shume poshte ka rene pazari, e paimagjinueshme qe lloj lloj anonimi e periferiku te guxoje te behet drejtues i Partise Demokratike.
Ej, njerez, edhe guret-rrenje malesh rrotullohen ne toke me dhimbje nga ky guxim anonimesh si keta kandidatet per kryetare te PD. Eshte guxim prej te cmenduri te vetofrohesh, pa te zgjedhe apo pa te propozuar askush, asnje strukture te diturish, asnje perfaqesi dinjitaresh apo grup njerzish me moral te larte, te drejtosh shtetin. Kesaj i thone te tallesh leshte me kete vend. Kjo do te thote se u be deti kos dhe merr lugen ne dore te hash kos, kjo do te thote me keq se partizanet kur zaptuan vendin e shtetin.
Kush ua dha kete guxim, si, pse. Ne ç’pasqyre qeverie u pane…
Le te marrin copezat e tyre ne PD, ate pjesen e tyre te prones qe e paskan ne PD dhe te ikin ne shtepi, te bejne partite e tyre, te bejne PD e tyre secili. Ta bejne PD e tyre ne shtepi, ne ndermarrjet e tyre. PD tone, ate institucion morali e shprese, ate kishe e xhami besimi ta lene te lire nga lakmia e tyre vrasese.
Agroni te beje PD me punetoret e tij sic bente fushate me punetoret e tij ne televizonet e qeverise sa u be barsalete ekraneve, jam Agron Shehaj… jam Agron Shehaj…
Kur nuk je i njohur ne nje fushe, kur nuk je i spikatur ne nje fushe, kur nuk ke bere emer ne nje fushe apo per nje mision, po kur thjeshte puneson njerez per punet e tua, nuk ngjit dot ne publik aq me pak ne politike dhe te kerkosh voten. Pse nuk ia dhane voten gjithe punetoret e tij Agronit ndonese ai nuk la kujt pa i thene jam Agron Shehaj dhe dua voten…
Pavaresisht se qeveria aktuale e shkerdhen voten, shume njerez e kane te shenjte ate.
Ekranet e qeverise vendosen qe ai te behet kryetar si kandidat i qeverise pasi qeveria mendon se ai e ka besueshmerine e nje pjese te PD se vjen nga familje e djathte, e denuar nga komunizmi.
Po ai pse nuk bën partinë e tij, ka mjaft të punësuar në callcenterat. Me ata të punësuar bënte fushatë nëpër ekrane qeveritare dhe iu duk lezet fushata me punëtorët e tij në televizionet e qeverisë. Po të kishte paguar më shumë ne media, që gjatë fushatës do ta rrëzonte Bashen e te vendoste veten. I bene dëm të madh ekranet, u dashuria me veten në ekranet e qeverisë. Dhe mburret që është kandidat i qeverisë për kryetar PD.
Nuk e di ku e ka pjesen apo hisen e saj ne PD kandidatja Harxhi po le ta marre qe sonte per gjithe naten hisen e saj dhe te shkoje ta beje PD e saj, te mos gerryejne me bashke me kandidatet e tjere PD. Te shpetoje PD nga anonimet me lule, nga anonimet me xixa. PD e ka fatkeqesisht shume te madh kostumin e kryeministrit, ka qene 5 vjet kryeministri i pare i demokracise Aleksander Meksi dhe 8 vjet Berisha. Ata te dy, fatkeqesisht per anonimet, per shkak te pushtetit te dijeve dhe personaliteteve te forta qe kane, vune standart dhe steke shume te larte per ate funksion, per ate post. Te gjithe i kane shpatullat e vogla per ate kostum. Kryetari Basha eshte pranuar, por edhe i eshte vjedhur dhe perdhunuar vota. Ju qe e doni ate kostum, duhet me u rrite shume, te beheni njehere dikusha e pastaj te mos pyesin njerzit, po ca eshte ky mavri, po nga mbiu kjo nashti…
Edhe kandidati tjeter i pari i vetshpallur te keqen e sheh vec te PD e te Basha dhe don te shkelqeje nga Berati, te ngrihet nga ai qytet kulture e lashtesie. Per te qeveria nuk ka bere asgje gabim.
Po te treve te gjithe ua drejtojne pyetjen, po ku ishit me pare, ku rrezuat, ku u flladitet, ne ç’hije mrizuat gjithe keto vite.
Nese do kerkojme gjyq e llogari, qe nuk eshte momenti tani, PD ka vrare veten me gishtin e madh dhe nuk ka kujt i kerkon gjakun sepse vete ka fute ne radhet e saj deputete qe nuk dine emrat e tyre, deputete rrusha qe nuk dine pse eshte parlamenti, vete PD me ndihme qeverie ka fute njerez ne strukturat e saj qe ta minojne me injorance e grykesine e tyre, vete PD ka fute anonime ne struktura e institucione sa sot PD i vjen per te vjelle nga keta njerez qe ka zgjedhe me dashuri, duke lene personalitetet e jetes publike e politike jashte strukturave te PD ne emer te gjallerimit e te pasurimit. Duhet te kene pervoja perfitimesh nga funksionet qe kane bere dhe duan t’i rrisin fitimet mbase.
Keta kandidate dhe gjithe te zgjedhurit e te emeruarit qe kane ardhe ne PD duke e menduar ate si ndermarrje biznesi e pasurimi, qe e kane menduar PD si miniere lekesh, te marrin hiset e tyre ne PD e te ikin ku kane rrenjet e nga rrenjet te rrisin PD e tyre.
Po te mendonin politikisht te gjithe keta qe perziejne pazarin dhe kerkojne tu shenohet emri diku (ata duan te behen kryetare PD) se nuk durojne te mbeten vec anonime, por nuk dine ku ta shkruajne emrin, do ta benin ndonje qortim per qeverine, do ta benin ndonje dite fushate, do te shkonin ndokund per fushate, do te benin be se kemi qene ketu a aty. Do ta benin ftohte nje analize qe te kthejelloheshin me kembe ne uje te ftohte. Cfare ndodhi. Mazhoranca ka ardhe ne pushtet para 8 vitesh me paterica, me 65 -66 deputete kur ishte parti e konsoliduar ne 8 vjet opozite. Por nuk mundi te fitoje vec 66 deputete. Nje njeri normal qe nuk eshte anonim me lule, sot duhet te dyshoje minimumi e te pyese, ore si eshte e mundur qe nje qeveri e konsumuar ne krim e korrupsion per 8 vite me radhe, nje qeveri me rekorde kriminale ne pune te kqia, te fitoje pas 8 vitesh keqqeverisje gati 10 deputete me shume.
O anonim me xixa, kaq mjafton ta analizosh dhe pa hyre ne brazde te terheqesh parmenden, duhet te bindesh se ketu ka ndodhe krim zgjedhor.
Zoti ne qiell, Amerika ne toke le te bejne be e rrufe e te betohen cdo ore se eshte mire keshtu sic eshte, une dhe ne duhet te themi te gjithe se eshte keq e shume keq dhe nuk ka ku shkon me keq.
Por kapak per te keqen eshte edhe guximi i anonimeve politike per tu bere kryetare te PD e per rrjedhoje kryeministra neser.
Kaq poshte ka rene pazari. Mjerisht.