“Mandata e tretë”

0
537

Marash Gilaj

 

   “Mandata e tretë”

 

Mos e ngatrroni me mandatin e tretë,

Sepse “Mandata” është kumti,

Që lajmëron një fatkeqësi të vërtetë.

Që shpall një zezëditë.

Si një befasi,

që askush s’e ka pritë.

 

Mos e ngatrroni me sihariqin,

Me të cilin,

rilindja quan skandalet,

dështimet dhe krimin.

Saqë ndihet krenare,

sa herë shkel ligjin.

 

Fitore quan

shkatrrimin e demokracisë,

Instalimin e monizmit,

Korrupsionin dhe lulëzimin e krimit.

Zëvendsuar me autokraci

e autoritarizëm.

Me narcizëm politik të pakufishëm.

 

Padishahu nuk bëhet pishman,

Edhe pse e ka katranosur,

Majë plehut me stoicizëm,

do të qëndrojë i krekosur.

Deri kur kështu, more aman!

 

Duke fluturuar me presh,

mbi suksese imagjinare.

I duket se ka zëvëndsuar Enverin,

Që shqipëtarëve t’ju kall tmerrin,

T’i shalojë, t’u vërë samarin.

 

Duke na dhuruar ferrin,

e duke na thënë:

“Nënshtrohu e rri ose kundërshto

e nisu natën për hënë.”

 

Shënjtërinë e votës,

bërë shkërdhatë,

Çnderuar nga qentë e rrugës

mbarë e prapë.

Ca vota vjedhur, ca blerë,

Mijëra nxjerrë pavlerë.

 

Mos e quani mandati i tretë,

Quajeni “Mandata”

që sjell fatkeqësi,

Tetë vjet gënjeshtra

pa një të vërtetë,

Na lini të bëjmë zgjedhje

si vend në liri.

 

11 Maj 2021