Haberr-hak, derman aspak !

0
383

Vezir Edveri i jep sulltan Erdoganit kontrollin e territorit të Arnautistanit..!
Mediat gjermane: Aty është ushtria-hije e Erdoganit.
Me datën 03.06.2021 u dha haberri se Veziri i Arnautistanit Edver Rama ka vendosur që “sivëllait” dhe patronazhistit të tij, sulltan Erdoganit t’i kalojë kontrollin e të gjithë territorit të arnautistanit, duke elejuar të instalojnë kamera CCTV dhe grumbullojë të dhëna me drone superinteligjentë! Këtë “sukses” veziri i arnautistanit, e ka arritur gjatë takimit me sulltan Erdoganin. Detaje për projektin e ka dhënë edhe nën-vezirja Belinda Balluku , mbesa e Beqiri Ballukut dhe ish patronazhistja e gazepqorrit Sakot- B(y)alles ,e cila gjatë një interviste televizive deklaroi se do bëhet kontrolli i territorit me anë të droneve dhe kamerave të vendosura kudo nga Turqia. Ndërkohë mediat gjermane shkruajnë (me 04-06.2021) se Erdogani ka ngritur një ‘ushtri hije’ që operon jashtë vendit. Sipas investigimit të portalit T-Online, bëhet fjalë për një kompani mercenarësh (neo-jeniçer) që kryen operacione të ndryshme dhe shitje armatimesh për vendet e huaja. Kompania Sadat është themeluar në vitin 2012 dhe qëllimi i saj është trajnimi i mercenarëve që luftojnë për Erdoganin me qëllim krijimin e një superfuqie islamike. Misioni i kompanisë thuhet se është: Të parandalojnë që Turqia të bëhet e varur nga shtetet imperialiste perëndimore. Në investigim thuhet se kompania vepron në shtete të tilla si Siria, Libia, Tunizia, Somalia, Etiopia, Katari, Bosnja, si dhe do të operoi në Shqipëri (ndoshta) edhe në Kosovë. Siç shihet në vendet me dominancë muslimane , pikrisht në ato vende që ish perandoria turke-osmane, i ka mbajtur më gjatë të pushtuar , mjeruar dhe tjetersuar për shekuj, tjetersim që po ja shohin hajrin edhe sot…
Ndërkohë veziri i arnautistanit, ka “dhuruar” (më lirë se falë) portin e Durrësit te islamikët arab… Investitori arab Muhamed Alabbar, për ti bërë qjefin vezirit tonë , dhe perkrahesve të tij të qorruar e marruar pas tij thotë se: “Durrësi do të jetë një Dubai ri, ndersa ndertimet do te jenë më cilesore se në Dubai. Durresi do të jetë porti me i bukur në Mesdhe. Ndersa investimi perfundon per 5 deri ne 6 vjet.!
Nejse fajin e ka BE-ja që na ka mbyllë deren e oborrit të saj e jo veziri i arnautistanit Edver Rama. Arnaut pra ky është haberri , madje haberr-hak, derman aspak…
Haberrliu, Ndue Bacaj , Arnautistan, 05 qershor 2021