Policët Shqiptarë në Amerikë, krijojnë fond humanitar për familjen e policit të vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku

0
466

Nga Beqir SINA


Shoqata Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit në SHBA, nëpërmjet GoFundMe, kanë arritur që për vetëm 7 ditë të mbledhin 57,259 dollarë



New York : Një javë mbasi në veri të Kosovës, Banjskë të Zveçanit nga sulmet terroriste ndaj njësiteve policore të Repubikës së Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, nëpërmjet një fushate për mbledhjen e ndihmave financiare( të hollave) shqiptarët që shërbejnë në uniformat policisë amerikane të inkuadruar në Shoqatën Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit në SHBA, nëpërmjet GoFundMe, kanë arritur që për vetëm 10 ditë të mbledhin 57,259 dollarë, për familjen e Afrim Bunjakut, policit të vrarë në Banjëskë – Zveçan, Kosovë.

Përmes një donacioni, që është hapur në rrjetin social Facebook, “GoFundMe” Fondi per policin e vrare- Heroi më i ri i Kosovës Afrim Bunjaku”, ka për qëllim mbledhjen e 60 mijë dollarve për familjen e policit Bunjaku, thonë policët e kësaj shoqate..

Deri tani simbas këtij fondi janë bërë mbi 200 dhurues, mes tyre janë emrat e disa pjestarve të uniformave blu në New Jersey & New York,, si dhe themeluesi i Shoqatës Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit në SHBA, Elton Shametaj, përfshirë këtu edhe disa pjestar të komunitetit të artistëve si Raif Hyseni, Alex Selimaj,, gazetar Halil Mula, aktivist ( Mentor Mata, Atmi Kurtishi, Shpëtim Qorraj, Mevlan Mata, Lionel Dreshaj i Tv Alb, e tjer) të cilët kanë kontribuuar me shuma të ndryshme në këtë fond dhe kanë arritur së bashku me qindra të tjer, që t’i grumbullojnë deri tani 57.259 dollarë, për familjen e policit të vrarë Afrim Bunjaku.

Përndryshe, rreshteri Afrim Bunjaku, u vra në detyrë më 24 shtator nga terroristët(paramilatarët) serb, në veri të Kosovës, Banjëskë të Zveçanit.

Javën e kaluar pjestar të komunitetit shqiptar nga zona e Tri-Shteshit, bënë homazhe nga sheshi “Dag Hammarskjold Plaza” para ndërtesës së OKB-së, në kujtim të Afrim Bunjakut.

Ky është mesazhi Forcave të Zbatimit të Ligjit Shqiptarë Amerikanë, në rrjetin social Facebook, “GoFundMe” Fondi per policin e vrare- Heroi më i ri i Kosovës Afrim Bunjaku”,:

Ne jemi bashkë sot me zemër të “vrarë” dhe një ndjenjë të thellë pikëllimi për të mbështetur familjen e një heroi të vërtetë, policit Afrim Bunjaku. Më 24 shtator 2023, P.O Bunjaku u vra në mënyrë tragjike gjatë një prite frikacake nga TERORISTËT SERB gjatë rrethimit të një Manastiri në veri të Kosovë. Përkushtimi i tij i palëkundur për t’i shërbyer dhe mbrojtur qytetarët e Kosovës ka lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat tona.

Z. Bunjaku nuk ishte thjesht një polic i përkushtuar; ai ishte një simbol i guximit, qëndrueshmërisë dhe vetëmohimit. Ai mishëroi vlerat që ne, si profesionistë të zbatimit të ligjit, i mbajmë të shtrenjta – një përkushtim ndaj drejtësisë, një përkushtim të palëkundur ndaj komuniteteve tona dhe një gatishmëri për të vënë jetën tonë në linjë për të mbajtur çdo qytetar të sigurtë.

Si anëtarë të Shoqatës Amerikane Shqiptare të Zbatimit të Ligjit, ne jemi të bashkuar nga një angazhim i përbashkët për të mbështetur parimet e drejtësisë dhe për të qëndruar pranë atyre që i kanë kushtuar jetën kësaj kauze fisnike. Sot kemi mundësinë të qëndrojmë edhe një herë bashkë, por kësaj radhe është për të mbështetur familjen e P.O Afrim Bunjakut në kohën e këtij kumti të hidhët.

Heroi P.O Afrim Bunjaku la pas një familje të pikëlluar, e cila jo vetëm duhet të përballojë humbjen shkatërruese të të dashurit të tyre, por edhe të përballet me pasigurinë e së ardhmes së tyre. Ne nuk mund të kthejmë më Afrimin , babanë, bashkëshortin, djalin dhe vëllanë e tyre të dashur, por mund të sigurojmë që familja e tij të marrë mbështetjen që meriton.

Ne jemi duke nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve për të ofruar ndihmë financiare për familjen e P.O Bunjakut në këtë kohë të vështirë. Çdo donacion, pa marrë parasysh sa i madh apo i vogël, do të bëjë një ndryshim për t’i ndihmuar ata të rindërtojnë jetën e tyre dhe të nderojnë kujtimin e heroit tonë të rënë.

AAEL : Ja se si mund të kontribuoni:

Dhuroni: Ju inkurajojmë të bëni një donacion në Fondin Përkujtimor të P.O Afrim Bunjaku. Çdo dollar vlen dhe do të mbështesë drejtpërdrejt familjen e tij.

Përhapni këtë thirrje: Ndani këtë fushatë për mbledhjen e fondeve brenda rrjetit, familjes dhe miqve tuaj. Së bashku, ne mund të arrijmë më shumë njerëz dhe të kemi një ndikim më të rëndësishëm.

Tregoni mbështetjen tuaj: Shprehni ngushëllimet dhe mbështetjen tuaj për familjen e P.O Bunjakut. Çdo ndihmë e tuaja është inkurajuese.

Të bashkohemi, si heurte e tjera, të nderojmë kujtimin e P.O Afrim Bunjakut dhe të mbështesim familjen e tij të pikëlluar. Heroi ynë dha gjithçka për qytetarët e Kosovës, dhe tani është radha jonë t’ia kthejmë familjes së tij.

Së bashku, ne mund të bëjmë një ndryshim. Le të sigurojmë që trashëgimia e P.O Afrim Bunjakut të vazhdojë të jetojë dhe që familja e tij të ndiejë dashurinë dhe mbështetjen e familjes së tyre, nga bashkëkombësit e tyre në Amerikë, nëpërmejt edhe kësaj ndihme nga policët pjestar të Shoqatës Shqiptaro-amerikane e ligjzbatueseve.

Dhuroni tani dhe bëni një ndikim të qëndrueshëm në jetën e atyre që kanë sakrifikuar kaq shumë për komunitetet tona.

Me mirënjohjen dhe solidaritetin më të thellë,

Shoqata Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit në SHBA