Miratohen datat dhe vendimet e rëndësishme për sezonin e ri, kur nisin dhe përfundojnë të gjitha kampionatet

0
278

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, zyra e shtypit të FSHF-së, bën me dije se risi për këtë edicion futbollistik është Superkupa e Shqipërisë, që zakonisht ka çelur sezonin e ri, por këtë vit kjo finale do të luhet më datën 07.12.2022.

Gjithashtu bëhet me dije se në këtë mbledhje është diskutuar edhe në lidhje me përzgjedhjen e Sponsorit Premium si edhe për nisjen e procedurave për shitjen e të drejtës televizive për kompeticionet e organizuara nga FSHF (Abissnet Superiore, Kupa e Shqipërisë dhe Kategoria e Parë) për 3 vitet e ardhshme. Ky proces nis me një fazë të parë konsultimesh me operatorët kryesorë të tregut, dhe vazhdon më tej me hapat zyrtar të procesit të tenderimit.

 

Sa i përket sektorit të infrastrukturës, anëtarë e KE-së kanë miratuar propozimin në lidhje me kërkesën e Bashkisë Vorë për bashkëfinancimin e rikonstruksionit të fushës së stadiumit si dhe ndërtimin e nje fushe të re stërvitore. U miratua gjithashtu edhe propozimi në lidhje me kërkesën e klubit Luzi 2008 për rikonstruksionin e bazamentit të fushës, drenazhit dhe risistemimit të sistemit të vaditjes si dhe mbjelljen e fushës.

DATAT E PLOTA KUR NISIN DHE KUR PËRFUNDOJNË TË GJITHË KAMPIONATET:

  • Kampionati i Abissnet “Superiore” të fillojë më 20.08.2022 dhe të mbarojë në datën 24.05.2023
  • Kampionati i Kategorisë së Parë të fillojë në datën 03.09.2022 dhe të mbarojë në datën 06.05.2023
  • Kampionati i Kategorisë së Dytë të fillojë ne datën 01.10.2022 dhe të mbarojë në datën 29.04.2023
  • Kupa e Shqiperise të fillojë në datën 15.09.2022 dhe të mbarojë në datën 28.05.2023
  • Kampionati i Femrave të filloje në datën 11.09.2022 dhe të mbaroje në datë 07.05.2023
  • Kampionati i U-21 Superiore të fillojë në datë 07.09.2022 dhe të mbarojë në datë 10.05.2023
  • Kampionati U-19 Superiore të fillojë në datë 04.09.2022 dhe të mbarojë në datën 13.05.2023
  • Kampionati U-17 Superiore të fillojë në datën 17.09.2022 dhe të mbarojë në datën 14.05.2023
  • Kampionati U-15 Superiore të fillojë në datën 17.09.2022 dhe të mbarojë në datë 07.05.2023
  • Kampionati U-14 Superiore të fillojë në datë 17.09.2022 dhe të mbarojë në datën 07.05.2023
  • Kampionati U-13 Superiore të fillojë në datën 17.09.2022 dhe të mbarojë në datën 06.05.2023
  • Kampionati Kategoria e Parë U-19 të fillojë në datën 25.09.2022 dhe të mbarojë në datën 23.04.2023
  • Kampionati Kategoria e Parë U-17 të fillojë në datën 25.09.2022 dhe të mbarojë në datën 23.04.2023
  • Kampionati Kategoria e Parë U-15 të fillojë në datën 25.09.2022 dhe të mbarojë në datën 23.04.2023
  • Kampionati Kategoria e Parë U-14 të fillojë në datën 25.09.2022 dhe të mbarojë në datën 23.04.2023
  • Kampionati Kategoria e Parë U-13 të fillojë në datën 25.09.2022 dhe të mbarojë në datën 23.04.2023
  • Këtë herë do të ketë një risi me finalen e Superkupës së Shqipërisë, Tirana-Vllaznia. Ndeshja mes ekipit fitues të titullit dhe atij të Kupës së Shqipërisë, nuk do të luhet në hapje të sezonit, por në mes të tij. Kësisoji, si kurrë më parë është vendosur data 7 dhjetor për t’u luajtur ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë, me stadiumin që mbetet për t’u konfirmuar në muajt e ardhshëm.

    Gjithashtu konfirmohet se për shkak të zhvillimit të Botërorit në Katar në muajt nëntor-dhjetor, Superiorja do të pushojë për afro 30 ditë.

    Pra, nga data 12 nëntor deri më 12 dhjetor, nuk do të ketë ndeshje të vlefshme për Kategorinë Superiore. Ndërkohë, gazeta mëson se Kategoria e Dytë është planifikuar për të nisur më 1 tetor, por së pari Komiteti Ekzekutiv duhet të marrë vendime të rëndësishme për këtë kampionat, pasi disa skuadra janë përjashtuar dhe nuk është bërë ende ndarja e grupeve.

    PANORAMA SPORT