Këngëtari i talentuar Ilsi Ademi, lançoi video – klipin e parë në New York, “Flokëarta”

0
630

Nga Beqir SINA

Ademi : “Pas Shkodrës dua New York-un , Shkodra asht dashni”

Video clipi : https://www.youtube.com/watch?v=iKettfYdTIQ

New York : Ilsi Ademi, ka 5 vjet e katër muaj që po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Komuniteti shqiptar, shkodranët e Amerikës, ndjejnë një kënaqësi, dhe e uruan përzemërsisht që talenti shkodran u bë pjesë e komunitetit të artistëve shqiptar në Amerikë. Mirëpo, aq sa ata u gëzuan, u ndjejnë në një keqardhje, që ky talent i spikatur shkodran “ e la Shqipërinë, Shkodrën, që e lindi dhe i dha famë, dhe erdhi në Amerikë. Pra, zgjodhi New Yorku-n, ta fusë në zemër ashtu si dashurinë për Shkodrën, që si thotë ai “Shkodrën, nuk e ndrronë me askendë.”

Ilsi, me të ardhur në Amerikë, “prej nga avioni nisi të këndojë dhe më të zbritur, ” ai nisi të marrë pjesë në shumë evente të komunitetit Shqipetar në New York, dhe jo vetëm.

“ Çka ka Qellu”, një restorant autentik shqiptar në Stamford (Ct), i showman Ramiz Kukaj, i cili ka mahnitur klientelën e tij, shqiptarët e Amerikës, por edhe amerikanët e turistët e huaj me një botë të re ushqimesh të traditës shqiptare për ta, shoqëruar me dekorime të stilit antik, dhe trashgmnisë e kulturës shqiptar, u bë qendra e koncerteve, çdo fund jave për talentin shkodran Ilsi Ademi .

Kështu ai u bë pjesë integrale e komunitetit shqiptar në SHBA, pjesemarres si kengetar në disa festa kombëtare në zonën e Tri-Shteshit. Ilsi Ademi ka marrë pjesë madje dhe ka preformuar edhe në Albanian Parade, që zhvillohet çdo vjet në zemër të New York-ut, nga shoqata “Albanian Roots” ose Rrënjët Shqiptare, e Marko Kepit.

Në një intervistë të shkurtër që dha për gazetën Bota sot, ai tregoi se kur erdhi në Amerikë, pse zgjodhi New York-un, dhe foli pak edhe për video-clipin më te ri, të tij të cilin e ka titulluar “Flokëarta”

Ilsi, thotë se : “Në Amerikë kemi 5 vjet e 4 muaj .. New York-un e zgjodhëm tha ai sepse kemi hallën që jeton këtu dhe halla ishte pikërisht personi që na tërhoqi të gjithë familjen përveç motres së madhe”.

Ai nuk i la vend vetes të humb kohë edhe në marrëdhëniet edhe lidhjet e tij me komunitetin shqiptar : “Kontributi im në komunitetin e shqipëtarëve, ka filluar që në muajt e parë kur unë kam ardhur .. Komunitetin e gjeta shumë të gjërë dhe gjithashtu mjaft të arrirë në shumë aspekte ..

Shkodrën apo New York-un? cilën do më shumë! Ilsi Ademi

Ilsi thotë “prerë” dhe pa asnjë hezitim “Pas Shkodrës dua New York-un . Kaq dua të them për këtë pyetje që ma bëjnë me qindra herë .. Shkodra asht dashni”

Në Staten Island jetojnë shumë shkodran.

“Në Staten Island jemi vendosur, që kur kemi ardhur ditën e parë në NY” (sepse siç e thashë dhe më lart kemi jetuar te halla për disa muaj), theksojë ai dhe vazhdon “Staten Island është nga ato qytete që edhe 100 apo 200 herë te më jepej shansi të jetoja në NY,do zgjidhja Staten Island për të jetuar gjithmonë .. “

Meqense Ilsi është beqar, “dyshuam” se kënga më e re e tij “Flokëarta” pra “Bjodina”, ishte ndonjë sekret dashurie i “shigjetuar”, pra dashuria e tij, dhe ai po i këndonte me tinguj zemre ndonjë të dashurës…….! së tij.

Ilsi tregon : Flokëarta është një projekt që mua mu prezantua nga kompozitori dhe autori i tekstit të këngës “Hermes” (gjithashtu një muzikant i shkëlqyer) para disa muajsh .. Sapo e dëgjova më pëlqeu shumë dhe normalisht ai duke e ditur origjinën time veriore (shkodrane) ai tha dëgjoje dhe sidomos tekstit nëse do t’i ndryshosh ndonjë fjalë mundesh .. Përgjigjia ime ishte jo ,nuk do ndryshoj asgjë,sepse kështu të ka ardhur ty frymëzimi dhe une ashtu dua ta ruaj ..

Po cili është sekreti?, Ilsi Ademi me “diplomaci” na tha : “Sekretin e dedikimit të kësaj kënge e di kompozitori .. Për sa i përket pjesës time une ia dedikoj të gjithë flokëarta-ve (edhe pse kam ra në hall me brunet)”.

Në ndërkohë, ku flet për arazhmin e këngës “Flokëarta”, ai thotë se “Aranzhimin e këngës ia kemi besuar kompozitorit dhe aranzhuesit të mirënjohur në Shqipëri dhe më gjërë,Marenglen Boja .. Boja është një nga kompozitorët dhe siç e thashë arranzhuesit on-top në Shqipëri sot për sot”

Ilsi na foli pak edhe për cast-in e video-clipit “Flokëarta”

Olsin Becin e kam zgjedhur si një ndër profesionistët në fushën e fotografisë dhe videos që kanë ardhur së fundmi në NY ..

Klea Rama është një vajzë e re që makeup-in e ka pasion dhe profesion që po e ushtron së fundmi në NY.

“Çka ka Qëllu” dhe Irios Watches janë dy kompanitë që me kanë mbështetur shumë gjatë këtij projekti Behlul Çoku dhe Alfons Ndokaj janë dy zotërinj të nderuar ( Behluli sipërmarrës i njohur nga Dibra e Madhe,Alfons Ndokaj nga Shkodra, gjithashtu sipëmarrës i zoti ) të cilët une pata fatin dhe kënaqësinë që të xhiroja në shtëpitë e tyre si personalisht por edhe me aktorët ..

Anna B. (Kosova) dhe Edjon Hysejnaj (Shkodra) janë dy aktorët e klipit të cilët në jetën e përditshme janë pjesë e pandarë e imja si shoqëri .. Për Anën ishte eksperienca e parë në një klip,ndërsa për Edjon-in ky ishte klipi i rradhës pasi ai në Shqipëri ai numëon disa vedeoklipe ku ka marrë pjesë edhe si personazh kryesor por edhe si aktor .