Replikat me bashkstudentin Zyhdi Teqja

0
927

EDHE NJE HERE PER BASHKSTUDENTIN ZYHDI TEQJA
Faleminderit per perpjekjet tuaja te me sqarosh ,por une nuk dua te hesht e aq me shume qe ju njoh tash me shume se 40 vjet.
Se pari : fjala “peshkop” nuk ka kuptimin pezhorativ,kete e dini krejt mire dhe nuk ke pse hiqesh “i persekutuar” nga ajo fjale dhe pikrisht nga une.
Se dyti : Me vjen keq qe si teknokrat dhe njeri i ditur nuk e din kuptimin e fjales “REFUGJAT”. Une nuk kam ate status,ketu nuk eshte faji im se nuk din por eshte faji juaj qe perpiqesh te me perçmosh statusin tim.Kete nuk e arrini kurre.Sepse jeni te gatshem ju “bythpambuket” e Shqiperise.
Se treti : Nga miq te mije nuk ke pase dhe nuk do te kesh kurre te keqija.Por nga bashkpartiaket tuaj, une dhe shqiptaret kemi pase dhe kemi gjithe keto qe vuajme sot.Edhe ju i vuani por nuk mund ti thuash,ta respektoj situaten e veshtire qe ke,eshte nje lloj sikur atehere kur ishim student une dhe ju.
Se katerti : Une kam idhuj vetem ata qe me kane lindur koken dhe me kane dhene jeten. Bashkpartiaket tuaj i kane te tille idhujt partiak dhe u japin dite nga ditet e tyre.
Se katerti : N.q.s eshte dikush qe eshte perpjekur te kthej dinjitetin e “Ish te perndjekurve” eshte vetem nje emer SALI BERISHA. Une kete e di me mire se sa ju dhe e kam memorien per kete apsekt me te paster se sa ju.Sa per te sqaruar kam babain e nenes dhe xhaxhain e saj te pushkatuar nga bashkpartiaket tuaj. Mos bjere kaq poshte se nuk te takon ty tu qash hallin TE PERESKUTUARVE ata nuk mund te bien ne gracken e bashkpartiakeve tu.
Se pesti : Me vjen keq por nje teknokrat si ti nuk mund te bien aq poshte sa te akuzojne se Sali Berisha paska shkatrruar ish pronaret shqiptar.Po ju O Zyhdi harruat se bashkpartiaket tuaj (PK,PPSH) jo vetem i shkatrruan por i kane pushkatuar.
Se gjashti : Ankohesh se nuk u dashka te me komentosh mâ ne statuset e mija. Jo e ke shume gabim. Ketu kemi nje dallim shume te madh me njeri tjetrin. Une ju kam vizituar shpesh në Llogarine tuaj të Facebook dhe kur ju keni promovuar arritjet tuaja intelektuale dhe kure keni pase gezime familjare une ju kam pelqyer dhe ju kam komplimetuar,por edhe ndonje kritike profesionale,asnjehere partiake se kam dashte te ruaj miqesine gati gjysemshekullore. Ndersa ju keni komentuar vetem ateher kure ju kam shkelur mbi “plagen politike” tuajen apo te bashkpartiakeve tuaj.
Se shtati : Perserite shpesh se ke zgjedhe te jetosh dhe vdesesh ne Shqiperi. Edhe aty je perpjekur te me neperkembesh zgjedhjen qe kam bere une. Kure e ke perserite aq shpesh mu duk vetja se po me drejtoje gishtin “Ju qe keni tradhetuar atdheun”. Jo more Zyhdi,une e dua Shqiperine aq edhe sa ti dhe bej per vendin dhe njerzit atje ndoshta edhe me shume se sa ju. Bile me qan shpirti se pikrisht ata bashkpartiaket tuaj nga casti ne cast mund te me grabisnin pronat e mija.
Se teti : E lexova mesazhin qe me postuat ne inbox. U ndjeva keq. Po te me kishte ndodhe mua,ndaj cdo njerit do te kisha thirre me te madhe JENI TE POSHTER. Per ty q eke zgjedh te durosh bashkpartiaket tuaj te qofsha fale.
Mbetem me shprese qe tek ju te ndikojne me shume ndjenja inteloteknokrate ndaj miqeve tu te kohes se sa ndjesia e partise.
Une te pres te me komentosh atehere kur kam gezime.Te me kundershtosh edhe politikisht por jo nga pozitat e bashkpartiakeve tuaj por nga te qenit shpirti i intelektualit
P.S edhe pse ju jeni ne hirarki dhe gezoni ato per te cilat ke investuar mua nuk ma heq te drejten mendsia juaj te jem i barabarte me çdo si ju nga njohurite shkencore ndersa partiaket jane diametralisht te kunderta.  RUSH DRAGU

