Nga Beqir SINA – New York
Të afërmit në Gofundme kërkojnë ndihmë për fëmijët që kanë mbetur jetim.
HUNTERTOWN IN: (21 Qershor 2023)-Duke treguar edhe fotografin e viktimës televizioni WAYNE TV tha se kjo është Arjana Gllafce, gruaja 48-vjeçare e cila u qëllua për vdekje me armë nga burri i saj, Arben Gllafce.
Simbas informacioneve thuhet se Arbeni ishte ai i cili qëlloi disa herë mbi gruan e tij dhe më pas qëlloi për vdekjen edhe veten. Ata kishin dy djem, një 24 vjeç dhe një tjetër në moshë minorene autik.
Kur oficerët arritën brenda banesës, ata gjetën Arjanën dhe Arbenin të vdekur.
Familjarët e të dyve janë njoftuar për vdekjen. Ndërsa të afërmit kërkojnë ndihmë për fëmijët që kanë mbetur jetim.
Vdekja e një burri dhe një gruaje të gjetur brenda një rezidence në Fort Wayne të dielën ishte rezultat i një vrasjeje-vetëvrasjeje, tha të mërkurën eksperti i qarkut Allen.
Të dielën, mjekja ligjore e qarkut u njoftua për një burrë në një banesë në bllokun 12000 të Shearwater Run. Ekipet e ndihmes se shpejt që mbritën të parët gjetën 49-vjeçarin Arben Gllafce dhe 48-vjeçaren Arjana Gllafce që nuk kishin shenja reagimi brenda shtëpisë.
Të dy u shpallën të vdekur në vendngjarje.
Policia thotë se Arbeni duket se e qëlloi Arjanën disa herë përpara se të vriste veten.
Departamentin i Sherifit të Qarkut Allen tha për gazetarët se ishte raportuar se aty njerëzit kishin nevojë për kujdes mjekësor, jo se ata janë të vrarë.
Policia thotë se gjeti trupat e Arben Gllafce, 49 vjeç dhe Arjana Gllafce, 48, të dy nga Fort Wayne.
Kur oficerët arritën, ata gjetën Arjana Gllafcen dhe Arben Gllafcen tashmë të vdekur pasi kishin plagët të dukshme.
Mjeku ligjor e klasifikojë vdekjen e Arjana Gllafces si vrasje, e 13-ta në qark këtë vit, nga plagët e shumta me armë zjarri dhe vdekjen e Arben Gllafces si një vetëvrasje nga një plagë me armë zjarri.
Familjarët e të dyve janë njoftuar për vdekjen, tha policia mjeko ligjore.