Inagurimi i restaurimit të kishës së Shën Gjon Kryepremit Mërqi – Lezhë

0
575

Pa hyrë në qytetin e Lezhës, me pikënisje nga Shkodra, në krahun e majtë, merr rruga që të con në kishën e Kuvendit të Arberit, ose ndryshe kisha e Shën Gjon Kryepremit. Ajo ka një pozicion mjaft të bukur gjeografik, pasi sa më lart ngjitesh drejt saj, aq më shume pamja madhështore shtrihet para teje, deri ku deti bashkohet me qiellin dhe fushat e gjelbërta e konturojnë hijshëm.

Që nga porta hyrëse, lehtë identifikohet profili i vjetër i kishës, të një kohe të largët, por që kurrë nuk i humbi lidhjet me të tashmen, falë njerëzve vullnetmirë që ia rrëmbyen atë, pluhurit të harresës.

Ndoshta nuk kemi një datë fikse të ndërtimit të saj, por mund të themi, bazuar në shkrimet e studiuesve, se në këtë kishë, u mbajt një nga kuvendet e Arbërit, për të cilin do të flasim në këtë reportazh

Oborri, që pas restaurimit, rrethon hijshëm kishën, ende ruan qetësinë e një vendi lutjeje. Pranë kishës qëndrojnë edhe varret e fshatit Mërqi. Ai ka pranë fshatrat Raboshtë e Kallmet, pjesë të bashkisë së Lezhës.

Vizitorët e parë tashmë kanë mbërritur. Pikërisht në këtë kishë, në vitin 1703 u mblodh Kuvendi i Arbërit për të mbrojtur gjuhën dhe kulturën shqipe nga asimilimi dhe zhdukja si shkak i pushtimit otoman.

Kisha në brendësin e saj ka, dritaret vitratë të stilit klasik, me imazhe shenjtërish mbrojtës të dioqezave pjesëmarrës në Kuvendin e Arbrit, nga Shkupi e Tivari e dioqezat në Shqipëri. Edhe një monument tjetër i rëndësishëm iu shtua Kishës së Shën Gjonit. Në oborrin e saj, një pllakë e madhe guri me simbolin e Kuvendit ku simbolizohet, pushteti i Papa Albanit dhe orenditë për Celebrimin e Meshës së Shenjte në kushtet e pushtimit otoman të trevave Arbënore

Kisha arriti të qëndrojë e fortë në këmbë deri në vitin 1967. Por ky ishte viti famëkeq, kur sistemi i asaj kohe mbylli funksionimin e të gjitha kishave në vend.

     Kishes iu rikthye frymëmarrja, edhe pse e sakatosur nga kepërdorja , me rënien e socializmit dhe ndërrimit të sistemeve. Besimtaret ndër dekada, kanë ardhur këtu me vullnetin e mire e besimin tek Zoti, që diktatura nuk ua crrënjosi, por ata nuk e kanë ditur historinë e veërtetë dhe rolin që ka pasur kjo kishë në historinë kombëtare.

Sot, në festën e inagurimit të restaurimeve të kishës, kanë ardhur personalitete të larta të klerit katolik nga Shqipëria, Kosova, Mal I Zi dhe Kroacia: Imzot Angelo Massfra aripeshkëv metropolitan Shkodër – Pult, ipeshkëvi i Lezhës Ottavio Vitale, Mons. Dodë Gjergji ipeshkëv I Kosovës, Mons. Rrok Gjonlleshaj arqipeshkëv i Tivarit, Mons. Zef Gashi isharqipeshkëv i Tivarit, At Elton Margjeci famullitar i Kallmetit dhe Mërqisë etj. Po ashtu, nderuan me pjesëmarrjen e tyre Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, Konsulli i Nderit të Austrisë Gjergj Leqejza, etj.

Dom-Nike Ukgjini studiues dhe organizator, mbartës i punimeve, falë këmbënguljes së këtij kleriku të nderuar u aarit kjo ditë. Dom Nika ka dhënë një kontribut të vyer në rimëkëmbjen e shumë kishave dhe dokumentimit të historisë së tyre.

Puna e filluar që në muajin Maj të vitit 2022, për rehabilitimin, restaurimin e kryerjen e disa punimeve shtesë në Kishën e Kuvendit të Arbrit dhe ambientin për rreth, kulmoi me bekimin e shtatores prej guri të Papa Klementit XI, Albanit, shtatores pikërisht në vendin ku u mbajt 320 vite më parë Kuvendi i Arbrit. Qenësia e papa Albanit pas 302, viteve të kalimit në amshim, në këtë formë u kthye në tokën amë. Me vendosjen e shtatores së Papa Klementit (Albanit ) e para shtatore e këtij Pape me origjinë Arbërore, u përmbush ëndrra   shumë vjeçare e Dom Nikës, për rehabilitimin e këtij objekti kishtar, me karakter të fort historik e kombëtar, ku më 14-15 janar të vitit 1703, me urdhrin e Papa Albanit, delegati i tij Vinçenc Zmajevichu, duke i bashkuar të gjithë ipeshkvijtë e trevave Arbërore, mbajti Kuvendin e Arbrit.

