Historia e Priscilla Presley

0
615

Priscilla Ann Wagner lindi në Brooklyn, New York në 1945. Babai i saj biologjik vdiq para se ajo të mbushte vjeten. Disa vjet më vonë, pasi nëna e saj u martua përsëri me një burrë të quajtur Paul Beaulieu, emri i saj u ndryshua në Priscilla Beaulieu.

Njerku i saj, mbasi ishte oficer në Forcën Ajrore të Shteteve të Bashkuara, Beaulieu (njerku) lëvizte familjen shpesh, dhe në 1956 ata u gjendën në Wiesbaden, Gjermani.

Rreth një vit para se të takohej me Elvisin, Priscilla mësoi të vërtetën për njerkun e saj. Ndërsa po kujdesej një ditë në shtepi, ajo vendosi të shfletojë disa gjëra pasi vëllezërit e motrat e saj shkuan të flinin dhe gjeti diçka tronditëse.

Deri në atë moment, ajo besonte se Paul Beaulieu ishte babai i saj biologjik. Sapo pa letra dhe fotografi në një bagazh në shtëpi, ajo zbuloi se babai i saj ishte James Wagner, një pilot i Marinës Amerikane që kishte vdekur në një përplasje aeroplani.

Pasi mësoi të vërtetën për babanë e saj biologjik, Pricilla kaloi disa momente te shqetsuar të jetes saj. Së pari, kishte mohim – duke i thënë vetes se është dikush tjetër. Pastaj ishte tronditja e ndjenjës së tradhtuar dhe të gënjyer.

Ajo ishte aq e mbingarkuar me emocione, saqë përmes saj hynte në momente histerizmi. Ajo telefonoi nënën e saj menjëherë pasi gjeti fotot duke kërkuar që ajo të vinte në shtëpi dhe të shpjegonte. Ishte një moment i vështirë për të dy.

Ishte në Gjermani ku Priscilla u takua me Elvisin për herë të parë. Në vitin 1959, ndërsa po shërbente në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, ai bëri një aheng në shtëpinë e tij jashtë shtetit. Priscilla mori pjesë në mbrëmje, pavarësisht se ishte vetëm 14-vjeç.

Edhe pse Elvis ishte tashmë një emër i njohur, ai ishte i ndrojtur  rreth Priscilla-s. Ai u josh dhe më vonë i tha mikut të tij Rex Mansfield se Priscilla ishte aq e re sa që ai të “zbutej”.

Priscilla erdhi në shtëpi nga festa vonë, duke zemëruar prindërit e saj. Ata e morën në pyetje dhe në fund të fundit e ndaluan atë që të shihte përsëri muzikantin. Sidoqoftë, Elvis ishte në gjendje të bindte prindërit e saj që të tërhiqeshin.

Si një zotëri i vërtetë i Jugut Amerikan, ai u paraqit në shtëpinë e tyre me uniformë të plotë për t’i fituar zemren. Dhe funksionoi! Të dy shpesh shiheshin duke kaluar kohë së bashku pas kësaj.

RUSH DRAGU