Paloka: Në shtator do të ketë lëvizje brenda grupit parlamentar!

0
379

Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka tha në Abc se, deri në shtator të këtij viti, opozita do të bashkohet dhe se, pritet të ketë lëvizje brenda grupit parlamentar.

“Shumë shpejt do të ketë lëvizje të qarta edhe nga grupi parlamentar. Maksimumi deri në shtator do të ketë lëvizje brenda grupit dhe opozita do të jetë bashkë”, tha Edi Paloka.

Teksa komenton reformën territoriale dhe atë zgjedhore, Paloka tha se të dyja janë vazhdim i lojës së Ramës. Ai tha se, Rama dëshiron të elimonijë opozitën dhe se Alibeaj po punon me Ramën për të shkatërruar opozitën.

“Të dyja këto komisione i kam quajtur pjesë ose vazhdim të lojës që opozita po bën sot me Ramën, njësoj si opozita e viteve të shkuara. Të dy komisionet do të dështojnë, siç u bë me presidentin. I njëjti diskurs si me presidentin, pse duhet të na japë neve Rama reformën. Ky është Pazar i ndyrë, po shesin opozitën te Rama.

Rama nuk pranoi kompromis më 5 qershor. Duhet të votoheshin propozimet e opozitës më pas të uleshim. Territorialja dhe zgjedhorja janë të domosdoshme. Loja Alibeaj Rama për të shkrirë opozitën në Shqipëri. Bëhet fjalë për një tentativë për të eliminuar opozitën. Filloi me shpalljen non grata të Berishës, e vulosi Basha më 9 shtator po e vazhdon Alibeaj”, tha Edi Paloka. RILINDJA DEMOKRATIKE