Restaurimet kërkonin fonde, dhe për këtë ka shërbyer bashkëpunimi I Dom NIkë Ukgjinit me diasporën. Njëri prej investitorëve në këtë kishë është edhe Ilir Vat Biga, 27 vjecar, i lindur në NY të USA, por edukuar në një familje me tradita nga Gimajt e Shalës së Dukagjinit, për të cilin ky investim vjen pas disa të tjerëve në vendlindjen e tij. Ilir , edhe pse i ri në moshë, ka ngitur shoqatën “Bajraktari” në NY, në 15 janar 2020. Së pari ai organizoi ndërtimin e kompanjelit dhe restarurimin e plotë të Kishës Gimaj, rrugën e re shkëmbore e ujësjellësin e ri për tek Kisha, rehabelitimin e rrugës nga Kisha – Ura Gimaj – lumi i Shalës, si dhe urën e re në Xhaferaj e cila lidh Gimaj – NënMavriç – Breg Lumi. Një tjetër vepër është ujësjellësi i ri 1400 m brenda në Gimaj, Radojë – Gimaj si dhe rezervuari i ri, pastrimi i malit për hapjen e rrugës për tensionin e lartë 1.000 vatësh, kabinë elektrike me transformator në shtyllë, si dhe ndihma për disa rikonstruksione shtëpish. Por jo vetëm kaq për atletin nga Gimajt, kryetarin e kësaj shoqate amerikano – dukagjinase; donator në objekte si; Truporja e Shna Ndout ne Breg Lumi, ura e telit, afër ish repartit ushtarak, e deri në riparimin e rrugëve të tjera në Dukagjin.

Kësaj rradhe biri i Gimajve të Shalës, zgjodhi të financonte shtatoren e Papa Klementit të XI. Anash saj lexojmë shprehjen “Më shkrueni në vorr që rrjedh prej gjakut arbnor”. Gjon Francesk Albani 1649-1721….

Në kishë po bëhen pregatitjet e fundit para nisjes së ceremonisë së inagurimit dhe shfaqjes artistike që do jepet në fund të saj, për t’i dhënë ngjyra festive aktivitetit.

Pas bekimit qe Ipeshkëvi i Dioqezes së Lezhës, Ottavio Vitali, i bëri kishës, personalitetet klerike mbajtën fjalët e rastit duke vlerësuar punën e bërë dhe rëndësinë që marrin kisha të tilla, tek të cilat kanë ndodhur ngarje të mëdha kombëtare, për të dëshmuar rrënjët tona shqptare.

     Një moment mjaft emocionues ishte kur të gjithë të pranishmit në këmbë kënduan me shpirt vargjet e Patër Gjergj Fishtës, “Bini gegë e bini toskë”. Më tej një program artistik u mirëprit nga besimtarët, ku interpretimet në instruemnte, apo dhe vargje, këngët patriotike por dhe ato me motiv kishtar, përcollën një atmosferë vërtetë festive.

Duket sikur edhe pas aktivitetit të organizuar nën kujdesin e Dom Nikë Ukgjinit, kisha po i mban ende pranë besimtarët e saj. Ata zgjedhin të qëndrojnë edhe pak. Në ditët në vijim, ndryshimet e bëra këtu, do ta kthejnë këtë kishë në një vend peligrinazhi, pse jo, edhe në vendin e mjatjes së mjaft aktiviteteve me karakter historik e kulturor. Tashmë ajo nuk i pëkret vetëm banorëve të fshtrave rrotull, por gjithë Shqipërisë.

Nëse tashmë një dëshmi e fortë e rrënjëve shqiptare u zbulua nga pluhuri i kohës, janë me dhjetra vende të tjera historike, që presin rolin e shtetit në rimëkëmbjen e tyre dhe shpëtimin nga harresa.………………………………….

Nëse tashmë një dëshmi e fortë e rrënjëve shqiptare u zbulua nga pluhuri i kohës, janë me dhjetra vende të tjera historike, që presin rolin e shtetit në rimëkëmbjen e tyre dhe shpëtimin nga harresa.

Shenim : Foto me shume ne statusin e ALBDREMAS MEDIA NE FACEBOOK :

facebook.com/albdreams.televizion.21

………………………………….
Përgatiti:
Kozeta Bruçi
Shkodër, më 20.11.23