LISTA/ 7 korriku, PD ngre grupe pune

0
258

Partia Demokratike ka ngritur dy grupe pune për të nisur punën për protestën e 7 korrikut që është paralajmëruar. Në një njoftim për mediat, zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo bëri me dije se është bërë miratimi i grupeve të punës, në nivel qarku dhe dege, pas propozimeve të ardhura dhe të diskutuara në mbledhje. Lista e grupeve të punës fillon me degët e qarkut Tiranë dhe pastaj 11 qarqet e tjera të vendit. Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia i është besuar Shkodra, ndërsa Lezha është deleguar në duart e Jozefina Topallit. Në Kukës, në krye të grupit të punës për Kukësin është vendosur Isuf Çela, Oerd Bylykbashi është përgjegjës për Durrësin, Luçiano Boçi është vendosur në Elbasan, në Korfçë Edmond Spaho e në Berat Genc Deromemaj. Luan Baçi, Bujar Leskaj e Tritan Shehu janë vënë në krye të grupeve të punës përkatësisht në Fier, Vlorë e Gjirokast

GRUPET E PUNËS NË QARQE PËR ORGANIZIMIN E PROTESTËS

QARKU SHKODËR
BARDH SPAHIA
KRYETAR I GRUPIT TË PUNËS

GRUPI I PUNËS
Lorenc Luka
Greta Bardeli
Emilja Koliqi
Zefi Hila
Helidon Bushati
Ramadan Likaj
Voltana Ademi
Irena Shestani
Arvit Bushati
Imelda Kraja
Mimoza Rexhvelaj
Prel Gjoni

QARKU LEZHË
JOZEFINA TOPALLI
KRYETARE E GRUPIT TË PUNËS

GRUPI I PUNËS
Elda Hoti
Lindita Metalia
Kastriot Piroli
Agron Gjekmarkaj
Marjana Brunga
Zyrafete Kulla
Albina Deda
Mariglend Doci

QARKU KUKËS
ISUF CELA
KRYETAR I GRUPIT TË PUNËS

GRUPI I PUNËS
Flamur Hoxha
Faslli Germizi
Nazlie Laci
Feride Rrahmanaj

QARKU DURRËS
OERD BYLYKBASHI
KRYETAR I GRUPIT TË PUNËS

GRUPI I PUNËS
Fatbardha Kadiu
Jola Hysaj
Floriana Garo
Ferdinand Xhaferraj
Andia Ulliri
Merita Bakiu
Ardian Muka
Arjan Dedej
Denion Shengjegji
Dritan Burgia
Lorin Hoxha
Osman Stafa
Andi Dollapi
Aulon Kalaja
Bujar Vukaj
Bledi Kasmi

QARKU ELBASAN
LUCIANO BOCI
KRYETAR I GRUPIT TË PUNËS

GRUPI I PUNËS
Megi Balliu
Zheni Gjergji
Flutura Acka
Lefter Geshtenja
Dashnor Sula
Ankelita Çela
Ardian Turku
Aurel Bylykbashi
Eliona Gremi
Elior Vila
Klodiana Çapja
Arbjola Halimi
Xheraldo Dashi

QARKU KORÇË
EDMOND SPAHO
KRYETAR I GRUPIT TË PUNËS

GRUPI I PUNËS
Sorina Koti
Eleina Qirici
Ervin Salianji
Bledion Nallbati
Seladin Jakupllari
Gjergj  Mero
Klara Bici
Ledina Alolli
Arben Miza

QARKU BERAT
GENC DEROMEMAJ
KRYETAR I GRUPIT TË PUNËS

GRUPI I PUNËS
Kasem Mahmutaj
Tomorr Alizoti
Gentian Mishova

QARKU FIER
LUAN BACI
KRYETAR I GRUPIT TË PUNËS

GRUPI I PUNËS
Ivi Kaso
Ilda Dhori
Eralda Bano – Tase
Saimir Korreshi
Emiljano Mone
Ibrahim Morina
Myslym Murrizi
Elton Bano

QARKU VLORË
BUJAR LESKAJ
KRYETAR I GRUPIT TË PUNËS

GRUPI I PUNËS
Ina Zhupa
Arbi Agalliu
Fatjon Veizaj
Alta Azizi Haluca,
Nadire Meçorapaj,
Sara Bodo,
Klodian Muco
Matilda Qurku
Spiro Vaso
Minushe Laze

QARKU GJIROKASTËR
TRITAN SHEHU
KRYETAR I GRUPIT TË PUNËS

GRUPI I PUNËS
Dasho Aliko

Ndërsa Tirana është ndarë në degë. Në krye të grupit të punës për zonën e parë që ka pesë degë është vendosur Edi Paloka. Zona e dytë ka tetë degë dhe përgjegjës është Agrin Shehaj, e treta me pesë të till aka në krye Belind Këlliçin. Zonat e tjera ndahen mes Albana Vokshit e Flamur Nokës. Noka, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike kujdeset për Vorën, Kamzën, Paskuqanin, Kavajën dhe Rrogozhinën.