Zydi Teqja

Më vjen keq që të paskam rënduar me komentin tim. Ndjesë sinqerisht. Gjithsesi nuk mendoj që kjo të jep të drejtë të kalosh në sulme personale por meqë e ke bërë e kam për detyrim të ti sqaroj disa të vërteta:
1. Ti thua se unë paskam qenë peshkop. Përdorimi i epiteteve për njerëzit është mungesë edukate por më lejo të sqaroj që në katër vitet e fakultetit unë kam udhëtuar cdo ditë nga Mulleti (ku kam jetuar deri në moshën 40 vjeçare) në Kamëz dhe duke qenë një familje me 9 fëmijë më është dashur që të filloj të punoj për të siguruar të ardhura që kur mbusha 14 vjeç. Të jesh i sigurtë që veç zotit nuk kam pasur përkrahje tjetër.
2. Ti thua: “Ti O Zydi më me pak kontribut partiak tek PS-ja se sa une tek PD-ja ja ke vjele gjithe te mirat asaj”. Më duhet të sqaroj që në 36 vjet karierë, vetëm 10 muaj janë një farë pushteti. Kam më shumë se 22 vjet që nuk kam lidhje me pushtetin. Tamam tamam për kualifikimin dhe mirëqenien time i jam më shumë borxhli taksapaguesve amerikanë e qeverisë amerikane se sa taksapaguesve shqiptarë apo qeverisë shqiptare.
3. Ti thua që “je refugjat e unë po shijoj të mirat e demokracisë këtu”. Më duhet të sqaroj që para 26 vjetësh këta miqtë e tu më kanë hequr nga puna ndërkohë që isha me bursë studimi të cilën e kisha fituar vetë, pikërisht që të mos kthehesha në Shqipëri por unë jam kthyer edhe i papunë se në këtë vend dua të jetoj. Ndërkohë vetëm në SHBA kam qenë 6 herë duke filluar që nga viti 1994 dhe herën e fundit kur isha me gjithë familjen pak kush besonte se do të kthehem por vetë nuk kam patur asnjë hezitim për këtë gjë.
4. Ti thua: “Ti ne te gjitha rastet nderhyn dhe vazhdon demagogjine e partise tuaj.Tjeter kund ke te drejte por tek nje ish shok fakulteti jo”. Duhet të jesh i drejtë; Nuk më rezulton që unë të ndërhyj në të gjitha rastet. Kur kam ndërhyrë kam patur parasysh që kam të bëj me një mik të cilin e respektoj dhe që më mirëkupton. Gjithesi të kërkoj ndjesë; tani që e kuptova se sa shumë prekesh nuk do ta bëj më.
5. Sa për demagogjinë e partisë time do të dërgoj në Inbox opinionin e patronazhistit tim dhe do ta shikosh vetë se cili është mendimi i partisë për mua. Një gjë të them me siguri: Mbi të gjitha dua Shqipërinë. Sepse dua të vdes këtu.
6. Persa i përket personit në fjalë unë kam bindjen time që ai është përgjegjës për shkatërrimin e pronës privatë, për shkatërrimin e zgjedhjeve të lira dhe për shkatërrimin e sistemit të drejtësisë. Ai thjesht është tallur me ish pronarët dhe me ish të përndjekurit politik; prandaj them që ka filluar një epokë e re. Po normalisht që ne kemi edhe ngarkesa emocionale se njerëz jemi. Sidoqoftë ky është mendimi im. Koha do ta tregojë. Zoti na dhëntë jetë e shëndet e do ta shikojmë.
7. Në fund, mua jeta më ka mësuar që të mos u besoj njerëzve por vetëm zotit. Po u besove shumë njerëzve do të zhgënjehesh. Nuk kam pasur kurrë e as kam idhuj. Unë mbaj përgjegjësi për atë që bej vetë. Jo për ato që bëjnë të tjerët.
Ndjesë edhe një herë për shqetsimin. Nuk do të komentoj më asgjë tënden. Ti je i lirë ta bësh tek unë. Për mua përsa kohë që respektojmë etikën e komunikimit, mund të themi çdo gjë që mendojmë.
 Degjo,duke u njohte qyshe ne Fakultet se bashku dua te kujtoj se kam qene nje student shume i mire,te njeten gje ke pase dhe ti,por se ke qene peshkop me shume se sa une,sepse dije dhe prapavijen politike qe do te sillte te mirat e punsimit me pastaj. Nuk kam qef te shkarkoj “inatin” e atij sistemi te qelbur qe kemi kaluar te gjithe por Ti O Zydi më me pak kontribut pariak tek PS-ja se sa une tek PD-ja ja ke vjele gjithe te mirat asaj (nuk te kam inat ty,jo) keshtu qe ke te drejte te flasesh mbare e mbrapsht cfare te vij per ndore. Edhe nje gje te kujtoj kur i ke thure e vazhdon ti thuresh lavde PS-se (apo PK-se apo Rilindjes) une asnjehere nuk te kam nderhyre ne statuset tuaja as per te thene sadopak nje gje kundra,per te vetmen gje se kemi qene shoke fakulteti dhe moshatar,ndersa Ti ne te gjitha rastet nderhyne dhe vazhdon demagogjine e partise tuaj.Tjeter kund ke te drejte por tek nje ish shok fakulteti jo. Dua te kujtoj se une Sali Berishes nuk i kam lype asnje privilegj dhe sot jetoj ne mergim,por e respektoj dhe do ta votoja edhe 1000 here se ja ka çjerre surratin (pavarsisht se ka qene antar i PPSH-se per vete ai) komunizmit shqiptar dhe atyre qe kane rrjepur ate vend te emer te popullit. Po te kujtoj edhe nje here se as babane as nenen (vellezer e motra skam pase) por as une nuk kam qene antar i PPSH as partive te tjera perveç PD-se me te cilen do ta mbydhe. Por edhe po qe se nderron emer si ajo partia juaj une menjehere kam gati divorcin politik. Duke ruajt respektin per teknokratin Teqja dhe kujtimet per ish bashkestudentin Zyhdi te uroj ta klosh mire dhe te kesh mire gjithe familjen tuaj…

Zydi Teqja

Rush një epokë e re ka filluar. Ata që do të vijnë pas nesh do ta kuptojnë më mirë gjithë dëmin e madh që i shkaktoi Shqipërisë ky njeri.
Me administraten Biden,me dollar dhe pastaj lobon për të realizuar jo një por 100 NON GRATA. Kjo për Dr.Berishen është qesharake..