“DASMA NE MALESI TE MADHE”

0
777
Nje projekt lendor, qe i kaloi permasat si i tille dhe u kthye ne nje vlere per pasurine etnokulturore ne njesine administrative Kastrat. I organizuar nga mesuesja e lendeve Gjuhe Shqipe dhe Letersi, zj. Florina Laçaj, me nxenesit e klases se 11-te te gjimnazit “Dode Kaçaj” ne Bajze, projekti kishte si qellim memorizimin e ritualit te dasmes, percjelljen e tradites tek brezat e rinje, evokimin e nje kohe qe duket sikur nuk kthehet me, por rifiton vleren e dikurshme duke gjetur konkretizim tek te rinjte. Jane vetem 17 vjeçare, por te ben pershtypje, jo thjesht veshja e tyre, por edhe leksiku, shprehite e mikpritjes dhe percjelljes se mikut, gjestikulacionet, pra detaje qe e bejne te besueshme subjektin e dasmes se moçme malesore edhe ne 2022-in. Kostumografia e perdorur ishte nje pike e forte e projektit. Mbi 13 kostume tradicionale, kryesisht xhubleta por edhe çakçire, paten teper hijeshi ne trupat e gjate te kastratasve. Merita per kete i takon zj. Rita Kalaj Shkurtaj , kryetare e shoqates “Xhubleta e Alpeve Shqiptare”, e cila dallohet per bujarine e saj per te vene ne dispozicion te aktiviteteve te tilla gjithe fondin e paçmuesh te veshjeve tradicionale origjinale te Malesie se Madhe.
Aktiviteti u organizua ne ambjentet e bar-restorant ” Keshtjella e Dragoit” ne Kastrat.
Mesoni me shume duke na ndjekur se shpejti ne emisionin “+355 Atdheu’ te Albdreams Media, Michigan.