Ndërron jetë At Arthur Liolini, kancelari i Kishës Ortodokse Shqiptare në SHBA

0
272
Korçë, 29 shtator 2023 – At Arthur Liolini, kancelar i Kishës Ortodokse Shqiptare në SHBA, ka ndårruar jetë në moshën 80 vjeçare.
Lajmi është publikuar nga Mitropolia e Shenjtë në Korçë, e cila e quan humbje të madhe për familjen, për Kryepeshkopatën Ortodhokse Shqiptare në Amerikë dhe për gjithë komunitetin shqiptar në Amerikë.
“FJETI MË ZOTIN ATË ARTHUR LIOLIN
Me hidhërim të thellë morëm lajmin e fjetjes në Zotin të Atë Arthur Liolinit. Një humbje e madhe për familjen e tij, Kryepeshkopatën Orthodhokse Shqiptare në Amerikë si dhe për të gjithë komunitetin shqiptar në Amerikë. Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së tij, dhe lutemi që Perëndia t’ju japë atyre forcë dhe shpirtin e i tij ta prehë në tendat e të drejtëve.
I përjetshëm kujtimi!”, thuhet në njoftimin e Mitropolisë së Shenjtë të Korçës në Facebook.
Atë Arthur Evans Liolini lindi më 19 qershor 1943 në Nju-Jork, në një familje me origjinë nga Boboshtica e Korçës. Përveç aktivitetit si prijës fetar, ai dhëhoqi aktivitete të ndryshme humanitar dhe diplomatik në dobi të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Atë Arthur Liolin është marrë edhe me studime për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në një shënim të shkurtër biografik në Wikipedia, veçohen studimet monografike: “Shqipëria – enigmë evropiane”, “Fan Noli dhe vetëdija shqiptare”, “Shoqëria shqiptare – riformim dhe gjetje”, etj.
Atë Arthur Liolin ishte një ndër figurat më të respektuara nga komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai vlerësohej për bashkëpunim shumë të mirë me prijësit tjerë fetarë shqiptarë në Amerikë, në shërbim të komunitetit dhe të kombit shqitar kudo që jeton e vepron./B.SINA/