Çensura dhe sistemi monist!

0
231

IRA S. KURTI

Kush ka jetuar vitet e para 1990, e din mjaft mirë se si çdo zarf që vinte apo shkonte jashtë shtetit kontrollohej dmth lexohej nga punonjësit e Sigurimit të Shtetit, por nuk ndalohej të shkonte në destinacionin e nisur.

Kurse sot, çensura është më e rrezikshme se në sistemin e mëparshëm, pasi mendohet që jemi në një rend demokratik, kur në fakt jemi në një rend monist të sofistikuar dhe të çensuruar nga patronazhista, aktivista e militantë të rrezikshëm, që jo vetëm çensurojnë fjalën e lirë për të ushtruar të drejtën Kushtetuese të kërkesës së llogarisë, por edhe fallsifikojnë e manipolojnë të vërtetat që atyre u prishin punë..

Në studiot televizive flitet shumë për monizmin, por pa ja gjetur burimin, rrenjët e këtij monizmi. Berisha nuk pushon duke thënë që po nuk fitoi PD ta gëzojmë Monizmin!! Por, monizmi nuk na ka ardhur se nuk fitoi PD. Për mua si Irë, nuk ka rëndësi kush fiton se po qenë Shqiptar që mbrojnë interesat e vendit pavarësishtse të kujt krahu janë, mbeten të nderuar e të respektuar nga unë. Por, Për mua ka shumë rëndësi të ushtroj të drejtën time si qytetare e lirë dhe të kem instrumente ta zgjedh, të zgjidhem dhe ta heq në rastet e shkeljes së ligjeve atë që kam zgjedhur. Pikërisht kjo e drejtë mua më është hequr. Juve ju është hequr pa pasur të drejtë të na e bënin këtë shkelje. Ndaj, Monizmi nuk na ka ardhur sot se fitoj PS, por ka ardhur me votimin e një sërë Ligjesh e me ndryshimet Kushtetuese të 2008 dhe 2017 që marrëveshjet PD me PS kanë bërë, ku gjithë fuqia I jepet Kryetarit të Partisë fituese, dhe duke na lënë ne pa asnjë instrument për të ushtruar të Drejtat tona.

Edhe Reforma në Drejtësi duke na lënë pa Gjykata është bërë për të na penguar ne të gjejmë drejtësinë Kushtetuese.

Rruga e vetme për ndryshimin është Revolucioni Paqësor i pandalshëm dhe përmbysja e këtyre faqezinjve që na morën çdo të drejtë duke na çensuruar e duke e bërë Shqipërinë çifligun e tyre.