Po çfarë në mënyrë të përmbledhur dhe esencialisht përmban libri i ri?

0
388

Libri studimor: “Nëpër faqet e historisë së klerit katolik” (New York), thellohet në një mori këndvështrimesh, duke zbuluar Shën Nënë Terezën humanisten e madhe shqiptare apo më tej tregon detaje interesante se si Atë Gjergj Fishta o.f.m. ishte ungjill i ngrohtë atdhedashurie, sikurse shpiegon në vazhdim pse shqiptarët ishin mes Krishtërimit Perëndimor dhe Lindor.

Këtu në faqet e vepës voluminoze, tregohet mbi historinë interesante të zhvendosjes së afreskut të Zojës së Këshillit të Mirë (Zoja e Shkodrës) në dheun latin në Genazzano të Italisë; Historia e paharrueshme e Atë Anton Harapi O.F.M., martir i fesë dhe shqiptarizmës së kulluar; Historia e personalitetit të shquar të diasporës sonë dom Anton Kçirës së vogël…, kalvari pambarim familjar… si dhe kontributi i tij meshtarak 51-vjeçar.

Temat e tjera interesante në vepër janë: Arrestimi, hetuesia, pushkatimi, martirizimi dhe lumturimi i Abatit të fundit të Mirditës imzot Frano Gjinit; prelati i shquar i diasporës sonë shqiptaro-amerikane Mons. dr. Zef Oroshi si nxënësi i fundit i Kolegjës Saveriane në qytetin e Shkodrës; Pse amerikanët frymëzohen nga jeta dhe vepra e Nënë Terezës; Një përkujtim i vonuar për mikun dhe studiuesin e kulturës dhe klerit katolik Kolec Çefën; Shkrimtari i shquar i traditës dhe shkollës geg të veriut të Shqipërisë imzot Zef Simoni Ipeshkëv; Jeta dhe një vështrim mbi librin me vjersha e poezi “Lule dhe gjak” të dom Gjergj Simonit; Dy intelektualë disident brilant shqiptaro-amerikanë: Prof. Arshi Pipa (Professor Emeritus) dhe mons. dr. Zef Oroshi, themeluesi i Kishës së Parë Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë (sot Zoja e Shkodrës) në SHBA (New York); Një jetë i përgjuar në Dosjen e diktaturës komuniste kundër antikomunisti i pamposhtur mons. dr. Zef Oroshit; Tetë parimet udhëheqëse të Shën Nënë Terezës në një libër të ri nga bashkautorët amerikanë Ruma Bose & Lou Faust: “Nënë Tereza CEO”; Një këndvështrim mbi studiuesin dhe publiçistin e shquar mons. dr. Lush Gjergji biografin më të shquar të Shën Nënë Terezës në 50-vjetorin e meshtarisë së tij; Një qiri drite në 121-vjetorin e lindjes së Kardinalit të parë shqiptar Shkëlqësia e Tij Mikel Koliqit si i pari në historinë e krishtërimit ndër shqiptarë; Shkrimet apo Parathëniet shkruar nga Ndriçim Mlika dhe Dr. Fran Luli, për librat e tjerë historik të autorit të këtij libri Klajd Kapinova, etj.