RMV, pas mesnate lirohet çmimi i dizelit

0
246

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRrE) miratoi vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës. Pas mesnate çmimi i dizelit bie për 2.5 denarë, transmeton Portalb.mk.

Sipas KRrE do të ulet edhe çmimi i vajit për amvisëri ekstra i lehtë (EL-1) për 2 denarë, ndërsa çmimi me pakicë i benzinës dhe mazutit nuk do të ndryshojë.

Pas mesnate këto do të jenë çmimet e derivateve:

  • Benzina EUROSUPER BS-95- 109.00 denarë/litër
  • Benzina EUROSUPER BS-98- 111.50 denarë litër
  • Nafta EURODIZEL BS (D-E-V)- 106.50 denarë/litër
  • Vaji për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1)- 105.00 denarë.litër
  • Mazuti M-1 SU- 53,305 denarë/kilogram.

Sipas KRrE, kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme është mëë i ulët për 0.176%.

PORTALB.MK