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të nisë një kryengritje kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai ka zhvilluar tryeza ma avokatë e aktivistë së fundmi, të cilët i ka ftuar që të shkojnë në protestë për të rrëzuar qeverinë. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

7 korriku/ Berisha ‘frymëzohet’ nga mbrojtja e teatrit: Të përgatitemi për një lëvizje të qëndrueshme të zgjatur
Berisha: Nëse Skavica është kauzë lokale është edhe kombëtare. Kauza të mëdha të tjera që kanë të bëjnë me qenien tonë, kulturën, identitetin tonë janë po kaq evidente, u shemb teatri një simbol kombëtar ishte. U shemb kulla e Durrësit, ishte veneciane, apo otomane, ishte trashëgimi i etërve tanë cfarë do që të ishte.

Ajo kullë tregonte mbrojtje. U fol për universitetet, po shkretohen të gjitha. Pedagogët më thonë se si ka rënë numri i studentëve. Një mik më shkruan se në Mirditë këtë vit kanë hyrë në klasë të parë 110 fëmijë.

30% e gjedheve janë zhdukur dhe prite të vijë Ballkani i Hapiur, është fundi i fermerëve tanë. Vërshon pluhuri qumësht dhe ky është ushqimi për shqiptarët.

U fol për drejtësinë, Rama u thotë të huajve se kemi bërë reformë. Atë reformë të tij nuk pranon askush në botë ta bëjë.

Ajo reformë i privoi shqiptarër nga një e drejtë themelori të procesit gjyqësor. Rrafshohen qindra shtëpi si shtet bandit. Do i qëndrohet kontratës, do zbatohet ligji. Shteti ka arsye që prish por nuk mundet të prishë se klanet e drogës duan të ndërtojnë kulla, dhe jo pa dëmshpërblyer dëmin që të bën.

Dje protestonin fermerët se nuk kishin marrë dëmshpërblimin, e thotë ligji. kauzat janë pafund.

Secili nga ne do të dijë zgjidhjen. Zgjidhjen më të qartë e dha zoti Malko. Modeli, dy herë në 30 vite qytetaria jonë bëri gabimin e madh. 2 korrik në 1991 të rinjtë u vërsulen mbi muret e ambasadave. Nuk i ndoqëm. E dyta , lëvizja stoike qytetare e mbrojtësve të teatrit. Qëndresa e banorëve të Astirit. Kam thënë nëse teatri nuk binte do binte Rama. Sot Rama nuk do ishim duke numëruara këto kauza, por kaloi prape modeli, modeli është lëvizja qytetare që nuk ndalet deri në fitore. Të bashkuar në një lëvizje deri në realizimin e plotë të qëllimeve.

Në këtë bashkim nuk do nevojitet koha, rezultati do jetë më shpejtë. Duhet të jemi të përgatitur për një lëvizje të qëndrueshme të zgjatur. A ka mundësi të përgjigjet kauzave. Mundësia kryesore është zbatimi i ligjit. Kemi regjimin që nuk përfill asnjë ligj.

Të përgatitemi për modelin frymëzues që ndoqi lëvizja qytetare për teatrin. Ju siguroj se asgjë nuk do pengojë fitoren tonë. Ju bëj thirrje shqiptarëve të bashkohen në këto kauza, prapa tyre qëndrojnë padrejtësi të jashtëzakonshme, hajni të mëdha.

Nga Tabaku, Gjekmarkaj, Açka/ PD ndan grupet e punës për protestën e 7 korrikut, mes tyre edhe deputetët ‘asnjanës’
Kryesia e Partisë Demokratike ka hartuar platformën organizative për protestën e 7 korrikut.

Sipas Zëdhënëses së PD, Floriana Garo në një deklaratë për shtyp, është bërë gjithashtu edhe miratimi i grupeve të punës, në nivel qarku dhe dege, pas propozimeve të ardhura dhe të diskutuara në mbledhje.

Vlen për të theksuar se pjesë e ekipeve organizative për protestën kombëtare janë edhe deputetë që më parë nuk kanë qenë pjesë e grupit të kryedemokratit Sali Berisha si Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Flutura Açka, Oriola Pampuri, etj.

Kryemadhi e konfirmon në ‘Politiko’: Do të jemi në protestën e 7 korrikut të thirrur nga Berisha
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e 7 korrikut të thirrur nga kryedemokrati, Sali Berisha.

Në një intervistë në ‘Politiko’ në Top Neës, Kryemadhi tha se pjesëmarrja në këtë protestë nuk është më thjesht detyrim politik por detyrim shoqëror.

“Sot nuk është më thjesht detyrim politik por detyrim shoqëror dhe njerëzor ndaj ccdo proteste ccdo qytetar dhe aq më shumë ata që janë aktivistë të partive politike duhet të jenë pjesë e protestive. Edhe pse janë ditët e nxehta të korrikut njerëzit sa janë aktivë për protestën aq dhe më shumë duan dhe të dinë hapat e mëtejshëm të protestës.

Pasojat e zgjedhjeve të kaluara ndihen në shoqërinë shqiptare, ndihen në partitë politike ndihen në media ndihen kudo. Dhe aq më shumë situata politika që rrodhi pas 25 prillit, sulmet e një pas njëshme për dëmtimin e opozitës. Për të shfokusuar opinionin publik nga problematikat që ka sot shoqëria shqiptare”, tha Kryemadhi.