I përjashtoi/ Açka distancohet nga Alibeaj: Bylykbashi, Shehaj, Shehu dhe Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar

0
167

Deputetja e PD, Flutura Açka është distancuar nga vendimi falsifikues i Enkelejd Alibeajt për përjashtimin nga grupi parlamentar të 4 deputetëve demokratë.

Në një reagim në rrjetet sociale ajo e quan marrëzi vendimin, ndërsa shton se Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Agron Shehaj dhe Belind Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar.

Reagimi
Marrëzia e vogëlsisë
A jeni në metro?
Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Tritan Shehu e Belind Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar.