SHËNIM PËR AKTIVISTËT E PATRONAZHISTËT, QË KËRKOJNË TË “DENIGROJNË” PRESIDENTEN E KOSOVËS DHE FJALËN E SAJ TË MBAJTUR NË PARLAMENTIN EUROPIAN ME 14.6.2023

0
391

Nga Ndue Bacaj

Unë kam parë direkt fjalën rreth 45 minutëshe të Presidentes të Kosoves, fjalë e cila ishte plot zgjuarësi, patriotizëm dhe europianizem. Fjala e saj ishte aq brilante sa u ndërpre rreth 15 herë nga duartrokitjet dhe ovacionet e parlamentit europian, në të cilin thuajse nuk mungonte asnjë deputet. Në fjalën e saj znj. Osmani foli për Kosoven si shtet i pavarur, demokratik e në zhvillim, foli për respektimin e kushtetës dhe ligjeve, pavarësisht nga dëshirat e Vuçiçit të Beogradit dhe siëllaut e avokatit të tij në Tiranë, Ramoviçit.  Znj. Osmani “GABOI” se foli edhe për situatën nderkombëtare që ka krijuar Putini i madh në Ukrahinë dhe që kërkon të krijoj putini i vogël nga Beogradi në Kosovë,  pasi për këtë është i ngarkuar të flasë  sivëllau dhe avokati i Vuçiçit në Tiranë, më falni të lexoj ato që i shkruan Vuçiçi në Beograd me miratimin e Putinit… Në fakt siç thotë një shprehje popullore me ndejë shtrembët e me fol drejt, ramoviçi, është në të drejten e tij duke treguar se nuk e tradhton kurr trashigimin 82 vjeçare të partisë që ai kryeson e sundon, parti që ndonse ndryshoi emrat tre herë (PK-PP-PS…), nuk ndryshoi kurr prosllavizmin  hoxhist dhe antikosovar, e për rrjedhoj antishqiptare…

Çdo popull që do ta kishte një Presidente si Vjosa Osmani do ta quante vehten me fat të madh. Presidentja e Kosovës është e pakontestueshme , si nga ana morale dhe nga ana matriale. Vjosa Osmani, është model i një gruaje si familjare, politikane e shtetare. Mjerisht në Shqipëri na mungon ky model. Në pergjithësi gratë që janë në pozicione të rëndësihme në qeveri, politikë, pushtet e shtet më e pakta ka 3-5 histori martesash e ç’martesa, shkatërrime familjesh, pa lëre bashkëjetese, kurvërie, korrupsionesh, mashtrimesh e hajdutërie. Pikrisht për këto “merita” në Shqipëri janë ngrehur në këto nivele ato, ose burat e tyre të radhës në qeveri… e deri si investitor strategjik…

V0: Ndonjë nga këta aktivist ose patronazhist e njoh dhe kuptoj se shkruan ose flet kundër Vjosa Osmanit e për qejf të ramoviçit, prej hallit për të “fituar” buken e partisë që i sherben sipas parimit qenor: “Qeni ku hanë leh”…