“Këtij populli i duhet ndërruar truni”

0
434

   Marash Gilaj

Krimi dhe korrupsioni
ecin dorë për dorë,
Njerëzit marrin arratinë
e vendi boshatiset,
Faji bie mbi drejtësinë pa kurorë.
Dhe nga drejtuesit e dalë
prej skutave të krimit.
Në këto kushte
secili mendon për ikje,
vitet e fundit, kemi më shumë
vdekje se lindje.
Demokracia është në rënie të lirë,
Këtë pashai e di fort mirë.
U bë një dekadë,
që s’ka më zgjedhje të lira,
As në diktaturë
s’ishin më të mira.
Zhytur e mbytur
në paligjshmëri kudo,
Udhëhequr nga motoja:
Injoro, bullizo, përçaj e sundo.
Nuk mbjellim më grurë as oriz,
Por ngulim kulla të larta
e korrim kanabis.
U zhvlerësua euroja dhe dollari,
kur ndizeshin motorët elektoralë
e votës i rritej pazari.
S’ka transparencë,
askush nuk mban përgjegjësi,
Satelitët dhe dronët
kanë humbur rrugën në galaksi,
Nuk japin të dhëna,
Sillen kuturu pa sy e pa dylbí.
Mbushur zyrat me rezilë,
Pa emer, pa fytyrë.
Dhe hiqemi zvarrë
drejt mjerimit,
Të përgjumur,
pa shpresë shpëtimit.
Dhe thonë se këta
qënkan ligji e llumi,
Ndersa Shqipërinë
po e merr lumi.
Paska mjaft njerëz
që nuk e dallojnë të keqen,
Që ngatërrojnë gënjeshtrën
me të vërtetën.
Gjykohen problemet
në mënyrë naïve,
Sa shumë ngjan kjo
me një çmenduri kolektive.
Duhet guxim
për të vrarë frikën,
Nuk është trimëri
të marrësh ikën.
Ndaj, paska pasur të drejtë
At Zef Pëllumbi, kur tha se
“këtij populli i duhet ndërruar truni.”